6
1
Gjithė sa janė nėn zgjedhė si skllevėr, ti vlerėsojnė
zotėrinjtė e tyre si tė denjė pėr ēdo nder, qė emri i Perėndisė
dhe mėsimi ynė tė mos pėrgojohen.
2 Atyre qė i kanė zotėrinjtė e vet besimtarė, tė
mos u mungojė respekti, sepse janė vėllezėr, por tu shėrbejnė
edhe mė shumė, sepse ata qė pėrfitojnė janė besimtarė dhe tė
dashur. Kėto gjėra tu mėsosh dhe tu kėshillosh njerėzve.
3 Nėse dikush u mėson njerėzve ndonjė doktrinė
tjetėr dhe nuk u pėrmbahet fjalėve tė shėndosha tė Zotit tonė
Jezus Krisht dhe doktrinės qė ėshtė sipas pėrshpirtshmėrisė,
4 ai krekoset dhe nuk merr vesh asgjė; ai e ka nė
gjak pėr tė bėrė grindje dhe sherre pėr fjalė, prej tė cilave
lindin smira, grindjet, sharjet, dyshimet e liga,
5 debatet e pafund tė njerėzve mendjeprishur, tė
cilėve u mungon e vėrteta dhe qė e mendojnė pėrshpirtshmėrinė si
burim fitimi.
6 Pėrshpirtshmėria sjell fitim tė madh pėr atė
qė kėnaqet me ato qė ka.
7 Sepse ne nuk kemi sjellė gjė me vete nė kėtė
botė dhe as nuk mund tė marrim gjė prej saj.
8 Po tė kemi ētė hamė e me se tė mbulohemi, me
kėto le tė kėnaqemi.
9 Por ata qė duan tė bėhen tė pasur, bien nė
tundim, nė kurth dhe nė dėshira tė shumta tė marra dhe tė
dėmshme, qė i zhysin njerėzit nė shkatėrrim dhe rrėnim.
10 Sepse lakmia pėr para ėshtė rrėnja e tė gjitha
tė kėqijave dhe disa, duke lakmuar, janė larguar nga besimi dhe e
kanė sfilitur veten e tyre me shumė dhimbje.
11 Por ti, o njeri i Perėndisė, ik prej kėtyre
gjėrave dhe ndiq drejtėsinė, pėrshpirtshmėrinė, besimin,
dashurinė, durimin dhe butėsinė.
12 Bėj luftėn e mirė tė besimit. Pėrqafo jetėn e
amshuar nė tė cilėn je thirrur kur ke bėrė rrėfimin e mirė para
shumė dėshmitarėve.
13 Po tė porosit pėrpara Perėndisė, qė u jep
jetė tė gjitha gjėrave dhe para Krishtit Jezus, i cili kur dėshmoi
para Ponc Pilatit bėri pohimin e Tij tė bukur,
14 qė ta ruash kėtė urdhėrim tė panjollosur e pa
tė meta deri nė ardhjen e Zotit tonė Jezus Krishtit,
15 tė cilėn Perėndia do ta sjellė nė kohėn e
duhur, Perėndia, Sovrani i bekuar dhe i vetėm, Mbreti i mbretėrve dhe
Zoti i zotėrinjve,
16
Ai qė i vetmi ka pavdekėsinė, qė banon nė njė dritė pranė sė
cilės askush nuk mund tė afrohet, tė cilėn asnjė prej njerėzve nuk
e ka parė e as nuk mund ta shohė. Atij i qoftė nderi dhe pushteti i
pėrjetshėm! Amen.
17 Porositi tė pasurit e kėsaj jete tė mos jenė
mendjemėdhenj, as tė mos i mbajnė shpresat te pasuritė, tė cilat
janė tė pasigurta, por te Perėndia, qė na siguron me tepri gjithēka
qė ta gėzojmė.
18 Porositi tė bėjnė mirė, tė jenė tė pasur nė
vepra tė mira, tė jenė bujarė dhe tė gatshėm tė ndajnė me
njėri-tjetrin.
19 Kėshtu ata do tė vėnė mėnjanė njė thesar
pėr veten e tyre si njė themel tė fortė pėr tė ardhmen, qė tė
arrijnė atė qė ėshtė vėrtet jetė.
20 O Timote, ruaje atė qė tė ėshtė besuar, duke
iu shmangur bisedave tė kota e profane dhe argumenteve tė asaj qė nė
mėnyrė tė rreme quhet "dije",
21 tė cilėn disa e kanė pranuar dhe kėshtu kanė
dalė nga besimi. Hiri qoftė me ju!
|