| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
27 1 Kur u vendos qė tė lundronim pėr nė Itali, Palin dhe disa tė tjerė ia dorėzuan njė kryeqindėsi tė kohortės perandorake, me emrin Jul. 2 Si hipėm nė njė anije tė Adramitit, qė do tė shkonte nėpėr vendet gjatė brigjeve tė Azisė, u nisėm pėr lundrim. Me vete kishim Aristarkun, njė maqedonas nga Selaniku. 3 Tė nesėrmen zbritėm nė Sidon. Juli e trajtoi Palin njerėzisht dhe e lejoi tė shkonte te miqtė e tij, qė tė kujdeseshin pėr tė. 4 U nisėm prej andej, por meqė erėrat i kishim kundėr, lundruam nga ana e poshtme e Qipros. 5 Si pėrshkuam me anije detin gjatė brigjeve tė Cilicisė dhe tė Pamfilisė, zbritėm nė Mirė tė Licisė. 6 Kryeqindėsi gjeti atje njė anije tė Aleksandrisė, qė lundronte pėr nė Itali, dhe na hipi nė tė. 7 Lundruam ngadalė pėr shumė ditė dhe mezi arritėm deri pėrballė Knidit. Meqė na pengonte era, lundruam nga ana e poshtme e Kretės pranė Salmonit. 8 Si e kaluam me vėshtirėsi, arritėm nė njė vend tė quajtur Limanet e Bukura, pranė tė cilit ishte qyteti Lasea. 9 Kishte kaluar mjaft kohė dhe lundrimi tani ishte bėrė i rrezikshėm, meqė edhe koha e agjėrimit tashmė kishte kaluar. Pali filloi ti paralajmėronte, 10 duke u thėnė: "Burra, e shoh se lundrimi do tė bėhet me dėme dhe humbje tė mėdha, jo vetėm pėr ngarkesėn dhe anijen, por edhe pėr jetėn tonė." 11 Por kryeqindėsi kishte mė shumė besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes, sesa tek ato qė thoshte Pali. 12 Meqė limani nuk ishte i pėrshtatshėm pėr tė dimėruar, shumica shprehėn mendimin tė niseshin me anije prej andej, qė tė mund tė arrinin pėr tė dimėruar nė Feniks, njė liman i Kretės, qė sheh nga jugperėndimi dhe veriperėndimi. 13 Kur filloi tė fryjė lehtė juga, ata menduan se tani kishin atė qė donin. Ngritėn ēengelin dhe filluan tė lundrojnė gjatė brigjeve tė Kretės. 14 Por pas pak prej ishullit vėrshoi njė erė e stuhishme, qė quhet euroklidon. 15 Kur pamė qė era e rrėmbeu anijen dhe ajo nuk ishte mė nė gjendje ti bėnte ballė erės, e lamė tė na shpinte sa andej kėtej. 16 Si kaluam nxitimthi poshtė njė ishulli tė vogėl tė quajtur Kauda, mezi mundėm tė vėmė nėn kontroll sandallin e anijes. 17 E ngritėn lart dhe pėrdorėn mjetet qė duheshin pėr ta lidhur anijen me litarė nga poshtė. Nga frika se mos takonin nė cekėtinat e Sirtės, ulėn velėn dhe e lanė anijen tė lirė nė mėshirėn e detit. 18 Tė nesėrmen, meqė stuhia po na shkundte me forcė, filluan tė hedhin ngarkesėn. 19 Ditėn e tretė, me duart e veta hodhėn nė det pajisjet e anijes. 20 Kaluan shumė ditė dhe as dielli, as yjet nuk po dukeshin. Stuhia po bėhej mė e vrullshme dhe tashmė dukej e humbur ēdo shpresė shpėtimi. 21 Meqė kishin njė kohė tė gjatė pa ushqim, Pali u ngrit nė mes tyre dhe tha: "O burra, duhet tė mė kishit dėgjuar mua e tė mos ishit nisur nga Kreta, qė tė mos pėsonim kėtė dėmtim dhe humbje. 22 Tani ju kėshilloj tė mos e lėshoni veten, sepse askush prej jush nuk do tė humbė jetėn; vetėm anija do tė marrė fund. 23 Sepse kėtė natė pranė meje qėndroi njė engjėll i Perėndisė, tė cilit unė i pėrkas dhe i shėrbej, 24 dhe mė tha: Mos ki frikė, Pal. Ti duhet tė dalėsh para Cezarit; dhe ja, Perėndia ti ka dhėnė tė gjithė ata qė lundrojnė me ty. 25 Prandaj, merrni zemėr, burra, sepse i besoj Perėndisė, se ashtu siē mė ka thėnė, ashtu do tė ndodhė. 26 Por ne duhet tė biem nė ndonjė ishull." 27 Ishte nata e katėrmbėdhjetė qė endeshim sa andej kėtej nė detin Adriatik dhe aty nga mesi i natės detarėt filluan tė mendojnė se po i afroheshin tokės. 28 Si hodhėn plumbēin, panė qė deti aty ishte njėzet pashė thellė. Kur u larguan pak mė tutje dhe hodhėn pėrsėri plumbēin, panė qė ishte pesėmbėdhjetė pashė thellė. 29 Nga frika se mos takonim ndėr shkėmbinj, hodhėn nga kiēi katėr ēengelat dhe filluan tė luten qė tė zbardhte dita. 30 Detarėt po kėrkonin tė iknin nga anija dhe kishin ulur sandallin e anijes nė det, kinse donin tė lėshonin ēengelat. 31 Pali i tha kryeqindėsit dhe ushtarėve: "Po tė mos qėndrojnė kėta nė anije, as ju nuk mund tė shpėtoni." 32 Atėherė ushtarėt i prenė litarėt e sandallit tė anijes dhe e lanė tė binte nė det. 33 Kur po zbardhte dita, Pali filloi tu japė zemėr tė gjithėve qė tė hanin diēka, duke thėnė: "Sot ėshtė dita e katėrmbėdhjetė qė jeni nė pritje dhe pa ushqim; nuk keni vėnė asgjė nė gojė. 34 Prandaj, ju kėshilloj tė hani diēka, sepse kjo ėshtė pėr shpėtimin tuaj. Asnjė fije floku nuk do tju humbasė." 35 Si tha kėto, mori bukėn dhe falėnderoi Perėndinė pėrpara tė gjithėve; e theu dhe filloi tė hante. 36 Tė gjithė morėn zemėr; edhe ata vetė filluan tė hanė. 37 Nė anije ishim gjithsej dyqind e shtatėdhjetė e gjashtė veta. 38 Si hėngrėn e u ngopėn, filluan ta lehtėsojnė anijen duke hedhur grurin nė det. 39 Kur zbardhi dita, nuk po e dallonin dot vendin; megjithatė vunė re njė gji me njė breg ranor dhe vendosėn qė po tė mundnin, ta shtynin anijen atje. 40 Si i liruan ēengelat, i lėshuan nė det, duke zgjidhur nė tė njėjtėn kohė litarėt e timonit. Ngritėn velėn kryesore qė rreh era dhe u drejtuan te bregu. 41 Kur anija preku nė njė cekėtinė me det nga tė dy anėt, e ngecėn anijen nė tokė; bashi u ngul pa lėvizur, ndėrsa kiēi filloi tė shkatėrrohej nga furia [e dallgėve]. 42 Plani i ushtarėve ishte qė ti vrisnin tė burgosurit, qė asnjė tė mos u ikte me not dhe tė shpėtonte. 43 Por kryeqindėsi, duke dashur tė shpėtonte Palin, ua ndaloi atė qė kishin nė kokė dhe u dha urdhėr atyre qė dinin not, tė hidheshin tė parėt dhe tė dilnin nė tokė, 44 tė tjerėt tė dilnin kush mbi dėrrasa e kush mbi disa pjesė tė tjera tė anijes. Dhe kėshtu tė gjithė dolėn shėndoshė e mirė nė tokė.
|
|||