| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
15 1 Disa qė zbritėn nga Judeja, filluan tu mėsonin vėllezėrve: "Po tė mos bėni rrethprerjen, sipas zakonit tė Moisiut, nuk mund tė shpėtoheni." 2 Kur midis tyre dhe Palit e Barnabės lindi njė mosmarrėveshje dhe njė debat i ashpėr, atėherė vėllezėrit vendosėn qė Pali, Barnaba dhe disa tė tjerė prej tyre, tė ngjiteshin nė Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtė pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje. 3 Ata, pra, tė shoqėruar njė copė rrugė nga kisha, kaluan nėpėr Feniki dhe Samari, duke pėrshkruar me hollėsi se si kombet kishin pėrqafuar besimin, duke u sjellė gėzim tė madh tė gjithė vėllezėrve. 4 Kur arritėn nė Jeruzalem, ata i priti kisha, apostujt e pleqtė dhe u treguan kėtyre gjithė sa kishte bėrė Perėndia nėpėrmjet tyre. 5 Por disa, nga sekti i farizenjve, qė kishin pėrqafuar besimin, u ngritėn dhe thanė: "Ata duhen tė bėjnė rrethprerjen dhe tu kėrkohet qė ta ruajnė Ligjin e Moisiut." 6 Apostujt dhe pleqtė u mblodhėn pėr ta shqyrtuar kėtė punė. 7 Pas njė debati tė madh, Pjetri u ngrit dhe u tha: "Vėllezėr, ju e dini se Perėndia, qė nė kohėt e para, zgjodhi midis jush, qė kombet tė dėgjojnė nėpėrmjet gojės sime fjalėn e ungjillit dhe tė besojnė. 8 Perėndia qė njeh ēdo zemėr, u dha dėshmi, duke u dhėnė Frymėn e Shenjtė, siē bėri edhe me ne. 9 Ai nuk bėnte asnjė dallim midis nesh dhe tyre, duke u pastruar zemrat me anė tė besimit. 10 Pra, tani, pėrse e vini nė provė Perėndinė, duke u hedhur dishepujve nė qafė njė zgjedhė, tė cilėn as etėrit tanė dhe as ne nuk ishim nė gjendje ta mbanim? 11 Por ne besojmė, se jemi tė shpėtuar me anė tė hirit tė Zotit Jezus, po ashtu si dhe ata." 12 Tė gjithė heshtėn dhe dėgjonin Barnabėn dhe Palin, ndėrsa ata tregonin ēshenja e ēmrekulli kishte bėrė Perėndia nėpėrmjet tyre ndėr kombet. 13 Kur heshtėn, Jakobi u pėrgjigj, duke thėnė: "Vėllezėr, mė dėgjoni! 14 Simoni ka treguar se si Perėndia nė fillim i vizitoi kombet pėr tė marrė prej tyre njė popull pėr emrin e Vet. 15 Me kėtė pajtohen fjalėt e profetėve, siē ėshtė shkruar, 16 Pas kėtyre gjėrave do tė kthehem dhe do tė rindėrtoj tendėn e Davidit, qė ėshtė rrėzuar. Do ti rindėrtoj rrėnojat e tij dhe do ta ngre pėrsėri mė kėmbė, 17 qė pjesa tjetėr e njerėzve tė kėrkojnė Zotin si edhe tė gjitha kombet, qė thirren me emrin Tim; kėshtu thotė Zoti qė i bėn kėto gjėra 18 tė njohura prej kohėsh. 19 Prandaj unė e gjykoj me vend qė tė mos i shqetėsojmė ata njerėz tė kombeve qė kthehen te Perėndia, 20 por tu shkruajmė qė tė heqin dorė nga gjėrat e ndotura nga idhujt, nga imoraliteti, nga kafshėt e mbytura dhe nga gjaku. 21 Sepse Moisiun e predikojnė nė ēdo qytet, qė nga brezat e hershėm, dhe e lexojnė ēdo tė shtunė nėpėr sinagoga." 22 Atėherė apostujve dhe pleqve, bashkė me tėrė kishėn, iu duk e udhės qė tė zgjidhnin njerėz midis tyre pėr ti dėrguar nė Antioki me Palin dhe Barnabėn. Ata zgjodhėn Judėn qė quhej Barsaba dhe Silėn, njerėz qė ishin prijės ndėr vėllezėrit. 23 Dėrguan kėtė letėr nėpėrmjet tyre: "Apostujt dhe pleqtė, vėllezėrit tuaj, pėrshėndesin vėllezėrit qė janė prej kombeve nė Antioki, Siri dhe Cilici. 24 Meqenėse dėgjuam qė disa, qė kanė dalė nga gjiri ynė, por qė nuk ishin tė autorizuar prej nesh, ju kanė shqetėsuar me fjalė, duke ju trazuar shpirtrat, 25 na u duk me vend, pasi ramė nė njė mendje, qė tė zgjedhim njerėz dhe tjua dėrgojmė bashkė me tė dashurit tanė Barnabėn dhe Palin, 26 njerėz qė kanė rrezikuar jetėn e vet pėr emrin e Zotit tonė Jezus Krisht. 27 Prandaj dėrguam Judėn dhe Silėn, tė cilėt do tjua thonė me gojėn e tyre po ato gjėra. 28 Sepse u duk e udhės pėr Frymėn e Shenjtė dhe pėr ne qė tė mos ju ngarkojmė me asnjė barrė mė tė madhe veē kėtyre gjėrave tė domosdoshme: 29 tė hiqni dorė nga ushqimi i flijuar pėr idhujt, nga gjaku, nga kafshėt e mbytura dhe nga imoraliteti. Do tė bėni mirė ta ruani veten tuaj nga kėto. Qofshi mirė." 30 Kėshtu, si u pėrcollėn, ata zbritėn nė Antioki dhe me tė mbledhur njerėzit, u dorėzuan letrėn. 31 Njerėzit e lexuan dhe u gėzuan, sepse u jepte zemėr. 32 Juda dhe Sila, duke qenė edhe ata profetė, u folėn shumė vėllezėrve duke u dhėnė zemėr dhe forcė. 33 Si qėndruan njėfarė kohe, vėllezėrit i pėrcollėn me bekime paqeje pėr tu kthyer tek ata qė i dėrguan. 35 Por Pali dhe Barnaba qėndruan nė Antioki, duke mėsuar dhe duke predikuar fjalėn e Zotit edhe me shumė njerėz tė tjerė. 36 Pas disa ditėsh Pali i tha Barnabės: "Tė kthehemi e tė vizitojmė vėllezėrit nė ēdo qytet ku kemi predikuar fjalėn e Zotit, tė shohim si janė." 37 Barnaba dėshironte tė merrte me vete edhe Gjonin, qė e thėrrisnin Mark. 38 Por Pali mendonte qė mė mirė tė mos e merrnin me vete kėtė, qė i kishte braktisur nė Pamfili dhe nuk kishte vazhduar punėn me ta. 39 Midis tyre lindi njė mosmarrėveshje aq e ashpėr, saqė u ndanė nga njėri-tjetri. Barnaba mori me vete Markun dhe u nis me lundėr pėr nė Qipro. 40 Pali zgjodhi Silėn dhe, pasi vėllezėrit ia besuan hirit tė Zotit, u largua, 41 dhe vazhdoi rrugėn nėpėr Siri dhe Cilici, duke forcuar kishat.
|
|||