| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
9 1 Ndėrkohė Sauli shfrynte dhe kėrcėnonte se do ti vriste dishepujt e Zotit. Ai shkoi te kryeprifti 2 dhe i kėrkoi letra pėr sinagogat e Damaskut, me qėllim qė, po tė gjente burra ose gra qė ndiqnin Udhėn, ti sillte tė lidhur nė Jeruzalem. 3 Dhe ndodhi qė, ndėrsa udhėtonte, duke iu afruar Damaskut, papritur rreth tij vetėtiu njė dritė nga qielli. 4 Ai ra pėrdhe, dėgjoi njė zė qė i thoshte: "Saul, Saul, pėrse po mė pėrndjek?" 5 I tha: "Kush je, o Zot?" Dhe Ai tha: "Jam unė, Jezusi, tė cilin ti po pėrndjek. 6 Ngrihu e shko nė qytet dhe do tė tė thonė se ēfarė duhet tė bėsh." 7 Njerėzit qė udhėtonin me tė, kishin mbetur pa gojė; dėgjonin zėrin, por nuk shihnin gjė. 8 Sauli u ngrit nga toka dhe, kur i hapi sytė, nuk mundi tė shihte njeri; e morėn prej krahu dhe e sollėn nė Damask. 9 Pėr tri ditė nuk mund tė shihte, dhe as nuk hėngri, as nuk piu. 10 Nė Damask ishte njė dishepull me emrin Anania dhe Zoti i tha nė njė vegim: "Anania!" Ai tha: "Ja ku jam, o Zot!" 11 Zoti i tha: "Ngrihu dhe shko nė rrugėn qė quhet E Drejtė dhe kėrko nė shtėpinė e Judės njė burrė nga Tarsi me emrin Saul, sepse ja, ai po lutet. 12 Ai ka parė nė njė vegim njė burrė me emrin Anania qė kishte hyrė dhe kishte vėnė duart e veta mbi tė, qė atij ti kthehej drita e syve." 13 Por Anania iu pėrgjigj: "Zot, kam dėgjuar prej shumė vetave pėr kėtė njeri, se sa shumė tė kėqija u ka bėrė shenjtėrve tė Tu nė Jeruzalem. 14 Kėtu i ėshtė dhėnė pushtet nga kryepriftėrinjtė pėr tė burgosur tė gjithė ata qė thėrresin emrin Tėnd." 15 Por Zoti i tha: "Shko, sepse ky ėshtė mjeti qė kam zgjedhur pėr tė mbartur emrin Tim pėrpara kombeve, mbretėrve dhe bijve tė Izraelit. 16 Sepse Unė do ti tregoj atij se sa shumė duhet tė vuajė pėr hir tė emrit Tim." 17 Anania shkoi e hyri nė shtėpi, vuri duart mbi tė dhe tha: "Vėlla Saul, Zoti Jezus, qė tu shfaq gjatė rrugės kur po vije, mė ka dėrguar qė ty tė tė kthehet drita e syve dhe tė mbushesh me Frymėn e Shenjtė." 18 Menjėherė prej syve tė tij ranė disa si sklepa; atij i erdhi drita e syve dhe, si u ngrit, u pagėzua. 19 Pasi hėngri, mori fuqi. Pastaj qėndroi pėr disa ditė me dishepujt nė Damask. 20 Dhe, pa u vonuar filloi tė predikonte Jezusin nė sinagoga, duke thėnė "Ky ėshtė Biri i Perėndisė." 21 Tė gjithė ata qė e dėgjonin, mahniteshin dhe thoshin: "A nuk ėshtė ky ai qė i zhduku nė Jeruzalem ata qė thėrrisnin kėtė emėr? A nuk ka ardhur kėtu, qė ti sjellė ata tė lidhur tek kryepriftėrinjtė?" 22 Por Sauli vazhdonte tė merrte mė shumė fuqi dhe ti hutonte judenjtė qė banonin nė Damask, duke ua vėrtetuar se Jezusi ėshtė Krishti. 23 Pasi kaluan shumė ditė, judenjtė vendosėn sė bashku qė ta vrisnin, 24 por Sauli e mori vesh komplotin e tyre. Ata ruanin portat e qytetit ditė e natė, qė ta vrisnin. 25 Por dishepujt e vet e morėn natėn dhe e zbritėn nga muri, duke e ulur poshtė nė njė shportė. 26 Kur arriti nė Jeruzalem, ai u pėrpoq tė bashkohej me dishepujt, por tė gjithė i druheshin atij, sepse nuk besonin qė ai ishte vėrtet dishepull. 27 Por Barnaba e mori dhe e solli tek apostujt dhe u tregoi atyre se si ai kishte parė Zotin nė rrugė, se si i kishte folur atij dhe se si kishte predikuar pa frikė nė Damask nė emrin e Jezusit. 28 Ai hynte e dilte bashkė me ta nė Jeruzalem, duke predikuar pa frikė nė emrin e Zotit. 29 Fliste dhe bėnte debat me judenjtė greqishtfolės, megjithėse ata pėrpiqeshin ta vrisnin. 30 Kur vėllezėrit e morėn vesh, e sollėn nė Cezare dhe e dėrguan tutje nė Tars. 31 Kėshtu kisha nė tėrė Judenė, Galilenė dhe Samarinė gėzonte paqe; vazhdonte tė forcohej dhe, duke marrė zemėr nga Fryma e Shenjtė, shumohej, duke ecur me frikėn e Zotit. 32 Dhe ndodhi qė ndėrsa Pjetri udhėtonte nėpėr tė gjitha ato vende, zbriti edhe te shenjtėrit qė banonin nė Lidė. 33 Atje gjeti njė njeri me emrin Enea qė dergjej nė shtrat i paralizuar pėr tetė vjet. 34 Pjetri i tha: "Enea, Jezus Krishti po tė shėron; ngrihu dhe ndreq hasrėn." Ai u ngrit menjėherė. 35 Tė gjithė qė banonin nė Lidė dhe nė Saron e panė dhe u kthyen te Zoti. 36 Nė Jopė ishte njė dishepulle me emrin Tabita, qė i pėrkthyer nė greqishte do tė thotė Dorkas, e cila bėnte gjithnjė vepra tė mira dhe bamirėsi. 37 Nė ato ditė ndodhi qė ajo u sėmur dhe vdiq; pasi ia lanė trupin, e vunė nė njė dhomė sipėr. 38 Meqenėse Lida ishte afėr Jopės, dishepujt me tė dėgjuar se Pjetri ishte atje, i dėrguan dy veta, qė ti luteshin tė shkonte tek ata pa u vonuar. 39 Pjetri u ngrit dhe shkoi bashkė me ta. Me tė arritur, e ēuan nė dhomėn e sipėrme; tė gjitha vejushat e rrethuan duke vajtuar dhe i tregonin tunikat dhe veshjet qė kishte bėrė Dorkas kur kishte qenė me to. 40 Pjetri i nxori tė gjitha jashtė, u ul nė gjunjė dhe u lut; pastaj u kthye nga trupi i gruas sė vdekur e tha: "Tabita, ēohu!" Ajo hapi sytė dhe, kur pa Pjetrin, u ngrit ndenjur. 41 Ai i dha dorėn dhe e ngriti; thirri shenjtėrit e vejushat dhe ua nxori pėrpara tė gjallė. 42 Kjo u mor vesh nė tėrė Jopėn dhe shumė veta besuan nė Zotin. 43 Dhe ndodhi qė ai qėndroi shumė ditė nė Jopė me njėfarė Simoni, regjės lėkurėsh.
|
|||