Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

5
1
Nė krahun e djathtė tė Atij qė ishte ulur nė fron pashė njė libėr nė trajtė rrotulle tė shkruar brenda dhe jashtė, tė vulosur me shtatė vula.
2 Pashė njė engjėll tė fuqishėm duke shpallur me zė tė lartė: "Kush ėshtė i denjė tė hapė librin dhe t’i zgjidhė vulat?"
3 Askush nė qiell, as nė tokė, as nėn tokė nuk mund tė hapte librin, as tė shihte nė tė.
4 Fillova tė qaja me tė madhe, sepse askush nuk u gjet i denjė qė tė hapte librin, as qė tė shihte brenda tij.
5 Njė nga pleqtė mė tha: "Mos
qaj. Ja, luani nga fisi i Judės, Rrėnja e Davidit, ia doli tė hapė librin dhe tė zgjidhė shtatė vulat e tij."
6 Pashė
njė Qengj, si tė ishte i therur, duke qėndruar nė mes tė fronit, rrethuar nga tė katėr krijesat e gjalla dhe nga pleqtė. Ai kishte shtatė brirė dhe shtatė sy, qė pėrfaqėsojnė shtatė Frymėt e Perėndisė, tė dėrguar nė gjithė tokėn.
7 Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtė e Atij qė ishte ulur nė fron.
8 Kur mori librin, tė katėr krijesat e gjalla dhe tė njėzet e katėr pleqtė ranė pėrmbys pėrpara Qengjit. Secili kishte nga njė harpė dhe mbanin kupa ari tė mbushura me temjan, qė janė lutjet e shenjtėrve.
9 Kėnduan njė kėngė tė re, duke thėnė: "I denjė je qė tė marrėsh librin dhe tė zgjidhėsh vulat e tij, sepse Ti u there dhe me gjakun Tėnd bleve pėr Perėndinė njerėz nga ēdo fis, gjuhė, popull dhe komb.
10 I bėre ata mbretėri e priftėrinj pėr Perėndinė tonė, tė cilėt do tė mbretėrojnė mbi tokė."
11 Pastaj pashė dhe dėgjova zėrin e shumė engjėjve rreth fronit, rreth krijesave tė gjalla dhe rreth pleqve. Numri i tyre ishte dhjetėra e dhjetėra mijėra dhe mijėra mijėrash,
12 dhe thoshin me zė tė lartė: "I denjė ėshtė Qengji i therrur qė tė marrė fuqinė, pasurinė, menēurinė, pushtetin, nderin, lavdinė dhe bekimin."
13 Ēdo krijesė qė ėshtė nė qiell, mbi tokė, nėn tokė dhe nė det, si edhe gjithēka brenda tyre, e dėgjova duke thėnė: "Atij qė rri ulur nė fron dhe Qengjit, i qofshin bekimi, nderi, lavdia, pushteti nė jetė tė jetėve."
14 Tė katėr krijesat e gjalla thoshin: "Amen." Pleqtė ranė pėrmbys dhe e adhuruan.