Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

6
1
E pashė Qengjin kur hapi njė nga tė shtatė vulat. Pastaj dėgjova njė nga tė katėr krijesat e gjalla qė tha me njė zė si bubullimė: "Eja!"
2 Dhe ja, pashė njė kalė tė bardhė. Ai qė i kishte hipur mbante njė hark. Atij iu dha njė kurorė dhe doli jashtė ngadhnjimtar, qė tė fitonte.
3 Kur zgjidhi vulėn e dytė, dėgjova krijesėn e dytė tė thoshte: "Eja!"
4 Njė tjetėr kalė doli jashtė, njė kalė i kuq. Atij qė i kishte hipur, iu dha pushtet qė tė prishte paqen mbi tokė dhe t’i bėnte njerėzit tė vrisnin njėri-tjetrin. Atij iu dha njė shpatė e madhe.
5 Kur zgjidhi vulėn e tretė, dėgjova krijesėn e tretė, qė thoshte: "Eja!" Dhe ja, pashė njė kalė tė zi. Ai qė i kishte hipur, mbante njė peshore nė dorė.
6 Dėgjova njė si zė nė mes tė katėr krijesave tė gjalla qė thoshte: "Njė okė grurė pėr njė denar dhe tri okė elb pėr njė denar. Mos e ēo dėm as vajin, as verėn."
7 Kur zgjidhi vulėn e katėrt, dėgjova zėrin e krijesės sė katėrt, qė thoshte: "Eja!"
8 Dhe ja, pashė njė kalė tė pėrhimė. Ai qė i kishte hipur, e kishte emrin Vdekje dhe Ferri po e ndiqte pas. Atyre iu dha pushtet mbi njė tė katėrtėn e dheut, pėr tė vrarė me shpatė, me zi buke e me murtajė dhe me bishat e egra tė tokės.
9 Kur zgjidhi vulėn e pestė, pashė nėn altar shpirtrat e atyre qė ishin therur pėr shkak tė fjalės sė Perėndisė dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin dhėnė.
10 Thirrėn me zė tė lartė, duke thėnė: "Kur, o Zot, i shenjtė dhe i vėrtetė, do t’i gjykosh ata qė banojnė nė tokė dhe tė marrėsh hak pėr gjakun tonė?"
11 Secilit prej tyre iu dha njė rrobė e bardhė dhe iu tha tė pushonin edhe pėr pak kohė, derisa tė plotėsohej edhe numri i bashkėshėrbėtorėve dhe i vėllezėrve tė tyre qė pritej tė vriteshin, ashtu si edhe ata.
12 E pashė kur zgjidhi vulėn e gjashtė. Ra njė tėrmet i madh. Dielli u nxi e u bė pus i zi dhe e tėrė hėna u bė e kuqe si gjaku.
13 Yjet e qiellit ranė nė tokė, ashtu si fiqtė e vonė bien nga pema e fikut, kur e shkund njė erė e fortė.
14 Qielli u tėrhoq si pergamena kur mbėshtillet dhe ēdo mal e ishull u tund nga vendi.
15 Mbretėrit e dheut, tė mėdhenjtė, komandantėt, tė pasurit, njerėzit e rėndėsishėm, ēdo skllav e i lirė u fshehėn nė shpella dhe nėpėr shkėmbinjtė e maleve.
16 U thanė maleve dhe shkėmbinjve: "Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e Atij qė ėshtė ulur nė fron dhe nga zemėrimi i Qengjit,
17 sepse dita e madhe e zemėrimit tė tyre ka ardhur dhe kush mund tė qėndrojė?"