| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
25 1 Festi pra, tri ditė pasi arriti nė krahinė, u ngjit nga Cezareja nė Jeruzalem, 2 ku kryepriftėrinjtė dhe krerėt e judenjve i paraqitėn akuza kundėr Palit. 3 Ata e lutnin dhe i kėrkonin me ngut tu bėnte njė nder, qė ta sillte Palin nė Jeruzalem, pasi kishin pėrgatitur njė kurth pėr ta vrarė gjatė rrugės. 4 Atėherė Festi u tha se Pali ruhej nė Cezare dhe se ai vetė kishte ndėr mend tė largohej sė shpejti. 5 "Prandaj", tha ai: "le tė zbresin bashkė me mua ata qė kanė pushtet midis jush dhe ta padisin, nėse ka ndonjė gjė qė nuk shkon te ky njeri." 6 Pasi kaloi jo mė shumė se tetė a dhjetė ditė midis tyre, zbriti nė Cezare dhe tė nesėrmen zuri vend nė fronin e gjyqit dhe urdhėroi tė sillnin Palin. 7 Me tė arritur, e rrethuan judenjtė qė kishin zbritur nga Jeruzalemi, dhe ngritėn kundėr tij akuza tė shumta e tė rėnda, por qė nuk ishin nė gjendje ti vėrtetonin. 8 Ndėrkohė Pali tha, duke mbrojtur veten: "Nuk kam bėrė ndonjė mėkat as kundėr Ligjit tė judenjve, as kundėr tempullit, as kundėr Cezarit." 9 Por Festi, duke dashur tu bėnte qejfin judenjve, iu pėrgjigj Palit dhe tha: "Do qė tė ngjitesh nė Jeruzalem dhe tė gjykohesh para meje atje pėr kėto akuza?" 10 Por Pali tha: "Po qėndroj tani para gjyqit tė Cezarit, ku duhet tė gjykohem. Asgjė tė keqe nuk u kam bėrė judenjve, siē e di shumė mirė edhe ti. 11 Po tė jem vėrtet fajtor dhe po tė kem bėrė ndonjė gjė qė meriton vdekjen, nuk ngurroj tė vdes. Por nėse asnjė prej akuzave qė mė bėjnė, nuk ėshtė e vėrtetė, askush nuk mund tė mė dorėzojė tek ata. Kėrkoj tė gjykohem prej Cezarit." 12 Pastaj Festi, si bisedoi me kėshillin e lartė, u pėrgjigj: "Prej Cezarit kėrkon tė gjykohesh, te Cezari do tė shkosh." 13 Si kaluan disa ditė, mbreti Agripa dhe Bernika arritėn nė Cezare pėr tė pėrshėndetur Festin. 14 Meqė po kalonin mjaft ditė atje, Festi ia parashtroi mbretit rastin e Palit, duke thėnė: "Kemi njė njeri qė e ka lėnė nė burg Feliksi. 15 Kur isha nė Jeruzalem, kryepriftėrinjtė dhe pleqtė e judenjve kishin ngritur akuza kundėr tij dhe kėrkonin ta dėnonin. 16 U thashė se romakėt nuk e kanė zakon tė dorėzojnė ndonjė njeri pėrpara se i padituri tė dalė ballė pėr ballė me paditėsit e vet dhe ti jepet mundėsia pėr tu mbrojtur nga akuza. 17 Atėherė ata u mblodhėn kėtu dhe unė pa u vonuar, thirra tė nesėrmen gjyqin dhe dhashė urdhėr qė ta sillnin atė njeri. 18 Paditėsit u ngritėn dhe nuk sollėn asnjė akuzė kundėr tij pėr krimet qė prisja unė. 19 Ata kishin disa pika mospajtimi me tė nė lidhje me fenė e tyre dhe pėr njėfarė Jezusi qė ka vdekur, pėr tė cilin Pali thoshte se ėshtė gjallė. 20 Duke qenė nė mėdyshje pėr hetimin e kėtyre ēėshtjeve, e pyeta nėse dėshironte tė shkonte nė Jeruzalem dhe atje tė gjykohej pėr kėto akuza. 21 Por kur Pali paraqiti kėrkesėn qė ta mbanin derisa tė jepte pėlqimin Perandori, dhashė urdhėr qė ta ruanin, derisa ta dėrgoja te Cezari." 22 Agripa i tha Festit: "Edhe unė vetė do tė doja ta dėgjoja atė njeri." Ky iu pėrgjigj: "Nesėr do ta dėgjosh." 23 Kėshtu, tė nesėrmen, Agripa dhe Bernika erdhėn me shumė madhėshti dhe hynė nė sallė bashkė me ushtarakėt e lartė dhe njerėzit e shquar tė qytetit. Me urdhėr tė Festit, e sollėn Palin. 24 Festi tha: "O mbret Agripė dhe tė gjithė ju o burra qė jeni tė pranishėm me ne, shikojeni kėtė! I gjithė populli i judenjve mė ėshtė drejtuar mua, si nė Jeruzalem edhe kėtu, duke thirrur qė ai nuk duhet tė jetojė mė. 25 Por, me sa mora vesh, ai nuk ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen dhe, meqenėse ky vetė ka kėrkuar tė gjykohet nga Perandori, vendosa ta dėrgoj nė Romė. 26 Por unė nuk kam asgjė tė sigurt pėr tė qė ti shkruaj tim zoti. Prandaj, e solla para jush dhe sidomos para teje, o mbret Agripė, qė pasi tė jetė marrė nė pyetje, tė kem ēfarė tė shkruaj. 27 Sepse mė duket pa kuptim tė dėrgoj njė tė burgosur, pa treguar akuzat qė bėhen kundėr tij."
|
|||