Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

20
1
Pasi u qetėsua trazira, Pali thirri dishepujt dhe, si u dha zemėr e u pėrshėndosh me ta, mori rrugėn pėr nė Maqedoni.
2 Kaloi nėpėr ato krahina, duke u dhėnė zemėr njerėzve me fjalėn e vet, dhe mė nė fund arriti nė Greqi,
3 ku qėndroi tre muaj. Kur ishte gati pėr tė lundruar pėr nė Siri, judenjtė organizuan njė komplot kundėr tij dhe pėr kėtė arsye ai vendosi tė kthehej nga Maqedonia.
4 E shoqėronin Sopatri nga Verija, i biri i Pirros, Aristarku dhe Sekundi nga Selaniku, Gai nga Derba bashkė me Timoteun dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.
5 Por kėta kishin shkuar para nesh dhe po na prisnin nė Troadė.
6 Ne u nisėm me lundėr nga Filipi pas ditėve tė Bukės sė Ndorme dhe pas pesė ditėsh arritėm tek ata nė Troadė, ku qėndruam shtatė ditė.
7 Ditėn e parė tė javės, kur ishim mbledhur sė bashku pėr tė thyer bukėn, Pali filloi tė bisedonte me ta dhe, meqė kishte ndėr mend tė nisej tė nesėrmen, e zgjati bisedėn deri nė mesnatė.
8 Nė dhomėn e sipėrme, ku ishim mbledhur, kishte njė numėr tė madh llambash.
9 Ndėrsa Pali ligjėronte gjerė e gjatė, njė djalosh me emrin Eutik ishte ulur nė parvazin e dritares dhe kishte rėnė nė gjumė tė thellė. Kur e kishte kllapitur gjumi, ra nga kati i tretė poshtė dhe e ngritėn tė vdekur.
10 Por Pali zbriti poshtė, i ra pėrsipėr dhe si e pėrqafoi, tha: "Mos u shqetėsoni, sepse shpirti nuk i ka dalė."
11 Pastaj u ngjit lart, theu bukėn dhe hėngri. Si bisedoi gjatė deri nė tė gdhirė, u largua.
12 Djalin e sollėn tė gjallė dhe u ngushėlluan shumė.
13 Por ne vazhduam udhėn me anije dhe u drejtuam pėr nė Asos, ku do tė merrnim me vete prej andej Palin. Kėshtu kishte porositur ai, meqė kishte ndėr mend ta bėnte rrugėn mė kėmbė.
14 Kur u takua me ne nė Asos, e morėm me vete dhe shkuam nė Mitilenė.
15 Vazhduam lundrimin prej andej dhe tė nesėrmen arritėm pėrballė Kiosit; ditėn tjetėr arritėm nė Samos dhe tė nesėrmen nė Milet.
16 Pali kishte vendosur tė kalonte me anije nga Efesi, qė tė mos humbte kohė nė Azi, sepse ai nxitonte qė tė arrinte nė Jeruzalem, po tė ishte e mundur, ditėn e Rrėshajėve.
17 Nga Mileti ai dėrgoi dikė nė Efes dhe thirri pleqtė e kishės.
18 Kur arritėn tek ai, u tha: "Ju e dini se si kam jetuar gjatė gjithė kohės qė isha me ju, qė nė ditėn e parė qė shkela nė Azi,
19 duke i shėrbyer Zotit me shumė pėrvujtėri dhe me lot, megjithėse u vura nė prova tė vėshtira nga komplotet e judenjve.
20 Ju e dini qė jua thashė pa ngurruar tė gjitha ato qė ishin tė dobishme dhe ju mėsova hapur shtėpi mė shtėpi,
21 duke u dėshmuar si judenjve ashtu edhe grekėve pendimin te Perėndia dhe besimin nė Zotin tonė Jezus.
22 Dhe tani ja, unė, i shtyrė nga fryma, po shkoj nė Jeruzalem, pa ditur ēfarė do tė mė ndodhė atje.
23 Di vetėm qė nė ēdo qytet Fryma e Shenjtė mė paralajmėron, duke thėnė se mė presin vargonj dhe mundime.
24 Por nuk shqetėsohem pėr jetėn time, si diēka tė shtrenjtė pėr mua, mjaft qė tė mbaroj garėn time dhe tė pėrmbush detyrėn qė mora nga Zoti Jezus – tė jap dėshmi pėr ungjillin e hirit tė Perėndisė.
25 Dhe tani, ja, unė e di qė askush nga ju, midis tė cilėve kam predikuar mbretėrinė, nuk do ta shohė mė fytyrėn time.
26 Prandaj, po ju dėshmoj sot se jam i pafajshėm pėr gjakun e tė gjithė njerėzve,
27 sepse jua thashė pa ngurruar tė gjithė vullnetin e Perėndisė.
28 Kini kujdes pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė grigjėn, mbi tė cilėn Fryma e Shenjtė ju ka vėnė kujdestarė, qė tė jini barinj tė kishės sė Perėndisė, tė cilėn Ai e fitoi me gjakun e Vet.
29 Unė e di se pas largimit tim, ujq tė egėrsuar do tė vijnė nė mes jush, dhe nuk do ta kursejnė grigjėn.
30 Edhe prej jush vetė do tė dalin njerėz, qė do tė flasin prapėsira, pėr t’i tėrhequr dishepujt pas vetes.
31 Prandaj, rrini syēelė dhe mbani mend se kam tre vjet qė, me lot nė sy, po paralajmėroj natė e ditė secilin prej jush.
32 Dhe tani po ju lė nė dorė tė Perėndisė dhe tė fjalės sė hirit tė Tij, qė ėshtė nė gjendje t’ju ndėrtojė dhe t’ju japė trashėgiminė bashkė me tė gjithė ata qė janė tė shenjtėruar.
33 Nuk kam lakmuar as argjendin as arin as rrobat e ndokujt.
34 Ju vetė e dini se kėto duar kanė punuar pėr nevojat e mia dhe pėr ata qė kanė qenė me mua.
35 Nė ēdo gjė qė kam bėrė, ju kam treguar se kėshtu, duke u munduar, duhet t’i ndihmoni nevojtarėt dhe tė kujtoni fjalėt e Zotit Jezus, qė Ai Vetė ka thėnė: ‘Ėshtė bekim mė i madh tė japėsh sesa tė marrėsh’."
36 Si tha kėto, u ul nė gjunjė dhe u lut bashkė me tė gjithė ata.
37 Tė gjithė qanin me tė madhe, e rroknin Palin nė qafė dhe e puthnin.
38 Ajo qė i hidhėroi mė shumė, ishin fjalėt qė tha, se ata nuk do ta shihnin mė fytyrėn e tij. Dhe e pėrcollėn deri tek anija.