Home
Dhjata e Re
Zbulesa


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17
kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22



Zbulesa

11
1
Pastaj m’u dha njė kallam qė i ngjante njė shkopi matės, duke mė thėnė: "Ngrihu e mat tempullin e Perėndisė e altarin dhe numėroji ata qė adhurojnė nė tė.
2 Por oborrin qė ėshtė jashtė tempullit mos e mat, sepse ėshtė lėnė nė dorė tė kombeve, tė cilėt do ta shkelin me kėmbė qytetin e shenjtė pėr dyzet e dy muaj.
3 Do t’u jap pushtet dy dėshmitarėve tė mi dhe ata do tė profetizojnė pėr njė mijė e dyqind e gjashtėdhjetė ditė, tė veshur me thasė."
4 Kėta janė dy ullinjtė dhe dy shandanėt qė qėndrojnė pėrpara Zotit tė dheut.
5 Po tė dojė njeri t’i dėmtojė, prej gojės sė tyre del zjarr dhe i pėrpin armiqtė e tyre. Kėshtu duhet tė vritet kushdo qė kėrkon t’i dėmtojė.
6 Kėta kanė pushtet tė mbyllin qiellin, qė tė mos bjerė shi nė ditėt e profecisė sė tyre; ata kanė pushet t’i kthejnė ujėrat nė gjak dhe tė godasin tokėn me ēdo lloj murtaje, sa herė qė tė duan.
7 Kur tė kenė mbaruar dėshminė e tyre, bisha qė ngrihet nga humnera do tė pėrleshet me ta, do t’i mundė dhe do t’i vrasė.
8 Kufomat e tyre do tė dergjen nė rrugėn e qytetit tė madh, qė nė mėnyrė tė figurshme quhet Sodomė dhe Egjipt, ku u kryqėzua edhe Zoti i tyre.
9 Njerėz nga tė gjithė popujt, fiset, gjuhėt dhe kombet do t’i shohin kufomat e tyre pėr tri ditė e gjysmė dhe nuk do tė lejojnė qė kufomat e tyre tė futen nė varr.
10 Ata qė banojnė nė tokė, do tė gėzohen pėr ta dhe do tė bėjnė festė; do t’i dėrgojnė dhurata njėri-tjetrit, sepse kėta dy profetė torturuan ata qė banojnė nė tokė.
11 Pas tri ditėsh e gjysmė tek ata hyri fryma e jetės nga Perėndia dhe ata qėndruan nė kėmbė. Njė frikė e madhe i pushtoi ata qė i shikonin.
12 Dėgjuan njė zė tė lartė nga qielli, qė u thoshte: "Ngjituni kėtu." Ata u ngjitėn nė qiell nė njė re dhe armiqtė e tyre i panė.
13 Nė atė orė ra njė tėrmet i madh dhe njė e dhjeta e qytetit u shemb; shtatė mijė njerėz mbetėn tė vrarė nga tėrmeti. Pjesa tjetėr u tmerrua dhe i dha lavdi Perėndisė sė qiellit.
14 Vajmediti i dytė shkoi. Ja, vajmedeti i tretė po vjen shpejt.
15 Engjėlli i shtatė i ra trumbetės; zėra tė fortė u dėgjuan nė qiell, qė thoshin: "Mbretėria e botės ėshtė bėrė mbretėri e Zotit tonė dhe e Krishtit tė Tij dhe Ai do tė mbretėrojė nė jetė tė jetėve."
16 Tė njėzet e katėr pleqtė, qė ishin ulur nė fronet e tyre pėrpara Perėndisė, ranė me fytyrė pėrdhe dhe adhuruan Perėndinė,
17 duke thėnė: "Tė falėnderojmė Ty, o Zot Perėndi, i Gjithėfuqishmi, qė je dhe qė ishe, sepse Ti e more fuqinė Tėnde tė madhe dhe ke filluar tė mbretėrosh.
18 Kombet u zemėruan dhe zemėrimi Yt erdhi. Ka ardhur koha pėr gjykimin e tė vdekurve dhe pėr t’u dhėnė shpėrblimin shėrbėtorėve tė Tu, profetėve, shenjtėrve dhe atyre qė kanė frikė emrin Tėnd, tė vegjėl e tė mėdhenj, dhe pėr tė shkatėrruar ata qė shkatėrrojnė tokėn."
19 U hap tempulli i Perėndisė nė qiell dhe brenda tempullit u shfaq arka e besėlidhjes sė Tij. Dhe erdhėn vetėtima, buēima, bubullima, tėrmet dhe njė stuhi e madhe breshri.