| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
21 1 Kur u ndamė prej tyre, u nisėm me anije dhe shkuam drejt e nė Kos, ditėn tjetėr nė Rodos dhe prej andej nė Patarė. 2 Si gjetėm njė anije qė shkonte pėr Feniki, hipėm dhe u nisėm me tė. 3 Dalluam nga larg Qipron dhe, duke e lėnė nga e majta, vazhduam lundrimin pėr nė Siri. Zbritėm nė Tir, sepse atje anija do tė shkarkonte ngarkesėn. 4 Si i gjetėm dishepujt, qėndruam atje shtatė ditė; ata i thoshin Palit nėpėrmjet Frymės qė tė mos shkelte nė Jeruzalem. 5 Kur i mbushėm ditėt, dolėm dhe u nisėm, duke na pėrcjellė deri jashtė qytetit tė gjithė, gra e fėmijė. U ulėm nė gjunjė nė breg dhe u lutėm. 6 Pastaj i lamė shėndetin njėri-tjetrit; ne hipėm nė anije, kurse ata u kthyen nė shtėpi. 7 Duke pėrfunduar lundrimin, nga Tiri arritėm nė Ptolemaidė dhe, pasi u pėrshėndetėm me vėllezėrit, qėndruam njė ditė me ta. 8 Tė nesėrmen u nisėm dhe shkuam nė Cezare; hymė nė shtėpinė e Filip ungjilltarit, qė ishte njė nga tė shtatė, dhe ndenjėm tek ai. 9 Ky kishte katėr bija virgjėresha, qė profetizonin. 10 Pasi kishin kaluar mjaft ditė qė rrinim atje, zbriti nga Judeja njė profet me emrin Agab. 11 Kur erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi kėmbėt dhe duart e veta dhe tha: "Ja ēthotė Fryma e Shenjtė: kėshtu do ta lidhin judenjtė nė Jeruzalem burrin tė cilit i pėrket ky brez, dhe do ta japin nė duart e kombeve." 12 Kur i dėgjuam kėto, ne dhe vendasit e lutėm qė tė mos ngjitej nė Jeruzalem. 13 Atėherė Pali u pėrgjigj: "Ēpo bėni kėshtu, duke qarė e duke mė copėtuar zemrėn? Sepse unė jam gati jo vetėm tė lidhem, por edhe tė vdes pėr emrin e Zotit Jezus." 14 Meqė nuk u bind, ne heshtėm dhe thamė: "U bėftė vullneti i Zotit!" 15 Pas kėtyre ditėve, u bėmė gati dhe morėm rrugėn pėr nė Jeruzalem. 16 Me ne erdhėn edhe disa prej dishepujve nga Cezareja, dhe na ēuan te njė qipriot me emrin Mnason, njė dishepull i vjetėr, nė shtėpinė e tė cilit do tė bunim. 17 Kur shkuam nė Jeruzalem, vėllezėrit na pritėn me gėzim. 18 Tė nesėrmen Pali erdhi me ne te Jakobi dhe aty kishin arritur tė gjithė pleqtė. 19 Si i pėrshėndeti, Pali filloi tu shpjegonte njė pėr njė ato qė kishte bėrė Perėndia midis kombeve nėpėrmjet shėrbesės sė tij. 20 Kur e dėgjuan, ata filluan tė lėvdojnė Perėndinė dhe i thanė: "Ti e sheh, o vėlla, sa mijėra judenj kanė besuar dhe tė gjithė i pėrmbahen me zell Ligjit. 21 U kanė folur pėr ty, qė ti i mėson tė gjithė judenjtė qė janė midis kombeve tė largohen nga Moisiu, duke u thėnė tė mos u bėjnė rrethprerjen fėmijėve dhe tė mos ecin sipas zakoneve. 22 Ētė bėjmė, pra? Ata patjetėr do ta marrin vesh qė ti ke ardhur. 23 Atėherė, bėj kėtė qė po tė themi ne. Kemi katėr burra qė janė betuar. 24 Merri me vete, pastrohu bashkė me ta dhe paguaji qė ta mbajnė kokėn tė rruar. Tė gjithė do ta marrin vesh se ato qė kanė dėgjuar pėr ty, nuk janė tė vėrteta, por qė edhe ti vetė e bėn jetėn sipas Ligjit. 25 Sa pėr ata tė kombeve qė kanė besuar, ne u kemi shkruar se e gjykuam me vend qė ata duhet tė heqin dorė nga ushqimi i flijuar pėr idhujt, nga gjaku, nga mishi i kafshėve tė mbytura dhe nga imoraliteti." 26 Pastaj Pali mori burrat me vete dhe tė nesėrmen, pasi u pastrua bashkė me ta, shkoi nė tempull, pėr tė shpallur afatin e plotėsimit tė ditėve tė pastrimit, sapo tė ofrohej flijimi pėr secilin prej tyre. 27 Kur po mbusheshin tė shtatė ditėt, judenjtė nga Azia, me ta parė atė nė tempull, ngritėn tė gjithė turmėn nė kėmbė dhe e kapėn, 28 duke thirrur: "O burra izraelitė, na ndihmoni! Ky ėshtė njeriu qė u flet tė gjithėve kudo kundėr popullit, kundėr Ligjit dhe kundėr kėtij vendi; ai, pėr mė tepėr, ka futur edhe grekė nė tempull dhe e ka ndotur kėtė vend tė shenjtė." 29 Sepse ata e kishin parė edhe mė parė Trofimin nga Efesi nė qytet bashkė me tė dhe mendonin se e kishte shtėnė Pali nė tempull. 30 I tėrė qyteti u ngrit dhe populli u dynd; si e kapėn Palin, e nxorėn jashtė tempullit dhe mbyllėn menjėherė dyert. 31 Ndėrsa kėrkonin ta vrisnin, kryemijėsit tė kohortės i vajti njė raport se nė tėrė Jeruzalemin kishte trazira. 32 Ai menjėherė mori disa ushtarė dhe kryeqindės dhe u dynd mbi ta. Ata, kur panė kryemijėsin dhe ushtarėt, nuk e rrahėn mė Palin. 33 Kryemijėsi u afrua, e kapi dhe urdhėroi qė tė lidhej me dy palė vargonj. Pastaj filloi ta pyeste kush ishte dhe ēkishte bėrė. 34 Disa nė turmė bėrtisnin pėr njė gjė, tė tjerė pėr njė gjė tjetėr dhe, kur nuk mundi tė marrė vesh tė vėrtetėn pėr trazirėn, urdhėroi qė ta sillnin nė fortesė. 35 Kur Pali ishte te shkallėt, atė e mbajtėn ushtarėt ndėr duar, pėr shkak tė dhunės sė turmės sė popullit, 36 qė i vinte nga pas, duke bėrtitur: "Zhdukeni!" 37 Kur po e fusnin nė fortesė, Pali i tha kryemijėsit: "A mė lejohet tė tė them diēka?" Ai i tha: "Dike greqisht? 38 Atėherė nuk qenke ti ai egjiptiani qė disa ditė mė parė ngriti popullin nė kryengritje dhe nxori nė shkretėtirė katėr mijė vrasės"? 39 Pali tha: "Unė jam judé nga Tarsi i Cilicisė, qytetar i njė qyteti jo tė parėndėsishėm; tė lutem, mė lejo ti flas popullit." 40 Me ti dhėnė leje, Pali qėndroi mbi shkallėt dhe i bėri shenjė me dorė popullit; kur u bė qetėsi e madhe, ai foli nė dialektin e hebraishtes dhe tha,
|
|||