Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

14
1
Edhe nė Ikoni ata hynė sė bashku nė sinagogėn e judenjve dhe folėn nė atė mėnyrė, saqė njė turmė e madhe judenjsh dhe grekėsh pėrqafuan besimin.
2 Por judenjtė, qė nuk pranonin tė besonin, i trazuan dhe i acaruan shpirtrat e kombeve kundėr vėllezėrve.
3 Megjithatė ata kaluan njė kohė tė gjatė duke folur me guxim pėr Zotin, i cili dėshmonte pėr fjalėn e hirit tė Tij, duke lejuar qė tė bėheshin shenja dhe mrekulli me anė tė duarve tė tyre.
4 Por gjindja e qytetit u nda; disa ishin me judenjtė dhe disa tė tjerė ishin me apostujt.
5 Kur kombet dhe judenjtė bashkė me krerėt e tyre u orvatėn t’i keqtrajtojnė e t’i vrasin me gurė,
6 atėherė ata, me ta marrė vesh, ikėn nė qytetet e Likaonisė, nė Listėr e nė Derbė, si dhe nė zonėn pėrreth;
7 atje vazhduan tė predikonin ungjillin.
8 Nė Listėr rrinte ulur njė njeri qė e kishin lėnė kėmbėt, i ēalė qė nė bark tė nėnės, i cili nuk kishte ecur kurrė.
9 Ky dėgjonte Palin qė po fliste. Pali ia kishte ngulur sytė dhe, kur pa qė ai kishte besim pėr t’u shėruar,
10 tha me zė tė lartė: "Ēohu drejt nė kėmbė." Ai u ēua brof mė kėmbė dhe filloi tė ecė.
11 Kur turmat panė atė qė bėri Pali, thirrėn me zė tė lartė nė likaonishte: "Perėnditė janė bėrė si njerėz dhe kanė zbritur te ne."
12 Barnabėn e quanin Zeus dhe Palin Merkur, meqenėse ai e merrte fjalėn.
13 Prifti i Zeusit, tempulli i tė cilit ishte para qytetit, solli dema dhe kurora te porta, sepse donte t’u ofronte flijime sė bashku me turmat.
14 Por kur e dėgjuan apostujt, Barnaba dhe Pali, shqyen rrobat e veta dhe u turrėn drejt turmės, duke thirrur
15 dhe duke thėnė: "Burra, pėrse i bėni kėto? Edhe ne jemi njerėz njėsoj si ju dhe po ju shpallim ungjillin qė tė hiqni dorė nga kėto gjėra tė kota e tė ktheheni te Perėndia i gjallė, qė bėri qiellin, tokėn, detin dhe gjithēka qė ėshtė ndėr to.
16 Nė brezat e kaluar Ai i lejoi tė gjitha kombet tė ndiqnin rrugėt e tyre.
17 Megjithatė nuk e la veten e Vet pa dėshmi. Ai bėri mirė, duke sjellė shira dhe stinė tė frytshme nga qielli, duke ju dhėnė ushqim dhe duke ju mbushur zemrat me gėzim."
18 Edhe pse i thoshin kėto gjėra, mezi i mbanin turmat qė tė mos u bėnin flijim.
19 Por erdhėn disa judenj nga Antiokia dhe Ikonia dhe, pasi i bėnė pėr vete turmat, e qėlluan Palin me gurė dhe e hoqėn zvarrė jashtė qytetit, duke pandehur se kishte vdekur.
20 Por, kur dishepujt u mblodhėn rreth tij, ai u ngrit dhe hyri nė qytet. Ditėn tjetėr doli e shkoi bashkė me Barnabėn nė Derbė.
21 Si predikuan ungjillin nė atė qytet dhe bėnė shumė dishepuj, u kthyen nė Listėr, nė Ikoni dhe nė Antioki,
22 duke forcuar shpirtrat e dishepujve, duke u dhėnė zemėr qė t’i mbaheshin besimit dhe duke thėnė: "Duhet tė kalojmė shumė mundime, qė tė hyjmė nė mbretėrinė e Perėndisė."
23 Pali dhe Barnaba caktuan pleqtė pėr ēdo kishė dhe, me lutje e me agjėrime, i lanė ata nė dorė tė Zotit, nė tė cilin kishin besuar.
24 Si kaluan nėpėr Pisidi, arritėn nė Pamfili.
25 Pasi predikuan fjalėn nė Pergė, zbritėn nė Atali
26 dhe prej andej lundruan pėr nė Antioki, atje ku i ishin besuar hirit tė Perėndisė pėr veprėn qė kishin kryer.
27 Pasi arritėn dhe mblodhėn kishėn, filluan tė tregonin gjithė sa kishte bėrė Perėndia nėpėrmjet tyre dhe se Ai u kishte hapur kombeve derėn e besimit.
28 Dhe qėndruan me dishepujt pėr njė kohė tė gjatė.