Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

16
1
Ai arriti nė Derbė dhe nė Listėr, ku ishte njė dishepull me emrin Timote, i biri i njė gruaje besimtare nga Judeja e me babanė grek.
2 Vėllezėrit nė Listėr dhe Ikoni flisnin mirė pėr tė.
3 Pali donte ta merrte me vete dhe, si e mori, e rrethpreu pėr shkak tė judenjve qė ishin nė ato vende, sepse tė gjithė e dinin qė i ati ishte grek.
4 Ndėrsa kalonin nga njė qytet nė tjetrin, u dorėzonin njerėzve vendimet qė kishin marrė apostujt dhe pleqtė nė Jeruzalem, dhe i porositnin t’u bindeshin atyre.
5 Kėshtu, kishat forcoheshin nė besim dhe shtoheshin pėrditė nė numėr.
6 Atėherė kaluan nėpėr krahinėn e Frigjisė dhe tė Galacisė, ku Fryma e Shenjtė nuk i lejoi tė shpallnin fjalėn nė Azi.
7 Kur arritėn nė Mizi, deshėn tė shkonin nė Bitini, por Fryma e Jezusit nuk i lejoi.
8 Kaluan nėpėr Mizi dhe zbritėn nė Troadė.
9 Gjatė natės Palit iu shfaq njė vegim: njė maqedonas po qėndronte dhe e luste duke i thėnė: "Kalo nė Maqedoni dhe na ndihmo."
10 Kur e pa vegimin, ne menjėherė u bėmė gati tė shkojmė nė Maqedoni, tė bindur qė Perėndia na kishte thirrur pėr t’u shpallur atyre ungjillin.
11 Pasi u nisėm me anije nga Troada, lundruam drejt pėr nė Samotrakė dhe tė nesėrmen pėr nė Neapolis.
12 Prej andej shkuam nė Filipi, koloni romake dhe qyteti i parė i asaj krahine tė Maqedonisė, ku qėndruam disa ditė.
13 Ditėn e shtunė dolėm jashtė qytetit anės lumit, duke menduar se ky ishte vend pėr lutje; u ulėm e filluam t’u flasim grave qė ishin mbledhur.
14 Njė grua me emrin Lidia, nga qyteti i Tiatirės, qė shiste pėlhura tė purpurta, adhuruese e Perėndisė, po dėgjonte. Asaj ia hapi zemrėn Zoti, qė t’u vinte veshin atyre qė fliste Pali.
15 Kur u pagėzua ajo dhe shtėpia e saj, na u lut, duke thėnė: "Po tė mė gjykoni si besnike ndaj Zotit, ejani dhe qėndroni nė shtėpinė time." Dhe na bėri tė pranojmė.
16 Njėherė gjatė rrugės pėr nė vendin e lutjes, na takoi njė shėrbėtore qė kishte njė frymė fallxhori, e cila u sillte fitim tė madh zotėrinjve tė saj, duke kallėzuar fatin.
17 Ajo, duke ndjekur Palin dhe ne, qante dhe thoshte: "Kėta njerėz janė shėrbėtorė tė Mė tė Lartit Perėndi dhe po ju shpallin rrugėn e shpėtimit."
18 Ajo vazhdoi ta bėnte kėtė pėr shumė ditė. Por Pali, i mėrzitur, u kthye dhe i tha frymės: "Tė urdhėroj nė emėr tė Jezus Krishtit tė dalėsh prej saj!" Dhe fryma doli nė ēast.
19 Zotėrinjtė e saj, kur e panė qė u iku shpresa e fitimit tė tyre, i kapėn Palin dhe Silėn dhe i tėrhoqėn zvarrė te sheshi i tregut para autoriteteve.
20 I sollėn pėrpara pretorėve dhe thanė: "Kėta njerėz, qė janė judenj, nxitin trazira nė qytetin tonė
21 dhe pėrhapin zakone qė ne, si romakė qė jemi, e kemi tė ndaluar t’i pranojmė dhe t’i zbatojmė."
22 Turma u lėshua e gjitha bashkė kundėr tyre. Pretorėt ua shqyen rrobat dhe dhanė urdhėr qė t’i rrihnin me shkopinj.
23 Si i rrahėn paq me shkopinj, i flakėn nė burg dhe e porositėn rojėn e burgut qė t’i ruante mirė.
24 Roja, me tė marrė njė porosi tė tillė, i hodhi nė qelinė e brendshme dhe ua shtrėngoi kėmbėt nė trung.
25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe po i kėndonin himne Perėndisė dhe tė burgosurit e tjerė i dėgjonin.
26 Papritur ra njė tėrmet i madh, saqė themelet e burgut u tundėn; tė gjitha dyert u hapėn menjėherė dhe tė gjithėve iu liruan prangat.
27 Roja e burgut u zgjua, dhe, kur pa qė dyert ishin tė hapura, nxori shpatėn dhe ishte gati tė vriste veten, duke menduar se kishin ikur tė burgosurit.
28 Por Pali thirri me zė tė lartė: "Mos i bėj keq vetes, sepse tė gjithė ne jemi kėtu."
29 Atėherė ai, si kėrkoi diēka pėr tė bėrė dritė, u turr brenda dhe, duke u dridhur i tėri, u ra ndėr kėmbė Palit dhe Silės.
30 Pasi i nxori jashtė, tha: "Zotėrinj, ēfarė duhet tė bėj qė tė shpėtohem?"
31 Ata thanė: "Beso nė Zotin Jezus dhe do tė shpėtohesh ti dhe shtėpia jote."
32 I folėn fjalėn e Zotit atij dhe tė gjithė atyre qė ishin nė shtėpinė e tij.
33 Ai i mori me vete qė nė atė orė tė natės, u lau plagėt dhe menjėherė ai dhe gjithė njerėzit e tij u pagėzuan.
34 Me t’i sjellė nė shtėpi, ua shtroi tryezėn dhe u gėzua me gjithė njerėzit e vet, sepse kishte besuar Perėndinė.
35 Kur zbardhi dita, pretorėt dėrguan mbajtėsit e rendit dhe u thanė: "Lirojini ata njerėz!"
36 Roja i burgut e njoftoi Palin me kėto fjalė: "Pretorėt kanė urdhėruar qė ju tė liroheni. Tani, pra, mund tė dilni. Shkoni nė paqe."
37 Por Pali u tha: "Si na rrahėn nė sy tė botės pa gjyq, megjithėse jemi qytetarė romakė, na flakėn nė burg dhe tani po na nxjerrin fshehurazi? Jo kurrsesi! Le tė vijnė vetė e tė na nxjerrin jashtė."
38 Ruajtėsit e rendit ua ēuan kėto fjalė pretorėve. Kėta u frikėsuan kur dėgjuan qė ata ishin romakė.
39 Erdhėn e iu lutėn dhe, kur i nxorėn jashtė, kėrkuan qė tė largoheshin nga qyteti.
40 Kur dolėn nga burgu, ata hynė nė shtėpinė e Lidias, ku takuan vėllezėrit dhe u dhanė zemėr. Pastaj u larguan.