Home
Dhjata e Re
1 Timoteut


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6



1 Timoteut

4
1
Por Fryma e thotė qartė se nė kohėt e fundit disa do tė largohen nga besimi, duke iu kushtuar frymėve mashtruese dhe gjėrave tė mėsuara nga demonėt,
2 tė cilat vijnė nėpėrmjet hipokrizisė sė gėnjeshtarėve, tė damkosur me hekur tė nxehtė nė ndėrgjegjen e tyre.
3 Nuk do t’i lėnė njerėzit tė martohen dhe do t’i bėjnė tė heqin dorė nga disa ushqime qė Perėndia i ka krijuar pėr t’u ngrėnė me mirėnjohje prej atyre qė besojnė dhe e njohin tė vėrtetėn.
4 Sepse ēdo krijesė e Perėndisė ėshtė e mirė dhe asgjė nuk ėshtė pėr t’u hedhur poshtė, kur pranohet me falėnderime,
5 sepse shenjtėrohet nėpėrmjet fjalės sė Perėndisė dhe lutjes.
6 Po t’ua mėsosh kėto vėllezėrve, do tė jesh njė shėrbyes i mirė i Krishtit Jezus, duke u ushqyer me fjalėt e besimit dhe tė mėsimit tė shėndoshė qė ke ndjekur.
7 Qėndro larg nga mitet profane tė sajuara nga plakat. Pėrkundrazi ushtroje veten tė jesh i pėrshpirtshėm,
8 sepse ushtrimi fizik ka njėfarė vlere, por pėrshpirtshmėria ėshtė e dobishme pėr gjithēka, meqė mban premtimin e jetės sė tanishme dhe tė asaj qė vjen.
9 Kjo ėshtė fjalė qė ia vlen tė besohet dhe tė pranohet plotėsisht.
10 Pėr kėtė mundohemi dhe luftojmė, sepse shpresat i kemi pėrqendruar te Perėndia i gjallė, qė ėshtė Shpėtimtari i gjithė njerėzve, sidomos i besimtarėve.
11 Udhėzoji kėto gjėra dhe mėsojua njerėzve.
12 Askush tė mos tė nėnvlerėsojė pėr moshėn tėnde tė re, por bėhu shembull pėr besimtarėt, nė fjalė, nė sjellje, nė dashuri, nė besim, nė pastėrti.
13 Derisa tė vij unė, pėrkushtoju leximit publik tė Shkrimit, predikimit dhe mėsimit.
14 Mos e lėr pas dore dhuntinė tėnde, qė t’u dha nėpėrmjet profecisė, kur pleqtė vunė duart mbi ty.
15 Mos i hiq nga mendja kėto; kushtojua veten kėtyre gjėrave, nė mėnyrė qė tė gjithė ta shohin pėrparimin tėnd.
16 Kujdesu pėr veten tėnde dhe pėr mėsimin. Tė jesh kėmbėngulės nė kėto, sepse duke bėrė kėtė, do tė sigurosh shpėtimin si ti vetė ashtu edhe ata qė tė dėgjojnė.