19
1
Pas kėtyre dėgjova njė si zė tė fortė prej njė turme tė madhe
nė qiell, qė thoshte: "Aleluja! Shpėtimi, lavdia dhe fuqia janė
tė Perėndisė sonė,
2 sepse tė vėrteta dhe tė drejta janė gjykimet e
Tij. Ai ka gjykuar gruan e pėrdalė me nam qė prishi botėn me
kurvėrinė e saj dhe ka marrė hak pėr gjakun e shėrbėtorėve tė
Tij tė derdhur prej dorės sė saj."
3 Pėrsėri thirrėn: "Aleluja! Tymi prej saj po
ngrihet lart nė jetė tė jetėve."
4 Tė njėzet e katėr pleqtė dhe katėr krijesat e
gjalla ranė pėrmbys dhe adhuruan Perėndinė qė ishte ulur nė fron,
duke thėnė: "Amen. Aleluja!"
5 Njė zė doli nga froni, duke thėnė:
"Lėvdoni Perėndinė tonė, tė gjithė ju shėrbėtorėt e Tij,
[dhe] ju, tė vegjėl e tė mėdhenj, qė e keni frikė Atė."
6 Dėgjova njė si zė prej njė turme tė madhe, si
gurgullimė ujėrash qė vėrshojnė dhe si gjėmim bubullimash tė
forta, qė thoshte: "Aleluja! Sepse Zoti Perėndia [ynė], i
Gjithėfuqishmi, mbretėron.
7 "Le tė gėzohemi e tė ngazėllohemi dhe le tia
japin lavdinė Atij, sepse dita e dasmės sė Qengjit ka ardhur dhe
nusja e Tij ėshtė bėrė gati."
8 I kanė dhėnė tė veshė njė pėlhurė tė hollė
liri, tė ndritshme dhe tė pastėr, sepse pėlhura e hollė e lirit
pėrfaqėson veprat e drejta tė shenjtėrve.
9 Atėherė engjėlli mė tha: "Shkruaj:
Lum ata qė janė ftuar nė darkėn e dasmės sė Qengjit."
Pastaj mė tha: "Kėto janė fjalėt e vėrteta tė
Perėndisė."
10 I rashė para kėmbėve pėr ta adhuruar, por ai
mė tha: "Shiko se mos e bėn kėtė. Unė jam shėrbėtor bashkė
me ty dhe me vėllezėrit e tu qė japin dėshmi pėr Jezusin. Adhuro
Perėndinė! Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė fryma e profecisė."
11 Pastaj pashė qiellin tė hapur dhe ja, para meje
ishte njė kalė i bardhė. Ai qė i kishte hipur, quhet Besniku dhe i
Vėrteti; me drejtėsi gjykon dhe bėn luftė ai.
12 Sytė i ka si flakė zjarri dhe mbi kokė ka shumė
kurora mbretėrore. Ka tė shkruar njė emėr, tė cilin askush veē Tij
nuk e di.
13 Ėshtė i veshur me njė rrobė tė ngjyer nė gjak
dhe emri i Tij ėshtė Fjala e Perėndisė.
14 Ushtritė e qiellit, tė veshura me rroba tė
linjta, tė bardha e tė pastra, e ndiqnin hipur mbi kuaj tė bardhė.
15 Prej gojės sė Tij del njė shpatė e mprehtė, me
tė cilėn godet kombet; Ai do ti qeverisė ato si bariu me shkop
hekuri; Ai e shkel venēėn e zemėrimit tė furishėm tė Perėndisė
sė Gjithėfuqishėm.
16 Mbi rrobė dhe nė kofshė ka tė shkruar njė
emėr: "MBRET I MBRETĖRVE DHE ZOT I ZOTĖRVE."
17 Pastaj pashė njė engjėll duke qėndruar nė
diell, i cili u thirri me zė tė lartė tė gjithė shpendėve qė
fluturojnė nė mes tė qiellit: "Ejani, mblidhuni pėr darkėn e
madhe tė Perėndisė,
18 qė tė hani mish mbretėrish, mish komandantėsh,
mish njerėzish tė fuqishėm, mish kuajsh dhe kalorėsish, si edhe mish
njerėzish tė lirė e skllevėr, tė vegjėl e tė mėdhenj."
19 Atėherė pashė bishėn dhe mbretėrit e dheut me
ushtritė e tyre, tė mbledhur pėr tė bėrė luftė kundėr Atij qė
ishte hipur mbi kalė dhe kundėr ushtrisė sė Tij.
20 Bisha u kap bashkė me profetėt e rremė qė
kishin bėrė shenjat para syve tė saj. Me kėto shenja ajo mashtroi
ata qė kishin marrė damkėn e bishės dhe ata qė kishin adhuruar
statujėn e saj; tė dy u flakėn tė gjallė nė liqenin e zjarrtė qė
digjet me squfur.
21 Pjesa tjetėr u vra me shpatėn qė doli prej
gojės sė Atij qė ishte hipur mbi kalė dhe tė gjithė shpendėt u
ngopėn me mishin e tyre. |