Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

19
1
Dhe ndodhi qė ndėrsa Apoloni ishte nė Korint, Pali pėrshkoi krahinat e sipėrme dhe erdhi nė Efes, ku gjeti disa dishepuj
2 dhe u tha: "A e morėt Frymėn e Shenjtė kur besuat?" Ata i thanė: "As qė kemi dėgjuar qė paska Frymė tė Shenjtė."
3 Ai tha: "Me ēfarė, pra, u pagėzuat?" Ata i thanė: "Me pagėzimin e Gjonit."
4 Pali tha: "Pagėzimi i Gjonit ishte pagėzim pendimi. Ai i tha popullit qė tė besonin nė Atė qė po vinte pas tij, domethėnė nė Jezusin."
5 Me ta dėgjuar, ata u pagėzuan nė emėr tė Zotit Jezus.
6 Kur Pali vuri duart mbi ta, tek ata erdhi Fryma e Shenjtė dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė tjera dhe tė profetizonin.
7 Ishin gjithsej rreth dymbėdhjetė burra.
8 Pali hyri nė sinagogė dhe vazhdoi tė fliste me guxim pėr tre muaj, duke diskutuar nė mėnyrė bindėse rreth mbretėrisė sė Perėndisė.
9 Meqė disa po tregoheshin kokėfortė dhe nuk bindeshin, duke folur keq para njerėzve pėr udhėn e Perėndisė, ai u largua prej tyre dhe i mori mė vete dishepujt, duke zhvilluar ēdo ditė diskutime nė shkollėn e njėfarė Tirani.
10 Kjo vazhdoi pėr dy vjet, kėshtu qė tė gjithė ata qė banonin nė Azi, judenj dhe grekė, e dėgjuan fjalėn e Zotit.
11 Perėndia bėnte mrekullira tė jashtėzakonshme me anė tė duarve tė Palit,
12 saqė mbi tė sėmurėt sillnin shami e pėrparėse qė i kishte prekur trupi i tij dhe sėmundjet largoheshin prej tyre dhe frymėt e liga dilnin jashtė.
13 Disa judenj yshtės dhe endacakė u orvatėn tė thėrrisnin emrin e Zotit Jezus mbi ata qė kishin frymėt e liga, duke thėnė: "Ju pėrgjėrohem pėr atė Jezus, qė predikon Pali."
14 Kėtė e bėnin shtatė djemtė e njėfarė Skevi, kryeprift jude.
15 Njė ditė fryma e ligė u pėrgjigj dhe u tha: "E njoh Jezusin dhe e di kush ėshtė Pali, po ju kush jeni?"
16 Njeriu qė kishte frymė tė ligė, u hodh mbi ta, i vuri tė gjithė pėrfund dhe i mundi, saqė ata ia mbathėn prej asaj shtėpie lakuriq e tė plagosur.
17 Kur e morėn vesh kėtė judenjtė dhe grekėt qė banonin nė Efes, mbi tė gjithė ata pllakosi frika dhe emri i Zotit Jezus ngrihej lart e mė lart.
18 Shumė nga ata qė kishin pėrqafuar besimin, tani vinin, rrėfeheshin dhe tregonin hapur ato qė kishin bėrė.
19 Shumė prej atyre qė kishin ushtruar magjinė, i sillnin librat dhe i digjnin para tė gjithėve; kur e llogaritėn vlerėn e tyre, doli se ishte pesėdhjetė mijė drama argjendi.
20 Kėshtu fjala e Zotit rritej fuqishėm dhe forcohej.
21 Pas kėtyre qė ndodhėn, Pali vendosi, qė pasi tė kalonte nėpėr Maqedoni dhe Akai, tė shkonte nė Jeruzalem, dhe thoshte: "Pasi tė kem arritur atje, mė duhet tė shoh edhe Romėn."
22 Dėrgoi nė Maqedoni dy nga ata qė i shėrbenin, Timoteun dhe Erastin, ndėrsa vetė ai qėndroi pėr njėfarė kohe nė Azi.
23 Nė atė kohė u bė njė trazirė e madhe nė lidhje me Udhėn e Perėndisė.
24 Sepse njė argjendar, me emrin Dhimitėr, qė bėnte tempuj tė Artemidės nė argjend, u sillte zejtarėve fitim jo tė vogėl.
25 Ai i mblodhi ata si dhe punėtorėt e sė njėjtės mjeshtėri dhe u tha: "Burra, ju e dini se nga kjo mjeshtėri vjen fitimi ynė.
26 Siē e shikoni dhe e dėgjoni, ky njeri, Pali, i bindi dhe u ktheu mendjen njė numri tė madh njerėzish, jo vetėm nė Efes, por gati nė gjithė Azinė, duke thėnė qė nuk janė perėndi ato qė bėhen nga duar njerėzish.
27 Ka rrezik qė jo vetėm kjo mjeshtėri jona tė bjerė poshtė, por edhe tempulli i perėndeshės sė madhe Artemidė tė quhet si i pavlerė dhe t’i zvogėlohet madhėshtia asaj qė tėrė Azia dhe bota mbarė e adhurojnė."
28 Kur dėgjuan kėto, atyre u hipi zemėrimi dhe filluan tė bėrtasin: "E Madhe ėshtė Artemida e efesianėve!"
29 Mbarė qytetin e pushtoi rrėmuja dhe tė gjithė me njė mendje, si rrėmbyen Gain dhe Aristarkun maqedonas, bashkudhėtarin e Palit, u turrėn njėsh drejt teatrit.
30 Pali donte tė dilte para turmės, por dishepujt nuk e lanė.
31 Edhe disa prej parisė sė krahinės sė Azisė, qė ishin miq me tė, dėrguan njeri tek ai dhe iu lutėn qė tė mos dilte nė teatėr.
32 Njerėzit e mbledhur ishin nė rrėmujė, disa thėrrisnin njė gjė, tė tjerė njė gjė tjetėr, dhe shumica nuk dinin pėrse ishin mbledhur.
33 Nxorėn prej turmės Aleksandrin, meqė judenjtė e kishin vėnė pėrpara; Aleksandri bėri shenjė me dorė pėr qetėsi dhe u bė gati tė bėnte mbrojtjen e vet para turmės.
34 Por kur e morėn vesh qė ai ishte jude, tė gjithė thirrėn me njė zė pėr gati dy orė: "E Madhe ėshtė Artemida e efesianėve!"
35 Shkruesi i qytetit, si e qetėsoi turmėn, tha: "Burra efesianė, a ka njeri nė botė qė nuk e di se qyteti i efesianėve ėshtė ruajtėsi i tempullit tė Artemidės sė madhe dhe i shėmbėlltyrės sė saj tė rėnė nga qielli?
36 Meqė kėto janė fakte tė pamohueshme, ju duhet tė rrini urtė e tė mos bėni asgjė tė rrėmbyer.
37 Sepse kėta njerėz, qė keni sjellė, nuk janė as plaēkitės tempujsh as nuk kanė sharė perėndeshėn tonė.
38 Pra, nėse Dhimitri dhe mjeshtrit qė janė me tė kanė ndonjė ankesė kundėr dikujt, gjykatat punojnė dhe prokonsujt atje janė; le tė hedhin nė gjyq njėri-tjetrin.
39 Por, nėse kėrkoni ndonjė gjė mė tepėr, ajo do tė vendoset nė kuvend sipas ligjit.
40 Sepse ka rrezik tė na padisin si kryengritės pėr ngjarjen e sotme dhe, duke mos pasur asnjė shkak pėr tė, nuk do tė jemi nė gjendje tė shfajėsohemi pėr kėtė trazirė." Dhe si tha kėto, e shpėrndau kuvendin.