14
1
Pastaj vėshtrova, dhe ja, Qengji po qėndronte nė malin Sion dhe me
Tė ishin njėqind e dyzet e katėr mijė, qė kishin emrin e Tij
dhe emrin e Atit tė Tij tė shkruar nė ballė.
2 Dėgjova njė zė nga qielli, si uturima e ujrave
vėrshues dhe si gjėmim i fortė bubullues. Zėri qė dėgjova, i
ngjante tingullit tė harpistėve qė u bien harpave.
3 Kėndonin njė kėngė tė re pėrpara fronit,
pėrpara katėr krijesave tė gjalla dhe pleqve; askush nuk mund ta
mėsonte kėngėn veē njėqind e dyzet e katėr mijėve qė ishin
blerė nga toka.
4 Kėta janė ata qė nuk kanė ndotur veten me gra,
sepse janė tė virgjėr. Kėta janė ata qė i shkojnė pas Qengjit
kudo qė shkon. Kėta janė blerė midis njerėzve si fryt i parė pėr
Perėndinė dhe pėr Qengjin.
5 Nė gojėn e tyre nuk u gjet asnjė gėnjeshtėr;
ata janė pa tė meta.
6 Pashė njė engjėll tjetėr duke fluturuar nė mes
tė qiellit, qė kishte njė ungjill tė pėrjetshėm pėr tua
predikuar atyre qė jetojnė nė tokė, ēdo kombi, fisi, gjuhe dhe
populli.
7 Ai tha me zė tė lartė: "Kijeni frikė
Perėndinė dhe jepini lavdi, sepse ora e gjykimit tė Tij ka ardhur.
Adhurojeni Atė qė bėri qiellin, tokėn, detin dhe burimet e
ujėrave."
8 Njė engjėll tjetėr i dytė erdhi pas, duke
thėnė: "Ra, ra Babilonia e madhe, ajo qė i bėri tė gjitha
kombet tė pinė verėn e tėrbimit tė imoralitetit tė saj."
9 Njė engjėll tjetėr i tretė erdhi pas tyre, duke
thėnė me zė tė lartė: "Nėse dikush adhuron bishėn dhe
statujėn e saj dhe merr njė damkė nė ballė ose nė dorė,
10 edhe ai do tė pijė nga vera e zemėrimit tė
Perėndisė, qė ėshtė derdhur e papėrzier nė kupėn e zemėrimit
tė Tij dhe do tė torturohet me zjarr dhe squfur pėrpara engjėjve tė
shenjtė dhe pėrpara Qengjit.
11 Tymi i torturimit tė tyre ngjitet nė jetė tė
jetėve. Ata, qė adhurojnė bishėn dhe statujėn e saj dhe kushdo qė
merr damkėn e emrit tė saj, nuk do tė kenė prehje as ditė as
natė."
12 Kėtu qėndron durimi i shenjtėrve qė u binden
urdhėrimeve tė Perėndisė dhe i qėndrojnė besnik Jezusit.
13 Dėgjova njė zė nga qielli, qė thoshte:
"Shkruaj: Lum tė vdekurit qė vdesin tani e tutje nė Zotin!"
"Po", thotė Fryma: "ata do tė pushojnė nga mundimi i
tyre, sepse veprat e tyre do tu shkojnė pas."
14 Vėshtrova, dhe ja, para meje ishte njė re
e bardhė dhe mbi tė ishte ulur njė si bir njeriu, qė kishte nė
kokė njė kurorė prej ari dhe nė dorė njė drapėr tė mprehtė.
15 Njė tjetėr engjėll doli nga tempulli, duke i
bėrtitur me zė tė lartė Atij qė ishte ulur mbi renė: "Merr
draprin dhe korr, sepse erdhi ora pėr tė korrur. Tė korrat e tokės
janė pjekur."
16 Ai qė ishte ulur mbi renė hodhi draprin e Vet mbi
tokė dhe toka u korr.
17 Njė tjetėr engjėll doli nga tempulli qė ėshtė
nė qiell. Edhe ai kishte njė drapėr tė mprehtė.
18 Njė engjėll tjetėr, ai qė ka pushtet mbi
zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zė tė lartė atij qė kishte
draprin e mprehtė: "Merr draprin tėnd tė mprehtė dhe vil
bistakėt e vreshtit tė tokės, sepse rrushtė janė pjekur."
19 Engjėlli hodhi draprin e vet nė tokė, voli
vreshtin e tokės dhe i hodhi rrushtė nė venēėn e madhe tė
zemėrimit tė Perėndisė.
20 Venēa u shkel me kėmbė jashtė qytetit dhe prej
saj doli gjak qė arrinte deri te frerėt e kuajve, nė njė largėsi
prej njė mijė e gjashtėqind stadesh.
|