Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

15
1
Pashė nė qiell njė shenjė tjetėr, tė madhe dhe tė mrekullueshme: shtatė engjėj qė kishin shtatė murtajat e fundit. Ishin tė fundit, sepse me to u plotėsua zemėrimi i Perėndisė.
2 Dhe pashė njė si det tė qelqtė tė
pėrzier me zjarr dhe ata qė dolėn fitimtarė mbi bishėn, mbi statujėn e saj dhe mbi numrin e emrit tė saj. Ata qėndronin mbi detin e qelqtė, duke mbajtur harpat e Perėndisė.
3 Kėndonin kėngėn e Moisiut, shėrbėtorit tė Perėndisė, dhe kėngėn e Qengjit, duke thėnė: "Tė mėdha dhe tė mrekullueshme janė veprat e Tua, o Zot, o Perėndi i Gjithėfuqishėm. Tė drejta dhe tė vėrteta janė rrugėt e Tua, o Mbret i kombeve.
4 Kush nuk do tė tė ketė frikė Ty, o Zot, dhe nuk do t’i japė lavdi emrit Tėnd? Sepse vetėm Ti je i shenjtė. Sepse tė gjitha kombet do tė vijnė e do tė adhurojnė pėrpara Teje, sepse veprat e Tua tė drejta janė zbuluar."
5 Pas kėtyre vėshtrova, dhe nė qiell u hap tempulli, domethėnė tabernakulli i dėshmisė.
6 Shtatė engjėjt qė kishin shtatė murtajat dolėn nga tempulli, tė veshur me tė linjta tė pastra e tė ndritshme dhe me breza ari ngjeshur rreth kraharorit.
7 Njė nga katėr krijesat u dha tė shtatė engjėjve shtatė kupa ari mbushur me zemėrimin e Perėndisė, qė jeton nė jetė tė jetėve.
8 Tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perėndisė dhe nga fuqia e Tij. Askush nuk mund tė hynte nė tempull, derisa tė plotėsoheshin tė shtatė murtajat e shtatė engjėjve.