| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
28 1 Si dolėm shėndoshė e mirė nė breg, morėm vesh se ishulli quhej Maltė. 2 Vendėsit treguan ndaj nesh njė mirėsjellje tė pazakontė; meqė kishte rėnė shi dhe bėnte ftohtė, ndezėn njė zjarr dhe na afruan tė gjithėve. 3 Pali mblodhi njė tufė me shkarpa dhe me ti vėnė nė zjarr, doli njė nepėrkė nga tė nxehtėt dhe iu ngjit nė dorė. 4 Vendasit, kur e panė nepėrkėn qė varej nė dorėn e tij, thoshin me njėri-tjetrin: "Ky njeri ėshtė pa dyshim vrasės, sepse megjithėse shpėtoi nga deti, drejtėsia nuk e lė tė jetojė." 5 Megjithatė, ai e shkundi nepėrkėn nė zjarr dhe nuk pėsoi asgjė tė keqe. 6 Ata prisnin qė ai tė ėnjtej ose tė binte nė ēast i vdekur. Por, pasi pritėn pėr njė kohė tė gjatė dhe, kur panė se atij nuk po i ndodhte asgjė e pazakontė, ndėrruan mendje dhe filluan tė thonė qė ai ishte perėndi. 7 Tokat aty rreth e rrotull i pėrkitnin tė parit tė ishullit, qė quhej Publius. Ai na mbajti pėr tri ditė dhe na argėtoi me dashamirėsi. 8 I ati i Publiusit dergjej nė shtrat duke vuajtur nga ethet dhe nga barku i keq. Pali shkoi tek ai dhe, si u lut, vuri duart mbi tė dhe e shėroi. 9 Pas kėsaj ngjarjeje, pjesa tjetėr e njerėzve nė ishull, qė kishin sėmundje, vinin tek ai dhe shėroheshin. 10 Ata na mbajtėn me shumė nderime dhe, kur u nisėm pėr lundrim, na dhanė gjithēka qė na nevojitej. 11 Pas tre muajsh u nisėm me njė anije tė Aleksandrisė, qė kishte dimėruar nė ishull. Nė ballė kishte shenjėn e Binjakėve. 12 Si zbritėm nė Sirakuzė, qėndruam atje tri ditė 13 dhe prej andej, duke lundruar rreth bregut, arritėm nė Regjum. Ditėn tjetėr filloi tė fryjė juga dhe tė nesėrmen e asaj dite erdhėm nė Puteoli, 14 ku gjetėm disa vėllezėr, tė cilėt na u lutėn tė qėndronim me ta pėr shtatė ditė. Dhe kėshtu arritėm nė Romė. 15 Vėllezėrit atje, kur dėgjuan pėr ne, erdhėn pėr tė na takuar qė nga Forumi i Apit dhe Tri Tavernat. Pali, kur i pa, falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr. 16 Kur hymė nė Romė, Palin e lanė tė banonte vetėm, me njė ushtar qė ta ruante. 17 Pas tri ditėsh ai thirri tė parėt e judenjve dhe, kur u mblodhėn, filloi tu thoshte: "Unė, o vėllezėr, nuk kam bėrė asgjė kundėr popullit tonė apo zakoneve tė etėrve tanė, megjithatė mė kanė dorėzuar si tė burgosur nga Jeruzalemi nė duart e romakėve. 18 Pasi mė morėn nė pyetje, deshėn tė mė lironin, sepse nuk kishte asnjė shkak qė unė tė meritoja vdekjen. 19 Por kur judenjtė kundėrshtuan, u detyrova ti drejtohem Cezarit, por jo se kisha ndonjė akuzė kundėr kombit tim. 20 Pėr kėtė arsye pra, kėrkova tju shoh dhe tė flas me ju, sepse pėr hir tė shpresės sė Izraelit jam lidhur me kėtė vargua." 21 Ata i thanė: "Ne nuk kemi marrė letra nga Judeja pėr ty, as nuk ka ardhur ndonjė nga vėllezėrit pėr tė raportuar ose pėr tė folur ndonjė gjė tė keqe pėr ty. 22 Por duam tė dėgjojmė prej teje ato qė mendon, sepse e dimė qė pėr kėtė sekt flitet kudo kundėr." 23 Si i caktuan njė ditė, erdhėn shumė njerėz aty ku banonte. Ai u shpjegonte duke dėshmuar pėr mbretėrinė e Perėndisė dhe pėrpiqej nga mėngjesi deri nė mbrėmje ti bindte pėr Jezusin duke u nisur nga Ligji i Moisiut dhe nga Profetėt. 24 Disa bindeshin me ato qė thoshte ai, por tė tjerė nuk besonin. 25 Duke mos u marrė vesh me njėri-tjetrin, ata filluan tė largohen. Atėherė Pali iu drejtua me kėto fjalė: "Mirė foli Fryma e Shenjtė kur u tha etėrve tuaj nėpėrmjet profetit Isaia, 26 Shko te ky popull dhe thuaji: "Me veshė do tė dėgjoni, por nuk do tė merrni gjė vesh; me sy do tė vėshtroni, por nuk do tė shihni. 27 Sepse zemra e kėtij populli ėshtė ngurtėsuar dhe veshėt u janė rėnduar; sytė i kanė mbyllur. Pėrndryshe, do tė shihnin me sy, do tė dėgjonin me veshė, do tė kuptonin me zemėr e do tė ktheheshin, dhe Unė do ti shėroja". 28 Ta dini pra, se ky shpėtim i Perėndisė iu dėrgua kombeve dhe ata do ta dėgjojnė." 29 Dhe kur tha kėto, judenjtė patėn njė debat tė madh midis tyre. 30 Pali qėndroi plot dy vjet nė banesėn e vet me qira dhe i priste tė gjithė ata qė shkonin pėr ta takuar. 31 Me guxim dhe pa asnjė pengesė ai predikoi mbretėrinė e Perėndisė dhe i mėsoi njerėzit pėr Zotin Jezus Krisht.
|
|||