Home
Dhjata e Re
Veprat


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21
kap 22
kap 23
kap 24
kap 25
kap 26

kap 27
kap 28

Veprat


1
1
Tregimin e parė, o Teofil, e bėra pėr tė gjitha ato qė filloi tė bėjė e tė mėsojė Jezusi,
2 deri nė ditėn kur Ai u ngrit lart, pasi u la porosi, me anė tė Frymės sė Shenjtė, apostujve qė kishte zgjedhur.
3 Pas vuajtjeve qė kaloi, Ai iu paraqit atyre i gjallė me shumė prova bindėse. Iu shfaq atyre pėr dyzet ditė, duke folur pėr mbretėrinė e Perėndisė.
4 Kur u mblodhėn sė bashku, i urdhėroi tė mos largoheshin nga Jeruzalemi, por tė pritnin premtimin e Atit, tė cilin, tha Ai, e keni dėgjuar prej Meje.
5 Sepse Gjoni, vėrtet pagėzoi me ujė, por ju brenda pak ditėve do tė pagėzoheni me Frymėn e Shenjtė.
6 Pastaj, kur u mblodhėn sė bashku, ata e pyetėn: "Zot, a ėshtė kjo koha kur do t’ia rikthesh mbretėrinė Izraelit?"
7 Ai u tha: "Nuk ju pėrket juve tė dini kohėt apo periudhat qė ka caktuar Ati me pushtetin e Vet.
8 Por ju do tė merrni fuqi, kur mbi ju do tė vijė Fryma e Shenjtė, dhe do tė jeni dėshmitarėt e Mi, si nė Jeruzalem, ashtu edhe nė gjithė Judenė e Samarinė dhe deri nė fund tė dheut."
9 Me tė thėnė kėto, ndėrsa ata po e shikonin, Ai u ngrit lart dhe njė re ua zhduku prej syve.
10 Nė kohėn qė i kishin ngulur sytė nė qiell, ndėrsa Ai po largohej, ja, pranė tyre po qėndronin dy burra me rroba tė bardha.
11 "O burra tė Galilesė", thanė ata. "Pėrse qėndroni duke vėshtruar nė qiell? Ky Jezus, qė u ngrit lart nė qiell, larg prej jush, do tė vijė nė po atė mėnyrė qė e patė tė largohej nė qiell."
12 Pastaj ata u kthyen nė Jeruzalem nga mali qė quhet i Ullinjve, qė ėshtė pranė Jeruzalemit, sa njė rrugė tė shtune.
13 Pasi hynė, u ngjitėn nė dhomėn e sipėrme, ku ishin Pjetri, Gjoni, Jakobi, Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut, Simoni i Zellshmi dhe Juda i biri Jakobit.
14 Kėta tė gjithė, me njė mendje, i ishin pėrkushtuar lutjes, sė bashku me gratė, me Marinė nėnėn e Jezusit, dhe me vėllezėrit e Tij.
15 Nė ato ditė, Pjetri u ngrit nė mes tė vėllezėrve (grumbulli i njerėzve tė mbledhur ishte rreth njėqind e njėzet) dhe tha,
16 "Vėllezėr, duhej tė pėrmbushej Shkrimi, qė kishte thėnė mė parė Fryma e Shenjtė, nėpėrmjet gojės sė Davidit, pėr Judėn, i cili u bė udhėrrėfyesi i atyre qė kapėn Jezusin.
17 Sepse ai numėrohej si njė nga ne dhe gėzoi njė pjesė tė kėsaj shėrbese."
18 (Ky pra, fitoi njė arė si shpėrblim pėr tė keqen dhe, duke rėnė kokėposhtė, plasi nė mes dhe i dolėn jashtė tė gjitha zorrėt.
19 E morėn vesh tė gjithė ata qė banonin nė Jeruzalem, saqė ajo arė u quajt nė gjuhėn e tyre Akeldama, qė do tė thotė, Ara e Gjakut.)
20 "Sepse ėshtė shkruar nė librin e Psalmeve: ‘E shkretė iu bėftė shtėpia. Mos pastė njeri qė tė banojė nė tė’ dhe ‘Njė tjetėr i zėntė detyrėn.’
21 Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė njėri nga ata qė na kanė shoqėruar gjatė gjithė kohės qė Zoti Jezus hyri dhe doli midis nesh —
22 duke filluar nga pagėzimi i Gjonit deri nė ditėn kur Ai u mor prej nesh — duhet tė bėhet bashkė me ne dėshmitar i ngjalljes sė Tij."
23 Caktuan dy, Jozefin qė quhej Barsaba (i mbiquajtur Just), dhe Matian.
24 Pastaj ata u lutėn dhe thanė: "Ti, o Zot, njohės i zemrave tė tė gjithėve, trego cilin nga kėta tė dy ke zgjedhur,
25 qė tė zėrė vendin e apostullit tė kėsaj shėrbese, tė cilin e braktisi Juda pėr tė shkuar nė vendin e vet."
26 Hodhėn short dhe shorti i ra Matias, i cili u radhit bashkė me tė njėmbėdhjetė apostujt.