Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

3
1
Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin pėr nė tempull nė orėn e nėntė, qė ishte ora e lutjes.
2 Sollėn aty njė njeri qė kishte lindur i ēalė, tė cilin e vinin ēdo ditė te porta e tempullit e quajtur ‘E Bukura’, pėr t’u kėrkuar lėmoshė atyre qė hynin nė tempull.
3 Ai, kur pa Pjetrin dhe Gjonin qė po hynin nė tempull, filloi tė lypte pėr tė marrė lėmoshė prej tyre.
4 Pjetri ia nguli sytė, po ashtu edhe Gjoni, dhe i tha: "Na shiko!"
5 Ai po i shikonte me vėmendje, duke shpresuar tė merrte ndonjė gjė prej tyre.
6 Por Pjetri i tha: "Argjend dhe ar nuk kam, por atė qė kam, po ta jap: ‘Nė emėr tė Jezus Krishtit nazaretas [ngrihu] dhe ec!’"
7 Si e kapi nga dora e djathtė, e ngriti; menjėherė atij iu forcuan kėmbėt dhe kyēet.
8 Me njė tė hovur ai u ngrit mė kėmbė dhe filloi tė lėvizte dhe hyri bashkė me ta nė tempull duke ecur, duke kėrcyer dhe duke lėvduar Perėndinė.
9 I gjithė populli e pa duke ecur dhe duke lėvduar Perėndinė
10 dhe e njohėn qė ishte ai qė rrinte ulur duke kėrkuar lėmoshė para Portės sė Bukur tė tempullit dhe u mahnitėn e u ēuditėn pėr atė qė i kishte ndodhur.
11 Ndėrsa ai nuk po i ndahej Pjetrit dhe Gjonit, i gjithė populli u turr i mrekulluar drejt tyre te vendi qė quhej portiku i Solomonit.
12 Kur Pjetri e pa kėtė, iu pėrgjigj popullit: "O burra tė Izraelit, pėrse po mrekulloheni me kėtė? Pėrse na i keni ngulur sytė sikur ta kishim bėrė ne kėtė njeri tė ecė me fuqinė apo me pėrshpirtshmėrinė tonė?
13 Perėndia i Abrahamit, [Perėndia] i Isakut, [Perėndia] i Jakobit, Perėndia i etėrve tanė, i ka dhėnė lavdi shėrbėtorit tė Vet Jezus, tė cilin ju e dorėzuat pėr ta vrarė dhe e mohuat para Pilatit, megjithėse ai e pa tė udhės qė ta lironte.
14 Por ju mohuat tė Shenjtin dhe tė Drejtin dhe kėrkuat qė t’ju jepej njė vrasės.
15 Ju vratė Princin e jetės, tė cilin Perėndia e ngjalli prej tė vdekurve dhe pėr kėtė ne jemi dėshmitarė.
16 Nėpėrmjet besimit nė emrin e Tij u bė i fortė ky qė e shikoni dhe e njihni. Ėshtė emri i Jezusit dhe besimi qė vjen nėpėrmjet Tij ai qė i dha kėtė shėndet tė plotė nė prani tė tė gjithėve.
17 Dhe tani vėllezėr, e di qė keni vepruar nga padija, ashtu si edhe krerėt tuaj.
18 Por kėshtu i pėrmbushi Perėndia ato qė ka parathėnė me gojėn e tė gjithė profetėve se Krishti i Tij do tė vuante.
19 Prandaj pendohuni dhe kthehuni te Perėndia, qė t’ju shlyhen mėkatet,
20 qė tė vijnė kohė freskimi nga prania e Zotit dhe qė Ai tė dėrgojė Krishtin e caktuar qė mė parė pėr ju, Jezusin,
21 tė cilin qielli duhet ta mbajė deri nė kohėt e ripėrtėritjes sė tė gjitha atyre pėr tė cilat ka folur Perėndia qė nė fillim me anė tė gojės sė profetėve tė Vet tė shenjtė.
22 Moisiu tha: ‘Zoti, Perėndia juaj do t’ju ngrejė njė profet si unė prej vėllezėrve tuaj; ta dėgjoni pėr gjithēka qė do t’ju flasė.
23 Dhe ēdo shpirt, qė nuk do ta dėgjojė atė profet, do tė zhduket nga populli.’
24 Vėrtet, tė gjithė profetėt, nga Samueli e kėtej, tė gjithė sa kanė folur, gjithashtu i kanė shpallur kėto ditė.
25 Ju jeni bijtė e profetėve dhe tė besėlidhjes qė bėri Perėndia me etėrit tuaj, duke i thėnė Abrahamit: ‘Nėpėrmjet pasardhėsve tė tu do tė bekohen tė gjitha kombet e dheut.’
26 Perėndia e ngjalli Shėrbėtorin e Vet pėr ju mė sė pari, dhe e dėrgoi pėr t’ju bekuar, duke e kthyer secilin prej jush nga rrugėt tuaja tė liga."