Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

8
1
Sauli u pajtua me vrasjen e tij. Nė atė ditė shpėrtheu njė pėrndjekje e madhe kundėr kishės qė ishte nė Jeruzalem; tė gjithė u shpėrndanė nėpėr krahinat e Judesė dhe tė Samarisė, me pėrjashtim tė apostujve.
2 Disa burra tė pėrshpirtshėm e varrosėn Stefanin dhe e vajtuan me kujė tė madhe.
3 Por Sauli filloi ta shkatėrronte kishėn. Hynte shtėpi mė shtėpi, hiqte zvarrė burra e gra dhe i fuste nė burg.
4 Ata qė ishin shpėrndarė, shkonin anekėnd duke predikuar fjalėn.
5 Filipi zbriti nė qytetin e Samarisė dhe u predikonte njerėzve Krishtin.
6 Turmat, kur dėgjonin dhe shikonin shenjat qė bėnte Filipi, u kushtonin vėmendje njėzėri atyre qė thoshte ai.
7 Sepse frymėt e papastra, duke klithur me zė tė lartė, dilnin jashtė prej njerėzve qė i kishin pushtuar, dhe shumė tė paralizuar dhe ulokė shėroheshin.
8 Gėzim tė madh pati ai qytet.
9 Nė qytet ishte prej kohėsh njė burrė me emrin Simon, qė bėnte magjira duke mahnitur popullin e Samarisė dhe qė e hiqte veten si njeri i madh.
10 Tė gjithė, tė mėdhenj e tė vegjėl, e dėgjonin me vėmendje, duke thėnė: "Ky ėshtė fuqia e Perėndisė, qė njihet me emrin Fuqi e Madhe."
11 E dėgjonin me vėmendje, sepse i kishte mahnitur pėr njė kohė tė gjatė me magjitė e veta.
12 Por kur i besuan Filipit, qė u predikonte lajmin e mirė pėr mbretėrinė e Perėndisė dhe emrin e Jezus Krishtit, atėherė filluan tė pagėzohen, burra edhe gra.
13 Madje edhe vetė Simoni besoi; si u pagėzua, filloi t’i shkojė pas Filipit kudo dhe mahnitej kur shikonte qė bėheshin shenja dhe mrekulli tė mėdha.
14 Apostujt nė Jeruzalem, kur dėgjuan qė Samaria e kishte pranuar fjalėn e Perėndisė, dėrguan atje Pjetrin dhe Gjonin.
15 Kėta, kur arritėn aty, filluan tė luten pėr ta qė tė merrnin Frymėn e Shenjtė.
16 Sepse Fryma nuk i kishte ardhur ende asnjėrit prej tyre; ata vetėm sa kishin qenė pagėzuar nė emėr tė Zotit Jezus.
17 Atėherė filluan tė vėnė duart mbi ta dhe ata merrnin Frymėn e Shenjtė.
18 Simoni, kur pa qė apostujt jepnin Frymėn e Shenjtė duke vėnė duart e tyre, u ofroi atyre para
19 dhe u tha: "Ma jepni edhe mua kėtė pushtet, nė mėnyrė qė kujtdo qė t’i vė duart, tė marrė Frymėn e Shenjtė."
20 Por Pjetri i tha: "U shofshin paratė e tua bashkė me ty, sepse kujtove se mund ta marrėsh me para dhuratėn e Perėndisė!
21 Ti nuk ke pjesė fare nė kėtė punė, sepse zemra jote nuk ėshtė e drejtė pėrpara Perėndisė.
22 Pendohu pra, pėr kėtė tė keqe tėnden dhe lutju Zotit, se ndoshta tė falet ky mendim qė ke nė zemėr.
23 Sepse po tė shoh qė ke vrer tė hidhur dhe je lidhur me prangat e paudhėsisė."
24 Por Simoni u pėrgjigj dhe tha: "Lutjuni Zotit pėr mua, qė tė mos mė bjerė asgjė prej atyre qė the."
25 Kėshtu, pasi bėnė dėshmi dhe shpallėn fjalėn e Zotit, u kthyen nė Jeruzalem dhe predikonin ungjillin nė shumė fshatra tė Samarisė.
26 Ndėrkaq njė engjėll i Zotit i foli Filipit dhe i tha: "Ngrihu dhe shko drejt jugut nė rrugėn qė zbret nga Jeruzalemi pėr nė Gazė; ajo ėshtė rrugė shkretėtire.
27 Ai u ngrit e shkoi. Dhe ja, njė burrė etiopian, eunuk, oborrtar i Kandakės, mbretėreshės sė Etiopisė, i cili kujdesej pėr tė gjithė thesarin e saj, kishte ardhur nė Jeruzalem pėr tė adhuruar.
28 Kur po kthehej, ishte ulur nė karrocėn e vet dhe po lexonte profetin Isaia.
29 Fryma i tha Filipit: "Afrohu dhe ngjitju asaj korroce."
30 Filipi iu afrua me vrap dhe dėgjoi qė ai po lexonte profetin Isaia dhe i tha: "A i kupton vallė ato qė po lexon?"
31 Ai tha: "E si mund t’i kuptoj, pa m’i shpjeguar njeri?" Dhe iu lut Filipit qė tė hipte dhe t’i ulej pranė.
32 Pjesa e Shkrimit qė ishte duke lexuar, ishte kjo: "E ēuan si delen nė thertore, i heshtur si qengji pėrpara qethėsit, ashtu nuk e hapi gojėn.
33 Duke qenė i pėrvuajtur, nuk i dhanė drejtėsi. Kush do tė dėshmojė pėr brezin e Tij? Sepse jeta e Tij u hoq nga toka."
34 Eunuku iu pėrgjigj Filipit dhe i tha: "Po tė pyes, pėr kė e thotė profeti kėtė, pėr veten e vet apo pėr ndonjė tjetėr?"
35 Filipit iu ēel goja dhe duke filluar nga ky Shkrim, i predikoi Jezusin.
36 Duke vazhduar udhėn, arritėn nė njė vend me ujė; eunuku tha: "Ja ku paska ujė! Ē’mė pengon mua qė tė pagėzohem?"
38 Dhe dha urdhėr tė ndalonte karroca; tė dy, Filipi dhe eunuku, zbritėn tek uji dhe Filipi e pagėzoi.
39 Kur dolėn nga uji, Fryma e Zotit e rrėmbeu papritur Filipin dhe eunuku nuk e pa mė, por vazhdoi udhėn i gėzuar.
40 Filipi u gjend nė Azot; i ra kryq e tėrthor vendit, dhe vazhdonte tė predikonte ungjillin nė tė gjitha qytetet, derisa arriti nė Cezare.