Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28


Veprat

13
1
Nė kishėn, qė ishte nė Antioki kishte profetė dhe mėsues si: Barnaba, Simeoni, qė e thėrrisnin Niger, Luci nga Kirena, Manaini, qė ishte rritur bashkė me tetrarkun Herod, dhe Sauli.
2 Ndėrsa ata po shėrbenin pėr Zotin dhe agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: "M’i ndani veē Barnabėn dhe Saulin pėr punėn qė i kam thirrur."
3 Pastaj, pasi agjėruan dhe u lutėn, vunė duart mbi ta dhe i nisėn.
4 Ata pra, tė dėrguar nga Fryma e Shenjtė, zbritėn nė Seleuki dhe prej andej lundruan pėr nė Qipro.
5 Kur arritėn nė Salaminė, filluan tė shpallin fjalėn e Perėndisė nė sinagogat e judenjve; kishin edhe Gjonin si ndihmės.
6 Pasi pėrshkuan tėrė ishullin deri nė Pafos, gjetėn njė magjistar, njė profet tė rremė jude, qė e kishte emrin Barjezus,
7 i cili rrinte me prokonsullin, Sergj Palin, njė burrė i zgjuar. Ky thirri Barnabėn dhe Saulin dhe kėrkoi tė dėgjonte fjalėn e Perėndisė.
8 Por Elima, magjistari (sepse kėshtu pėrkthehet emri i tij), i kundėrshtonte dhe kėrkonte ta largonte prokonsullin nga besimi.
9 Sauli, qė quhej edhe Pal, i mbushur me Frymėn e Shenjtė, ia kishte ngulur sytė
10 dhe i tha: "Ti, o bir i djallit, qė je plot me ēdo lloj mashtrimi dhe intrige, armik i ēdo lloj drejtėsie, kur do tė heqėsh dorė nga shtrembėrimi i rrugėve tė drejta tė Zotit?
11 Ja pra, tani dora e Zotit ka rėnė mbi ty dhe do tė mbetesh i verbėr e nuk do ta shohėsh diellin pėr njėfarė kohe." Menjėherė mbi tė ra mjegull dhe errėsirė dhe vinte vėrdallė e kėrkonte njerėz qė ta hiqnin pėr dore.
12 Atėherė prokonsulli, duke parė atė qė ndodhi, besoi, sepse mbeti i mahnitur nga mėsimi i Zotit.
13 Pali me shokėt e vet u nisėn me anije prej Pafosit dhe shkuan nė Pergė tė Pamfilisė. Gjoni i la ata dhe u kthye nė Jeruzalem.
14 Ata, duke kaluar nga Perga, arritėn nė Antioki tė Pisidisė dhe ditėn e shtunė hynė nė sinagogė dhe u ulėn aty.
15 Pas leximit tė Ligjit dhe tė Profetėve, krerėt e sinagogės dėrguan dikė qė t’u thoshte: "Vėllezėr, po tė keni ndonjė fjalė qė t’i japė zemėr popullit, thuajeni."
16 Pali u ngrit dhe, duke bėrė shenjė me dorė, tha: "O burra tė Izraelit dhe ju qė i druheni Perėndisė, dėgjoni!
17 Perėndia i kėtij populli, i Izraelit, zgjodhi etėrit tanė; e lartėsoi popullin gjatė qėndrimit nė tokėn e Egjiptit; i nxori prej andej me njė krah tė fuqishėm;
18 e duroi sjelljen e tyre nė shkretėtirė pėr rreth dyzet vjet;
19 rrėnoi shtatė kombe nė tokėn e Kanaanit dhe ua dha tokėn e tyre si trashėgim.
20 Kjo vazhdoi pėr rreth katėrqind e pesėdhjetė vjet. Pastaj Ai u dha gjykatės deri nė kohėn e profetit Samuel.
21 Pastaj ata kėrkuan mbret dhe Perėndia u dha Saulin, birin e Kisit, njė burrė nga fisi i Beniaminit, qė mbretėroi pėr dyzet vjet.
22 Si e hoqi Saulin, Ai u dha Davidin si mbret tė tyre, pėr tė cilin Ai dėshmoi duke thėnė: ‘Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrės Sime, e qė do tė bėjė ēdo gjė sipas vullnetit Tim.’
23 Nga pasardhėsit e kėtij njeriu, Perėndia, sipas premtimit, i solli Izraelit njė Shpėtimtar, Jezusin.
24 Gjoni, pėrpara ardhjes sė Tij, i kishte shpallur tė gjithė popullit tė Izraelit pagėzimin e pendimit.
25 Kur Gjoni po pėrfundonte punėn e vet, tha: ‘Kush mendoni se jam unė? Unė nuk jam Ai. Por ja, po vjen pas meje njė, tė cilit unė nuk jam i denjė t’i zgjidh sandalet e kėmbėve.’
26 Vėllezėr, bij tė fisit tė Abrahamit, si edhe ata midis jush qė i druhen Perėndisė, neve na u dėrgua fjala e kėtij shpėtimi.
27 Ata qė banojnė nė Jeruzalem si edhe krerėt e tyre duke mos e njohur Jezusin, madje duke e dėnuar Atė, bėnė qė tė pėrmbushen fjalėt e profetėve, qė lexohen ēdo tė shtunė nėpėr sinagogat.
28 Megjithėse nuk gjetėn asnjė shkak pėr ta dėnuar me vdekje, i kėrkuan Pilatit qė Ai tė vritej.
29 Dhe kur i kryen tė gjitha ato qė ishin shkruar pėr Tė, e ulėn poshtė nga druri dhe e vunė nė njė varr.
30 Por Perėndia e ngjalli nga tė vdekurit
31 dhe pėr shumė ditė Ai iu shfaq atyre qė u ngjitėn me Tė nga Galileja nė Jeruzalem, dhe qė tani janė dėshmitarėt e Tij para popullit.
32 Ne po ju shpallim lajmin e mirė: premtimin qė Perėndia u bėri etėrve tanė
33 na e ka pėrmbushur neve, fėmijėve [tė tyre], duke ngjallur Jezusin, siē ėshtė shkruar edhe tek Psalmi i dytė: ‘Ti je Biri Im; Unė sot jam bėrė Ati yt.’
34 Pėr atė qė Ai e ngjalli prej tė vdekurve pėr tė mos u kalbur mė kurrė, ka thėnė kėshtu: ‘Do t’ju jap bekimet e shenjta dhe tė sigurta qė i janė premtuar Davidit.’
35 Prandaj edhe nė njė Psalm tjetėr, Ai thotė: ‘Nuk do tė lejosh qė i Shenjti Yt tė shohė kalbje.’
36 Sepse Davidi, pasi shėrbeu nė brezin e vet sipas vullnetit tė Perėndisė, ra nė gjumė dhe u bashkua me etėrit e vet e u kalb,
37 por Ai, tė cilin ngjalli Perėndia, nuk pa kalbje.
38 Ta dini pra, vėllezėr, se nėpėrmjet Tij ju shpallet falja e mėkateve dhe e tė gjitha gjėrave prej tė cilave nuk mund tė shfajėsoheni me anė tė ligjit tė Moisiut.
39 Nėpėrmjet Kėtij shfajėsohet kushdo qė beson.
40 Kini kujdes pra, se mos ju ndodhė ajo qė ėshtė thėnė nga profetėt.
41 ‘Hapni sytė, ju o pėrbuzės, mrekullohuni dhe zhdukuni; sepse Unė po kryej njė vepėr nė ditėt tuaja, njė vepėr tė cilėn nuk do ta besonit, po t’jua tregonte ndokush’."
42 Kur Pali dhe Barnaba po dilnin, populli u lutej qė t’i flisnin pėr kėto punė edhe tė shtunėn tjetėr.
43 Pasi u shpėrnda sinagoga, shumė nga judenjtė dhe prozelitėt e pėrshpirtshėm shkuan pas Palit dhe Barnabės; kėta u folėn dhe i nxitėn qė tė vazhdonin tė vendosur nė hirin e Perėndisė.
44 Tė shtunėn tjetėr pothuaj i gjithė qyteti u mblodh pėr tė dėgjuar fjalėn e Zotit.
45 Kur judenjtė panė turmat, u mbushėn me smirė dhe filluan tė kundėrshtojnė ato qė kishte folur Pali, duke e fyer.
46 Pali e Barnaba folėn ne guxim dhe thanė: "Ishte e nevojshme qė mė parė t’ju flitej juve fjala e Perėndisė; pėrderisa ju e hidhni poshtė, dhe nuk e gjykoni veten tuaj tė denjė pėr jetėn e amshuar, atėherė po u drejtohemi kombeve.
47 Sepse kėshtu na ka urdhėruar Zoti: ‘Tė kam vėnė si dritė pėr kombet, qė tė shpiesh shpėtimin nė ēdo skaj tė botės."
48 Kur e dėgjuan kėtė, kombet gėzoheshin e i jepnin lavdi fjalės sė Zotit dhe tė gjithė sa ishin caktuar pėr jetėn e amshuar, pėrqafuan besimin.
49 Fjala e Zotit pėrhapej nė tėrė vendin.
50 Por judenjtė ēuan peshė gratė e pėrshpirtshme tė shtresės sė lartė, si edhe parinė e qytetit, nxitėn pėrndjekjen kundėr Palit dhe Barnabės dhe i dėbuan nga kufijtė e tyre.
51 Por ata, nė shenjė proteste ndaj tyre, shkundėn pluhurin nga kėmbėt dhe shkuan nė Ikoni.
52 Dishepujt ishin plot me gėzim dhe me Frymėn e Shenjtė.