| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
18 1 Pas kėtyre ngjarjeve Pali u largua nga Athina dhe shkoi nė Korint. 2 Aty gjeti njė jude me emrin Akuila, lindur nė Pont, qė kishte ardhur rishtas nga Italia me tė shoqen Priskilėn, sepse Klaudi kishte urdhėruar qė tė gjithė judenjtė tė largoheshin nga Roma. Pali shkoi tek ata. 3 Meqė kishin tė njėjtėn mjeshtėri, tendabėrės, ai qėndroi me ta dhe filloi tė punonte. 4 Ēdo tė shtunė diskutonte nė sinagogė dhe pėrpiqej ti bindte judenjtė dhe grekėt. 5 Por kur Sila dhe Timoteu erdhėn nga Maqedonia, Pali i ishte pėrkushtuar i tėri fjalės, duke u dėshmuar judenjve se Jezusi ėshtė Krishti. 6 Meqė ata e kundėrshtonin dhe blasfemonin, ai shkundi rrobat dhe u tha: "Gjaku juaj rėntė mbi kokėn tuaj! Unė jam i pastėr. Qė tani e tutje do tė shkoj te kombet." 7 Me tu laguar prej andej, shkoi nė shtėpinė e njė njeriu me emrin Titus Justi, njė adhurues i Perėndisė, qė e kishte shtėpinė ngjitur me sinagogėn. 8 Krispi, kreu i sinagogės, bashkė me tėrė shtėpinė e vet besuan nė Zotin; shumė prej korintasve, pasi e dėgjuan, filluan tė besojnė dhe tė pagėzohen. 9 Zoti i tha Palit natėn nė njė vegim: "Mos ki frikė, por fol dhe mos hesht, 10 sepse Unė jam me ty dhe askush nuk do tė vėrė dorė mbi ty pėr tė tė bėrė keq, sepse kam shumė njerėz nė kėtė qytet." 11 Atje qėndroi njė vit e gjashtė muaj, duke u mėsuar atyre fjalėn e Perėndisė. 12 Kur Galioni ishte prokonsull i Akaisė, tė gjithė judenjtė, pa pėrjashtim, u ngritėn kundėr Palit dhe e ēuan para gjyqit, 13 duke thėnė: "Ky, nė kundėrshtim me ligjin, i bind njerėzit qė tė adhurojnė Perėndinė." 14 Por kur Pali ishte gati pėr tė folur, Galioni u tha judenjve: "Po tė ishte ndonjė padrejtėsi apo keqbėrje, o judenj, do tju dėgjoja me durim, siē ėshtė e arsyeshme, 15 por po tė jetė ēėshtje fjalėsh apo emrash ose qė lidhet me ligjin tuaj, shikojeni ju vetė kėtė punė; unė nuk kam ndėr mend tė jem gjykatės pėr kėto gjėra." 16 Dhe i largoi nga gjyqi. 17 Ata tė gjithė kapėn Sostenin, kreun e sinagogės, dhe filluan ta rrahin pėrpara gjyqit. Galioni nuk shqetėsohej fare pėr asnjė nga kėto punė. 18 Pali, pasi qėndroi atje edhe shumė ditė, u tha lamtumirė vėllezėrve dhe mori udhėn me anije pėr nė Siri. Me tė ishin Priskila dhe Akuila. Qethi kokėn nė Kenkrea, sepse kishte lidhur njė kusht. 19 Arritėn nė Efes, ku Pali la Priskilėn dhe Akuilėn. Ai vetė hyri nė sinagogė dhe nisi njė diskutim me judenjtė. 20 Kur i kėrkuan qė tė qėndronte pėr njė kohė mė tė gjatė, ai nuk pranoi, 21 por u pėrshėndet me ta, duke thėnė: "Do tė kthehem pėrsėri te ju, nė dashtė Perėndia", dhe u nis me anije nga Efesi. 22 Si arriti nė Cezare, u ngjit nė Jeruzalem pėr tė pėrshendetur kishėn, dhe pastaj zbriti nė Antioki. 23 Si kaloi njėfarė kohe atje, u largua dhe pėrshkoi me radhė vendin e Galacisė dhe tė Frigjisė, duke u dhėnė forcė tė gjithė dishepujve. 24 Ndėrkohė njė jude me emrin Apolon, i lindur nė Aleksandri, erdhi nė Efes. Ai ishte njeri i gojės dhe i njihte fort mirė Shkrimet. 25 Kishte marrė mėsime nė rrugėn e Zotit dhe fliste plot zell e u mėsonte njerėzve me saktėsi gjėrat pėr Jezusin, megjithėse njihte vetėm pagėzimin e Gjonit. 26 Ai filloi tė fliste hapur nė sinagogė. Por kur e dėgjuan Priskila dhe Akuila, e morėn mėnjanė dhe ia shtjelluan mė saktė rrugėn e Perėndisė. 27 Kur ai deshi tė kalonte nė Akai, vėllezėrit i dhanė zemėr dhe u shkruan dishepujve qė ta prisnin. Si arriti, ai u dha ndihmė tė madhe atyre qė kishin besuar nėpėrmjet hirit. 28 Sepse ai i kundėrshtonte me forcė judenjtė, duke treguar nėpėrmjet Shkrimeve se Jezusi ėshtė Krishti.
|
|||