| Home Dhjata e Re Veprat
kap 1
|
|
Veprat |
|
12 1 Nė atė kohė mbreti Herod zuri disa veta, qė i pėrkisnin kishės, dhe kishte ndėr mend ti keqtrajtonte. 2 Vrau me shpatė Jakobin, vėllanė e Gjonit, 3 dhe, kur e pa qė kjo u pėlqente judenjve, shkoi mė tej duke arrestuar edhe Pjetrin. Kjo ndodhi kur ishin ditėt e Bukės sė Ndorme. 4 Si e arrestoi, e futi nė burg dhe ua dorėzoi katėr skuadrave me nga katėr ushtarė qė ta ruanin. Kishte ndėr mend qė, pas Pashkėve, ta nxirrte pėrpara popullit pėr gjyq publik. 5 Pjetrin pra, po e mbanin nė burg, por kisha i lutej pa pushim Perėndisė pėr tė. 6 Po atė natė, kur Herodi do ta nxirrte para popullit, Pjetri ishte duke fjetur midis dy ushtarėve, i lidhur me dy vargonj dhe me rojat para portės, qė ruanin burgun. 7 Dhe ja, njė engjėll i Zotit erdhi aty pranė dhe njė dritė shkėlqeu nė qeli; i ra Pjetrit nė ije dhe e ngriti, duke thėnė: "Ngrihu shpejt!" Dhe vargonjtė i ranė nga duart. 8 Engjėlli i tha: "Vėr brezin dhe lidh sandalet", dhe ai ashtu bėri. Pastaj i tha: "Hidh rrobėn pėrsipėr dhe mė ndiq." 9 Ai doli nga burgu duke i shkuar pas, por nuk e dinte se ajo qė po bėnte engjėlli, po ndodhte vėrtet; mendoi se po shihte njė vegim. 10 Si kaluan rojėn e parė dhe tė dytėn, arritėn te porta prej hekuri qė tė nxjerr nė qytet; kjo iu hap vetiu dhe ata dolėn. Pasi kishin pėrshkuar njė copė rrugė, engjėlli u largua menjėherė prej tij. 11 Kur Pjetri erdhi nė vete, tha: "Tani po e kuptoj vėrtet qė Zoti paska dėrguar engjėllin e Vet dhe mė shpėtoi nga dora e Herodit dhe nga tė gjitha ato qė po priste populli i judenjve. 12 Pasi u mendua, shkoi te shtėpia e Marisė, nėnės sė Gjonit, qė e thėrrisnin edhe Mark, ku ishin mbledhur shumė veta dhe luteshin. 13 Trokiti nė portėn e hyrjes dhe njė shėrbėtore, me emrin Rode, u afrua pėr tė dėgjuar. 14 Ajo, me tė njohur zėrin e Pjetrit, nga gėzimi, nuk e hapi portėn, por vrapoi brenda dhe njoftoi se Pjetri po qėndronte para portės. 15 Ata i thanė: "Paske luajtur mendsh!" Por ajo ngulte kėmbė se ashtu ishte. Ata thoshin: "Duhet tė jetė engjėlli i tij." 16 Por Pjetri vazhdonte tė trokiste. Kur e hapėn portėn, e panė dhe mbetėn tė mahnitur. 17 Ai u bėri shenjė me dorė qė tė heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrė nga burgu dhe tha: "Ua tregoni kėto Jakobit dhe vėllezėrve." Pastaj doli e shkoi nė njė vend tjetėr. 18 Me tė zbardhur dita, u bė njė rrėmujė e madhe midis ushtarėve dhe pyesnin: "Ēu bė Pjetri, vallė?" 19 Kur Herodi e kėrkoi gjithandej dhe nuk e gjeti, i mori nė pyetje rojat dhe urdhėroi qė tė ekzekutoheshin. Pastaj Herodi zbriti nga Judeja nė Cezare dhe kaloi njėfarė kohe atje. 20 Ai ishte zemėruar me banorėt e Tirit dhe tė Sidonit. Kėta tė gjithė sė bashku shkuan tek ai dhe, si e bėnė pėr vete Blastin, kryeshėrbėtorin e mbretit, kėrkuan paqe, sepse vendi i tyre furnizohej me ushqime nga vendi i mbretit. 21 Ditėn e caktuar Herodi veshi rrobėn mbretėrore, u ul nė fron dhe filloi tu mbante njė fjalim. 22 Turma thėrriste: "Ky ėshtė zė perėndie dhe jo njeriu!" 23 Papritur atė e goditi njė engjėll i Zotit, sepse nuk i dha lavdi Perėndisė dhe dha shpirt duke pėrfunduar ushqim pėr krimbat. 24 Por fjala e Perėndisė vazhdonte tė rritej e tė pėrhapej. 25 Barnaba dhe Sauli, pasi e pėrmbushėn misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalem, duke marrė me vete Gjonin, qė e thėrrisnin edhe Mark.
|
|||