Home
Dhjata e Re
2 Timoteut


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4

2 Timoteut

1
1
Pali, apostull i Krishtit Jezus me anė tė vullnetit tė Perėndisė, sipas premtimit tė jetės qė ėshtė nė Krishtin Jezus,
2 Timoteut, birit tim tė dashur: Hir, mėshirė, paqe nga Perėndia Atė dhe Krishti Jezus Zoti ynė.
3 Falėnderoj Perėndinė, tė cilit i shėrbej siē bėnė tė parėt e mi, me ndėrgjegje tė pastėr, qė pa pushim tė kujtoj nė lutjet e mia natė e ditė,
4 duke sjellė ndėr mend lotėt e tu, kam mall tė tė shoh, qė tė mbushem me gėzim.
5 Sepse mė kujtohet besimi i ēiltėr qė ke, tė cilin mė parė e kishin gjyshja jote Loidė dhe nėna jote Eunike dhe jam i bindur qė e ke edhe ti tani.
6 Pėr kėtė arsye po tė kujtoj qė tė gjallėrosh dhuntinė e Perėndisė qė ėshtė nė ty duke vėnė duart e mia.
7 Sepse Perėndia nuk na ka dhėnė frymė druajtje, por frymė force, dashurie dhe vetėdisipline.
8 Prandaj mos ki turp tė dėshmosh pėr Zotin tonė, as pėr mua, tė burgosurin e Tij. Por vuaj edhe ti bashkė me mua pėr ungjillin, sipas fuqisė sė Perėndisė,
9 qė na ka shpėtuar dhe na ka thirrur me njė thirrje tė shenjtė, jo sipas veprave tona, por sipas qėllimit tė Vet dhe hirit qė na ėshtė dhėnė nė Krishtin Jezus pėrpara fillimit tė kohėve,
10 por qė tani ėshtė zbuluar nėpėrmjet shfaqjes sė Shpėtimtarit tonė Krishtit Jezus, i cili nga njėra anė, e shkatėrroi vdekjen dhe, nga ana tjetėr, nxori nė dritė jetėn dhe pavdekėsinė nėpėrmjet ungjillit.
11 Pėr kėtė ungjill unė u caktova predikues, apostull dhe mėsues.
12 Kjo ėshtė arsyeja pėrse po i vuaj kėto gjėra, por nuk e kam pėr turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se Ai ėshtė nė gjendje tė ma ruajė atė qė i kam besuar pėr atė ditė.
13 Mbaj parasysh fjalėt e shėndosha qė ke dėgjuar prej meje, me besim dhe dashuri nė Krishtin Jezus.
14 Ruaje visarin e mirė nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė qė banon ndėr ne.
15 Ti e di qė tė gjithė ata qė janė nė Azi, mė braktisėn, midis tė cilėve janė Figeli dhe Hermogjeni.
16 Zoti pastė mėshirė pėr shtėpinė e Onesiforit, sepse shpeshherė ai mė pėrtėriu dhe nuk pati turp prej prangave tė mia.
17 Por kur ishte nė Romė, mė kėrkoi me zell tė madh derisa mė gjeti.
18 E dhėntė Zoti qė ai tė gjejė mėshirė prej Zotit nė atė ditė! Dhe sa shumė mė ka shėrbyer nė Efes, ti e di fare mirė.