Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

2
1
"Engjėllit tė kishės nė Efes shkruaji: Kėto thotė Ai qė mban shtatė yjet nė dorėn e Tij tė djathtė, Ai qė ecėn nė mes tė shtatė shandanėve prej ari:
2 ‘I di veprat e tua, mundin dhe ngulmimin tėnd. E di qė nuk mund t’i durosh tė kėqinjtė, qė i vure nė provė ata qė i thonė vetes apostuj, por qė nuk janė tė tillė, dhe i pe se janė gėnjeshtarė.
3 Me durim tė madh vuajte pėr hir tė emrit Tim dhe nuk je lodhur.
4 Por kam kėtė si qortim pėr ty: e ke braktisur dashurinė tėnde tė parė.
5 Kujtohu pra, nga ke rėnė. Pendohu dhe bėj veprat qė ke bėrė mė parė. Pėrndryshe, po tė mos pendohesh, do tė vij tek ti dhe do ta heq shandanin tėnd nga vendi.
6 Por kėtė tė mirė e ke, qė urren veprat e nikolaitėve, tė cilat i urrej edhe unė.
7 Ai qė ka veshė, le tė dėgjojė ēfarė u thotė Fryma kishave. Atij qė del fitimtar, do t’i japė tė drejtėn tė hajė nga pema e jetės, qė ėshtė nė Parajsėn e Perėndisė.’
8 Engjėllit tė kishės nė Smirnė shkruaji: Kėto thotė i Pari dhe i Fundit, i cili ishte i vdekur dhe u kthye nė jetė :
9 ‘E di mundimin dhe varfėrinė tėnde (megjithėse je i pasur); e di blasfeminė qė tė bėnė ata qė e quajnė veten judenj dhe nuk janė, por janė njė sinagogė e Satanit.
10 Tė mos kesh fare frikė pėr ato qė do tė vuash. Ja, djalli do t’i hedhė disa prej jush nė burg pėr t’ju vėnė nė provė, dhe do tė kaloni mundime pėr dhjetė ditė. Qėndro besnik deri nė vdekje dhe do tė tė jap kurorėn e jetės.
11 Ai qė ka veshė, le tė dėgjojė ēfarė u thotė Fryma kishave. Ai qė del fitimtar, nuk do tė dėmtohet nga vdekja e dytė.’
12 Engjėllit tė kishės nė Pergam shkruaji: Kėto thotė Ai qė ka shpatėn e mprehtė dytehėshe:
13 ‘E di ku banon, atje ku ėshtė froni i Satanit. Megjithatė ti mban fort emrin Tim dhe nuk e mohove besimin Tim edhe nė ditėt kur Antipa, dėshmitari Im besnik, u vra mes jush, atje ku banon Satani.
14 Por duhet tė tė qortoj pėr disa gjėra: atje te ti ke disa qė i pėrmbahen mėsimit tė Balaamit, i cili e mėsonte Balakun tė joshte bijtė e Izraelit tė binin nė mėkat, duke ngrėnė mishin qė flijohej pėr idhujt dhe duke kryer vepra tė pėrdala.
15 Po ashtu edhe ti ke disa qė ndjekin doktrinėn e nikolaitėve.
16 Pendohu pra! Pėrndryshe do tė vij shpejt tek ti dhe do tė bėj luftė kundėr tyre me shpatėn e gojės Sime.
17 Ai qė ka veshė, le tė dėgjojė ēfarė u thotė Fryma kishave. Atij qė del fitimtar, do t’i jap nga mana e fshehur. Do t’i jap njė gur tė bardhė me njė emėr tė ri tė shkruar mbi tė, qė askush nuk e di pėrveē atij qė e merr.’
18 Engjėllit tė kishės nė Tiatirė shkruaji: Kėto thotė Biri i Perėndisė, qė sytė i ka si flakė zjarri dhe kėmbėt si bronz i praruar:
19 ‘I di veprat e tua, dashurinė, besimin, shėrbimin dhe ngulmimin tėnd. E di qė veprat e tua tė fundit janė mė tė shumta se tė parat.
20 Por kėtė vėrejtje kam pėr ty: e lejon Jezabelėn, gruan qė e quan veten profete, t’i mėsojė dhe t’i mashtrojė shėrbėtorėt e mi, qė ata tė kryejnė vepra tė pėrdala e tė hanė nga mishi i flijuar pėr idhujt.
21 I dhashė asaj kohė tė pendohet pėr jetėn e saj tė shthurur, por ajo nuk do qė tė pendohet.
22 Ja, atė do ta flak tė dergjet nė shtrat vuajtjesh dhe ata qė bėjnė tradhti bashkėshortore me tė, do t’i bėj tė vuajnė, po tė mos pendohen pėr veprat e saj.
23 Fėmijėt e saj do t’i godas pėr vdekje dhe tė gjitha kishat do ta marrin vesh qė unė jam Ai qė heton mendjet dhe zemrat dhe secilit prej jush do t’i jap sipas veprave tė tij.
24 Po ju them juve, pjesės tjetėr qė ėshtė nė Tiatirė, juve qė nuk e ndiqni mėsimin e saj, qė nuk i keni njohur tė ashtuquajturat sekrete tė thella tė Satanit: nuk po ju vė barrė tjetėr,
25 por atė qė keni, mbajeni fort derisa tė vij Unė.
26 Atij qė del fitimtar dhe atij qė bėn deri nė fund vullnetin Tim do t’i jap pushtet mbi kombet –
27 ai do t’i sundojė si bariu me shkop hekuri dhe do t’i copėtojė si enė balte – me tė njėjtin pushtet qė kam marrė edhe unė prej Atit Tim;
28 dhe do t’i jap atij yllin e mėngjesit.
29 Ai qė ka veshė, le tė dėgjojė ēfarė u thotė Fryma kishave.’