Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

9
1
Engjėlli i pestė i ra trumbetės dhe pashė njė yll qė kishte rėnė nga qielli nė tokė. Atij iu dha ēelėsi i pusit tė humnerės.
2 E hapi pusin e humnerės dhe prej pusit doli tym, si tymi i njė furre tė madhe. Dielli dhe ajri u errėsuan nga tymi i pusit.
3 Prej tymit dolėn mbi tokė karkaleca dhe atyre iu dha pushtet, siē kanė pushtet akrepat e tokės.
4 U thanė qė tė mos e dėmtojnė barin e tokės, as ndonjė bimė tė njomė, as pemėt, por vetėm njerėzit qė nuk kanė nė ballė vulėn e Perėndisė.
5 Atyre nuk iu dha pushtet qė t’i vrisnin, por vetėm t’i torturonin pėr pesė muaj; agonia e tyre ishte si ajo e akrepit kur kafshon njeriun.
6 Nė ato ditė njerėzit do ta kėrkojnė vdekjen, por nuk do ta gjejnė; do tė duan tė vdesin, por vdekja do tė largohet prej tyre.
7 Pamja e karkalecave u ngjasonte kuajve tė pėrgatitur pėr betejė. Mbi krye kishin kurora si tė ishin prej ari dhe fytyrat i kishin si fytyra njerėzish.
8 Flokėt i kishin si tė grave dhe dhėmbėt si tė luanėve.
9 Kishin parzmore si parzmore hekuri. Ushtima e krahėve tė tyre i ngjante ushtimės sė qerreve me shumė kuaj, qė turren drejt betejės.
10 Kishin bisht si akrepat, si edhe thumba. Nė bisht e kishin fuqinė pėr tė dėmtuar njerėzit pėr pesė muaj.
11 Pėr mbret kishin engjėllin e humnerės, emri i tė cilit nė hebraishte ėshtė Abadon dhe nė greqishte ėshtė Apolion.
12 Vajmedeti i parė kaloi. Ja, akoma edhe dy vajmedete po vijnė pas kėtyre.
13 Engjėlli i gjashtė i ra trumbetės dhe dėgjova njė zė qė vinte nga katėr brirėt e altarit prej ari, qė ėshtė pėrpara Perėndisė,
14 duke i thėnė engjėllit tė gjashtė qė kishte trumbetėn: "Zgjidhi tė katėr engjėjt qė janė tė lidhur nė lumin e madh Eufrat."
15 Tė katėr engjėjt, qė ishin tė pėrgatitur pėr orėn, ditėn, muajin dhe vitin, u zgjidhėn, qė tė vrisnin njė tė tretėn e njerėzve.
16 Numri i trupave tė kalorėsisė ishte dyqind milionė; kėtė numėr dėgjova.
17 Kuajt dhe kalorėsit qė pashė nė vegim, dukeshin kėshtu: kishin parzmore nė ngjyrėn e zjarrit, tė hiacintit dhe tė squfurit. Kokat e kuajve ishin si koka luanėsh dhe nga goja u dilte zjarr, tym dhe squfur.
18 Prej kėtyre tri murtajave, prej zjarrit, tymit dhe squfurit, u vranė njė e treta e njerėzve.

19 Kuajt e kishin fuqinė nė gojė dhe nė bisht, sepse bishtat e tyre u ngjajnė gjarpėrinjve, kanė koka, me tė cilat e bėjnė dėmin.
20 Pjesa tjetėr e njerėzve, qė nuk u vranė nga kėto murtaja, nuk u penduan pėr veprat e duarve tė veta; ata nuk pushuan sė adhuruari demonė dhe idhuj prej ari, prej argjendi, prej tunxhi dhe prej druri, idhuj qė nuk mund tė shohin, as tė dėgjojnė, as tė ecin.
21 Nuk u penduan pėr vrasjet, as pėr magjitė, as pėr imoralitetin e tyre, as pėr vjedhjet qė kanė bėrė.