7
1
Pas kėsaj pashė katėr engjėj qė qėndronin nė katėr skajet e
dheut, duke i mbajtur tė katėr erėrat e dheut, qė tė mos frynte
erė as mbi tokė, as nė det, as nė ndonjė pemė.
2 Pashė njė tjetėr engjėll duke u ngjitur nga
lindja e diellit, qė kishte vulėn e Perėndisė sė gjallė. U thirri
me zė tė lartė katėr engjėjve, tė cilėve u ishte dhėnė pushtet
tė bėnin dėm nė tokė e nė det,
3 duke thėnė: "Mos e dėmtoni tokėn dhe detin,
as pemėt, derisa ti vulosim nė ballė shėrbėtorėt e Perėndisė
sonė."
4 Dėgjova numrin e atyre qė ishin vulosur, njėqind
e dyzet e katėr mijė, tė vulosur prej ēdo fisi tė bijve tė
Izraelit:
5 nga fisi i Judės, dymbėdhjetė mijė tė vulosur,
nga fisi i Rubenit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i Gadit dymbėdhjetė
mijė,
6 nga fisi i Aserit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i
Neftalimit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i Manaseut dymbėdhjetė mijė,
7 nga fisi i Simeonit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i
Levit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i Isakarit dymbėdhjetė mijė,
8 nga fisi i Zebulunit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i
Jozefit dymbėdhjetė mijė, nga fisi i Beniaminit dymbėdhjetė mijė.
9 Pas kėsaj vėshtrova, dhe ja, njė turmė e madhe,
qė askush nuk mund ta numėronte, nga tė gjitha kombet, fiset, popujt
dhe gjuhėt, po qėndronte pėrpara fronit dhe pėrpara Qengjit, veshur
me rroba tė bardha dhe me degė palmash nė duar.
10 Thėrrisnin me zė tė lartė, duke thėnė:
"Shpėtimi i pėrket Perėndisė tonė qė ėshtė ulur nė
fron, dhe Qengjit."
11 Tė gjithė engjėjt qėndronin rreth fronit dhe
rreth pleqve e katėr krijesave tė gjalla. Ata ranė me fytyrė pėrdhe
pėrpara fronit dhe adhuruan Perėndinė,
12 duke thėnė: "Amen, bekimi, lavdia,
menēuria, falėnderimi, nderi, fuqia dhe forca i qofshin Perėndisė
sonė pėr jetė tė jetėve. Amen."
13 Njė nga pleqtė mu pėrgjigj, duke mė thėnė:
"Kėta qė janė veshur me rroba tė bardha, kush janė dhe nga
kanė ardhur?"
14 I thashė: "Im zot, ti e di." Ai mė tha:
"Kėta janė ata qė kanė dalė nga mundimi i madh, i lanė rrobat
e veta dhe i bėnė tė bardha me gjakun e Qengjit.
15 Pėr kėtė arsye ata janė pėrpara fronit tė
Perėndisė dhe i shėrbejnė Atij ditė e natė nė tempullin e Tij. Ai
qė ėshtė ulur nė fron, do ta ngrejė tendėn e Vet mbi ta.
16 Ata nuk do tė kenė mė uri, as etje. Dielli nuk
do tė godasė mbi ta, as ndonjė vapė pėrvėluese,
17 sepse Qengji nė mes tė fronit do tė jetė bariu
i tyre dhe do ti ēojė te burimet e ujėrave tė jetės. Perėndia
do tė fshijė ēdo lot nga sytė e tyre."
|