Home
Dhjata e Re
2 Timoteut


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4



2 Timoteut

2
1
Ti, pra, biri im, bėhu i fortė nė hirin qė ėshtė nė Krishtin Jezus.
2 Ato qė ke dėgjuar prej meje nė prani tė shumė dėshmitarėve, kėto ua beso njerėzve besnikė, qė do tė jenė tė aftė t’ua mėsojnė edhe tė tjerėve.
3 Vuaj bashkė me mua si ushtar i mirė i Krishtit Jezus.

4 Askush prej atyre qė shėrbejnė si ushtarė, nuk ngatėrrohet me punėt e jetės sė pėrditshme, qė tė kėnaqė atė qė e mori ushtar.
5 Po tė marrė pjesė dikush nė ndeshje, atij nuk i jepet kurora, nėse nuk lufton sipas rregullave.
6 Bujku qė mundohet, duhet tė jetė i pari qė tė marrė pjesėn e vet tė fryteve.
7 Mendo atė qė them, sepse Zoti do tė tė japė mend pėr gjithēka.
8 Kujto Jezus Krishtin, tė ngjallur nga tė vdekurit, pasardhės i Davidit. Ky ėshtė ungjilli im,
9 pėr tė cilin po vuaj, madje i lidhur nė pranga si keqbėrės. Por fjala e Perėndisė nuk burgoset.
10 Pėr kėtė arsye tė gjitha po i duroj pėr hir tė atyre qė janė zgjedhur, qė edhe ata tė marrin shpėtimin qė ėshtė nė Krishtin Jezus dhe bashkė me tė lavdi tė pėrjetshme.
11 Ja njė thėnie qė ia vlen tė besohet: Nėse vdesim me Tė, edhe do tė jetojmė me Tė,
12 nėse durojmė, edhe do tė mbretėrojmė me Tė, nėse do ta mohojmė Atė, edhe Ai do tė na mohojė,
13 nėse neve na mungon besimi, Ai mbetet besnik, sepse Ai nuk mund ta mohojė veten e Vet.
14 Vazhdo t’ua kujtosh kėto gjėra dhe porositi pėrpara Perėndisė tė mos grinden pėr fjalė; kjo nuk sjell asnjė dobi dhe ėshtė nė dėmin e atyre qė dėgjojnė.
15 Bėj ēmos ta paraqitėsh veten tė miratuar pėrpara Perėndisė, si njė punėtor qė s’ka pse tė ketė turp qė e pėrdor drejt fjalėn e sė vėrtetės.
16 Por shmangiu llomotitjeve tė rėndomta e tė zbrazėta, sepse mė tepėr do tė tė largojnė prej pėrshpirtshmėrisė,
17 dhe fjala e tyre do tė pėrhapet si gangrenė. Midis tyre janė Himeneu dhe Fileti,
18 tė cilėt i janė larguar sė vėrtetės, duke thėnė se ngjallja ka ndodhur tashmė dhe kėshtu pėrmbysin besimin e disave.
19 Megjithatė, themeli i fortė i Perėndisė qėndron i patundur, duke pasur kėtė vulė: "Zoti i njeh ata qė janė tė Tijtė," dhe "Le tė largohet prej paudhėsisė ēdo njeri qė pėrmend emrin e Zotit."
20 Nė njė shtėpi tė madhe nuk ka vetėm enė prej ari e argjendi, por edhe enė druri e balte, pra, disa pėr raste tė veēanta dhe disa tė tjera pėr pėrdorim tė rėndomtė.
21 Prandaj, ai qė do ta pastrojė veten prej atyre gjėrave, do tė jetė enė nderi, i shenjtėruar, i dobishėm pėr Mjeshtrin, i pėrgatitur pėr ēdo punė tė mirė.
22 Largohu prej epsheve rinore dhe ndiq drejtėsinė, besimin, dashurinė dhe paqen, bashkė me ata qė i drejtojnė thirrje Zotit me zemėr tė pastėr.
23 Shmangiu debateve tė marra e pa mend, sepse ti e di qė ato tė ēojnė nė grindje.
24 Shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė grindet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė t’i mėsojė tė tjerėt, i durueshėm me tė ligėn,
25 t’u japė udhėzime me butėsi atyre qė janė kundėr, me shpresėn se Perėndia u jep atyre pendimin qė ēon nė njohjen e sė vėrtetės,
26 dhe ata pastaj vijnė nė vete duke shpėtuar nga laku i djallit, i cili i ka zėnė robėr qė tė bėjnė vullnetin e tij.