8
1
Kur zgjidhi vulėn e shtatė, nė qiell pllakosi heshtje pėr rreth njė
gjysmė ore.
2 Pashė tė shtatė engjėjt qė qėndronin pėrpara
Perėndisė, tė cilėve u dhanė shtatė trumbeta.
3 Njė engjėll tjetėr, qė mbante njė temjanicė
ari, shkoi e qėndroi tek altari. Atij i kishin dhėnė shumė temjan,
qė do tua shtonte lutjeve tė tė gjithė shenjtėrve mbi altarin
prej ari qė ishte pėrpara fronit.
4 Tymi i temjanit, me lutjet e shenjtėrve, u ngrit
nga dora e engjėllit pėrpara Perėndisė.
5 Engjėlli e mori temjanicėn, e mbushi me zjarr nga
altari dhe e flaku nė tokė. Pas kėsaj erdhėn bubullima, potere,
vetėtima dhe njė tėrmet.
6 Tė shtatė engjėjt qė kishin tė shtatė
trumbetat, u bėnė gati tu binin trumbetave.
7 Sapo i pari i ra trumbetės, filloi tė bjerė
breshėr e zjarr i pėrzier me gjak, qė u hodh mbi tokė. Njė e treta
e dheut u dogj fare, njė e treta e pemėve u dogjėn krejt dhe i
gjithė bari i gjelbėr u bė shkrumb.
8 Engjėlli i dytė i ra trumbetės dhe njė si mal i
madh, i gjithi nė flakė zjarri, u hodh nė det. Njė e treta e detit u
bė gjak;
9 njė e treta e krijesave tė gjalla nė det
ngordhėn; njė e treta e anijeve u shkatėrruan.
10 Engjėlli i tretė i ra trumbetės dhe njė yll i
madh qė digjej si pishtar ra nga qielli. Ra mbi njė tė tretėn e
lumenjve dhe nė burimet e ujėrave.
11 Emri i yllit ėshtė Pelin; njė e treta e ujėrave
u bė e hidhur dhe shumė njerėz vdiqėn nga ujėrat, qė u bėnė tė
hidhura.
12 Engjėlli i katėrt i ra trumbetės dhe u godit
njė e treta e diellit, njė e treta e hėnės dhe njė e treta e yjeve,
kėshtu qė njė e treta e tyre u errėsua, njė e treta e ditės nuk
kishte dritė, po ashtu edhe njė e treta e natės.
13 Pashė dhe dėgjova njė shqiponjė qė fluturonte
nė mes tė qiellit, duke thirrur me zė tė lartė: "Mjerė,
mjerė, mjerė ata qė banojnė mbi tokė, ku do tė jehojnė buēimat e
tjera tė trumbetave qė kanė pėr tu rėnė tre engjėjt."
|