| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
6 1 Nė ato ditė, ndėrsa dishepujt shtoheshin, judenjtė greqishtfolės filluan tė pėshpėritin kundėr hebrejve vendas, sepse nuk i pėrfillnin vejushat e tyre nė shpėrndarjen ditore tė ushqimit. 2 Tė dymbėdhjetėt thirrėn turmėn e dishepujve dhe thanė: "Nuk ėshtė mirė pėr ne tė lėmė mėnjanė Fjalėn e Perėndisė pėr tė shėrbyer nėpėr tryeza. 3 Zgjidhni pra, vėllezėr, shtatė burra midis jush, me emėr tė mirė, plot me Frymė dhe menēuri, qė tu ngarkojmė kėtė detyrė. 4 Por ne nuk do tė heqim dorė nga lutja dhe nga shėrbesa e fjalės." 5 Kjo fjalė i pėlqeu tė gjithė turmės dhe zgjodhėn Stefanin, njė burrė plot me besim dhe Frymė tė Shenjtė, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollėn, njė prozelit nga Antiokia. 6 I vunė pėrpara apostujve dhe, duke u lutur, vunė duart mbi ta. 7 Fjala e Perėndisė pėrhapej; numri i dishepujve nė Jeruzalem shtohej shumė shpejt dhe njė grup i madh priftėrinjsh filloi ti bindej besimit. 8 Stefani, plot me hir dhe fuqi, kryente mrekulli dhe shenja tė mėdha nė popull. 9 Disa njerėz nga sinagoga e quajtur e libertinėve, e kirenarėve, e aleksandrinėve, si edhe disa nga Cilicia dhe Azia, u ngritėn dhe bėnė fjalė me Stefanin. 10 Ata nuk ishin nė gjendje ti bėnin ballė menēurisė dhe Frymės me tė cilėn fliste ai. 11 Atėherė shtynė disa njerėz qė tė thoshin: "E kemi dėgjuar duke thėnė blasfemi kundėr Moisiut dhe Perėndisė." 12 Ata nxitėn popullin, pleqtė e skribėt; u sulėn mbi tė, e kapėn dhe e ēuan nė kėshillin e lartė. 13 Paraqitėn dėshmi tė rreme, duke thėnė: "Ky njeri nuk pushon sė foluri kundėr kėtij vendi tė shenjtė dhe kundėr Ligjit. 14 Sepse ne e kemi dėgjuar kur thoshte qė ky nazaretas, Jezusi, do ta shkatėrrojė kėtė vend tė shenjtė dhe do ti ndryshojė zakonet qė na ka lėnė Moisiu." 15 Tė gjithė ata qė ishin ulur nė kėshillin e lartė, ia kishin ngulur sytė Stefanit dhe panė qė fytyra e tij ishte si fytyra e njė engjėlli.
|
|||