Home
Dhjata e Re
2 Selanikasve


kap 1
kap 2
kap 3

2 Selanikasve

1
1
Pali, Silvani dhe Timoteu kishės sė selanikasve nė Perėndinė Atin tonė dhe Zotin Jezus Krisht:
2 Paēi hir dhe paqe nga Perėndia Ati [ynė] dhe Zoti Jezus Krisht.
3 Duhet tė falėnderojmė gjithmonė Perėndinė pėr ju, vėllezėr, ashtu siē duhet, sepse besimi juaj po rritet gjithnjė e mė shumė dhe po shtohet shumė dashuria qė secili prej jush ka pėr njėri-tjetrin.
4 Prandaj, vetė ne mburremi me ju ndėr kishat e Perėndisė pėr kėmbėnguljen dhe besimin tuaj mes gjithė pėrndjekjeve dhe mundimeve qė po duroni.
5 Kjo ėshtė njė dėshmi qė tregon gjykimin e drejtė tė Perėndisė, qė ju tė vlerėsoheni tė denjė pėr mbretėrinė e Perėndisė, pėr tė cilėn ju tani po vuani.
6 Sepse Perėndia ėshtė i drejtė: Ai do t’ua kthejė mundimin atyre qė ju mundojnė
7 dhe bashkė me ne edhe juve qė mundoheni do t’ju japė prehje. Kjo do tė ndodhė kur tė shfaqet Zoti Jezus Krisht nga qielli me engjėjt e Vet tė fuqishėm nė zjarrin flakėrues,
8 dhe do tė marrė shpagim kundėr atyre qė nuk e njohin Perėndinė dhe atyre qė nuk i binden ungjillit tė Zotit tonė Jezus.
9 Ata do tė marrin si dėnim shkatėrrimin e pėrjetshėm, nuk do tė shijojnė praninė e Zotit dhe lavdinė e fuqisė sė Tij,
10 kur tė vijė nė atė ditė pėr tė marrė lavdi ndėr shenjtėrit e Tij dhe pėr t’i bėrė tė mrekullohen tė gjithė ata qė kanė besuar, sepse ju e besuat dėshminė tonė tek ju.
11 Pėr kėtė edhe lutemi gjithmonė pėr ju, qė Perėndia ynė t’ju bėjė tė denjė pėr thirrjen e Tij dhe tė pėrmbushė me fuqinė e Tij ēdo synim tė mirė tuajin dhe ēdo vepėr qė nxitet nga besimi juaj,
12 kėshtu qė emri i Zotit tonė Jezus tė fitojė lavdi nė ju dhe ju nė Tė, sipas hirit tė Perėndisė sonė dhe Zotit Jezus Krisht.