1 Pali, i burgosur i Krishtit Jezus, dhe Timoteu
vėllai ynė, Filemonit, vėllait dhe bashkėpunėtorit tonė tė
dashur,
2 motrės sonė Apfi dhe Arkipit, qė ka
luftuar bashkė me ne, dhe kishės qė mblidhet nė shtėpinė
tėnde:
3 Paēi hir dhe paqe nga Perėndia Ati ynė dhe Zoti
Jezus Krisht.
4 Falėnderoj gjithmonė Perėndinė tim, duke tė
pėrmendur nė lutjet e mia,
5 sepse po dėgjoj pėr besimin qė ke nė Zotin Jezus
dhe pėr dashurinė pėr tė gjithė shenjtėrit.
6 Lutem qė besimi, qė kemi me njeri-tjetrin,
tė veprojė fuqishėm tek ti nė njohjen e ēdo gjėje tė mirė qė ne
kemi nė Krishtin.
7 Mė dha shumė gėzim dhe ngushėllim dashuria jote vėllazėrore,
sepse ti, o vėlla, bėre qė tė pėrtėrihen zemrat e shenjtėrve.
8 Prandaj, megjithėse kam liri tė plotė nė
Krishtin tė tė urdhėroj tė bėsh atė qė duhet,
9 megjithatė do tė doja mė tepėr tė tė bėja
thirrje pėr hir tė dashurisė. Pra, kėshtu siē jam, Pali, i moshuar,
tani edhe i burgosur pėr Krishtin Jezus,
10 po tė lutem pėr tim bir Onesimin, qė u bė biri
im gjatė burgimit.
11 Dikur ai ishte i padobishėm pėr ty, por tani
ėshtė i dobishėm si pėr ty ashtu edhe pėr mua.
12 Po ta dėrgoj pėrsėri atė, domethėnė zemrėn
time,
13 tė cilin doja ta mbaja pranė vetes, qė tė mė
shėrbente nė vendin tėnd gjatė burgimit tim pėr ungjillin.
14 Por nuk desha tė bėja asgjė pa pėlqimin tėnd,
qė mirėsia jote tė mos bėhet me detyrim, por me dėshirėn tėnde.
15 Sepse ndoshta pėr kėtė arsye ai u nda prej teje
pėr pak kohė, qė ta kesh pėrgjithmonė,
16 jo mė si skllav, por mė shumė se skllav, si
vėlla tė dashur, sidomos pėr mua, por aq mė tepėr pėr ty, qoftė
si njeri ashtu edhe si vėlla nė Zotin.
17 Pra, nėse mė quan mik, mirėprite atė siē do
tė bėje me mua.
18 Por, nėse tė ka bėrė diēka tė keqe, apo tė
detyrohet ndonjė gjė, kėtė ma ngarko mua.
19 Unė, Pali, po e shkruaj kėtė me dorėn time.
Unė vetė do ta paguaj (pėr tė mos thėnė se madje dhe ti mė
detyrohesh pėr vetė veten tėnde).
20 Po, o vėlla, e paēa edhe unė kėtė nder prej
teje nė Zotin. Ma ripėrtėri zemrėn time nė Krishtin.
21 Duke pasur besim nė bindjen tėnde, po tė
shkruaj, meqė e di se do tė bėsh edhe mė shumė se ato qė po tė
kėrkoj unė.
22 Edhe njė gjė tjetėr: mė bėj gati njė vend
pėr tė bujtur, sepse shpresoj qė nėpėrmjet lutjeve tuaja do tju
bėhem pėrsėri dhuratė.
23 Tė pėrshėndet Epafra, i burgosur bashkė me mua
nė Krishtin,
24 Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka,
bashkėpunėtorėt e mi.
25 Hiri i Zotit Jezus Krisht qoftė me frymėn tuaj.
|