| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
7 1 Kryeprifti tha: "Vallė, kėshtu vėrtet janė kėto punė?" 2 Ai tha: "O vėllezėr dhe etėr, dėgjoni! Perėndia i lavdisė iu shfaq atit tonė Abraham kur ishte nė Mesopotami, pėrpara se tė banonte nė Haran, 3 dhe i tha: Ik prej vendit e prej farefisit tėnd dhe eja nė vendin qė do tė tė tregoj Unė. 4 Ai u largua prej vendit tė kaldenjve dhe u vendos nė Haran. Dhe prej andej, pasi i vdiq i ati, Perėndia e solli nė kėtė vend ku po banoni ju tani. 5 Nuk i dha asnjė trashėgim nė tė, as edhe njė pėllėmbė tokė, por i premtoi qė tia jepte si pronė atij dhe pasardhėsve tė tij, megjithėse nė atė kohė nuk kishte fėmijė. 6 Pra, Perėndia i foli kėshtu: Pasardhėsit e tu do tė banojnė si tė huaj nė dhe tė huaj dhe do ti skllavėrojnė e do ti keqtrajtojnė pėr katėrqind vjet. 7 Por, kombin, skllevėr tė tė cilit do tė bėhen, do ta gjykoj Unė Vetė, tha Perėndia: dhe pastaj ata do tė dalin dhe do tė mė shėrbejnė Mua nė kėtė vend. 8 Pastaj i dha besėlidhjen e rrethprerjes. Kėshtu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu ditėn e tetė; Isakut i lindi Jakobi dhe Jakobit tė dymbėdhjetė patriarkėt. 9 Patriarkėt, duke pasur smirė pėr Jozefin, e shitėn si skllav nė Egjipt. Por Perėndia ishte me tė. 10 E shpėtoi nga tė gjitha mundimet, i dha hir dhe menēuri pėrpara Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe e caktoi guvernator tė Egjiptit dhe tė mbarė shtėpisė sė tij. 11 Njė zi buke e mbuloi tėrė Egjiptin dhe Kanaanin, duke sjellė njė mjerim tė madh; etėrit tanė nuk mund tė gjenin ushqim. 12 Por kur Jakobi dėgjoi qė nė Egjipt kishte grurė, dėrgoi herėn e parė etėrit tanė. 13 Herėn e dytė Jozefi u dha tė njohur vėllezėrve tė tij dhe Faraoni e mori vesh nga ēfamilje vinte Jozefi. 14 Jozefi dėrgoi dhe ftoi Jakobin, atin e vet, dhe tė gjithė farefisin, shtatėdhjetė e pesė veta gjithsej. 15 Pastaj Jakobi zbriti nė Egjipt dhe atje vdiq ai dhe etėrit tanė. 16 Prej andej i sollėn nė Sikem dhe i vunė nė varrin qė pati blerė me para Abrahami prej bijve tė Emorit nė Sikem. 17 Por, ndėrsa po afronte koha e premtimit qė Perėndia i kishte dhėnė Abrahamit, numri i njerėzve tanė nė Egjipt u shtua dhe u shumua. 18 Pastaj doli njė mbret tjetėr, i cili nuk e njihte Jozefin. 19 Ky pėrdori mashtrime me njerėzit tanė dhe i keqtrajtoi etėrit tanė, aq sa i detyroi ti flaknin foshnjat e tyre, qė tė vdisnin. 20 Nė kėtė kohė lindi Moisiu, njė fėmijė i dashur pėr Perėndinė; tre muaj u pėrkujdesėn pėr tė nė shtėpinė e tė atit. 21 Kur e nxorėn jashtė, atė e mori e bija e Faraonit dhe e rriti si birin e vet. 22 Moisiu u edukua me gjithė menēurinė e egjiptianėve; ishte i fuqishėm nė fjalė dhe nė vepra. 23 Por kur mbushi moshėn dyzet vjeē, pati dėshirė tė vizitonte vėllezėrit e vet, bijtė e Izraelit. 24 Kur pa dikė qė po trajtohej padrejtėsisht, i doli krah dhe mori hak pėr tė shtypurin, duke goditur egjiptianin. 25 Moisiu mendonte se vėllezėrit e vet do ta kuptonin se Perėndia po u jepte shpėtim nėpėrmjet dorės sė tij, por ata nuk e kuptuan. 26 Ditėn tjetėr doli para tyre kur ata po ziheshin, dhe u pėrpoq ti pajtonte, duke thėnė: O burra, jeni vėllezėr, pėrse ia bėni me tė padrejtė njėri-tjetrit? 27 Por ai qė ia bėnte me tė padrejtė tė afėrmit tė vet, e shtyu tutje, duke thėnė: Kush tė ka caktuar ty tė parė dhe gjykatės mbi ne? 28 Mos do qė tė mė vrasėsh, ashtu siē vrave dje egjiptianin? 29 Dhe Moisiu, pėr shkak tė kėsaj fjale, iku dhe jetoi si i huaj nė Madian, ku i lindėn dy djem. 30 Kur u mbushėn dyzet vjet, atij iu shfaq njė engjėll nė shkretėtirėn pranė malit Sinai, nė flakėn e zjarrit tė njė drize. 31 Moisiu, me ta parė, u mrekullua me kėtė pamje; kur u afrua pėr ta vėnė re mė nga afėr, u dėgjua zėri i Zotit, 32 Unė jam Perėndia i etėrve tė tu, Perėndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit. Moisiu dridhej nga frika dhe nuk guxonte ta vėshtronte. 33 Por Zoti i tha: Hiqi sandalet nga kėmbėt, sepse vendi ku po shkel, ėshtė tokė e shenjtė. 34 Unė e kam parė mirė mundimin e popullit Tim nė Egjipt, i kam dėgjuar rėnkimet e tyre dhe kam zbritur qė ti ēliroj; dhe tani, eja se do tė tė dėrgoj nė Egjipt. 35 Atė Moisi, tė cilin ata e kishin mohuar kur i thanė: Kush tė caktoi ty tė parė dhe gjykatės?, pikėrisht atė kishte dėrguar Perėndia si tė parė dhe si ēlirues me ndihmėn e engjėllit, qė i ishte shfaqur atij te driza. 36 Ky i nxori ata jashtė nga Egjipti dhe bėri mrekulli dhe shenja nė Egjipt, nė Detin e Kuq dhe nė shkretėtirė pėr dyzet vjet. 37 Ky ėshtė ai Moisi qė u tha bijve tė Izraelit: Perėndia do tju nxjerrė njė profet prej vėllezėrve tuaj, njė profet si unė. 38 Ky ėshtė ai qė ishte me njerėzit e mbledhur nė shkretėtirė bashkė me engjėllin qė i foli atij nė malin Sinai; atje ishin edhe etėrit tanė; ai mori fjalėt e gjalla pėr tė na i dhėnė neve. 39 Etėrit tanė nuk deshėn ti binden; pėr mė tepėr e hodhėn poshtė dhe i kthyen zemrat nga Egjipti, 40 kur i thanė Aaronit: Na bėj disa perėndi qė tė na paraprijnė; sepse kėtij Moisiu qė na nxori nga toka e Egjiptit, nuk e dimė ēi ka ndodhur. 41 Nė ato ditė ata bėnė njė idhull nė formėn e njė viēi, i sillnin flijim dhe gėzoheshin me veprat e duarve tė tyre. 42 Por Perėndia u largua prej tyre dhe i la tė adhurojnė ushtrinė e qiellit, ashtu siē ėshtė shkruar nė librin e profetėve. Mos mė ofruat Mua kurbane dhe flijime pėr dyzet vjet nė shkretėtirė, o shtėpi e Izraelit? 43 Ju ngritėt tendėn e Molokut dhe yllin e perėndisė [suaj] Remfan, figura qė i bėtė pėr ti adhuruar; prandaj do tju mėrgoj pėrtej Babilonisė. 44 Etėrit tanė kishin tendėn e dėshmisė nė shkretėtirė, siē kishte urdhėruar Ai qė i kishte thėnė Moisiut, ta bėnte atė sipas shėmbėlltyrės qė kishte parė. 45 Etėrit tanė, pasi e morėn tendėn, e sollėn bashkė me Joshuan nė vendin qė ishte pronė e kombeve, tė cilat Perėndia i kishte pėrzėnė pėrpara etėrve tanė, deri nė ditėt e Davidit. 46 Ky gjeti hir pėrpara Perėndisė dhe kėrkoi tė gjente njė vend banimi pėr Perėndinė e Jakobit. 47 Por Solomoni ishte ai qė i ndėrtoi Atij shtėpi. 48 Megjithatė, Mė i Larti nuk banon nė shtėpi tė bėra nga duar njerėzish, siē thotė profeti, 49 Qielli ėshtė froni Im dhe toka ėshtė stol pėr kėmbėt e Mia. Ēlloj shtėpie do tė mė ndėrtoni ju Mua? Cili ėshtė vendi i prehjes Sime? 50 A nuk ishte dora Ime ajo qė i bėri tė gjitha kėto gjėra? 51 O njerėz kokėfortė, tė parrethprerė nga zemra e nga veshėt, ju gjithmonė i kundėrviheni Frymės sė Shenjtė. Edhe ju po veproni si etėrit tuaj. 52 Cilin nga profetėt nuk e pėrndoqėn etėrit tuaj? I vranė ata qė kishin shpallur mė parė ardhjen e Tė Drejtit. Dhe tani ju jeni bėrė tradhtarėt dhe vrasėsit e Tij. 53 Ju e morėt ligjin qė u vu nė jetė nėpėrmjet engjėjve dhe nuk e mbajtėt." 54 Kur dėgjuan kėto, ata filluan tė tėrbohen nė zemrat e tyre dhe ti kėrcėllojnė dhėmbėt atij. 55 Por Stefani, i mbushur me Frymėn e Shenjtė, i mbėrtheu sytė nė qiell dhe pa lavdinė e Perėndisė dhe Jezusin duke qėndruar nga e djathta e Perėndisė 56 dhe tha: "Ja, po shoh qiejt tė hapen dhe Birin e Njeriut duke qėndruar nga e djathta e Perėndisė." 57 Por ata bėrtitėn me zė tė lartė, zunė veshėt dhe tė gjithė sė bashku u turrėn mbi tė. 58 Si e flakėn jashtė qytetit, filluan ta qėllojnė me gurė. Ndėrkohė dėshmitarėt i vunė rrobat e veta tek kėmbėt e njė djaloshi me emrin Saul. 59 Ata vazhdonin ta qėllonin Stefanin me gurė, ndėrsa ky i bėnte thirrje Zotit dhe thoshte: "O Zoti Jezus, pranoje frymėn time!" 60 Pasi ra nė gjunjė, thirri me zė tė lartė: "O Zot, mos e vėr mbi ta kėtė mėkat." Si tha kėtė, ra nė gjumė.
|
|||