Home
Dhjata e Re
1Selanikasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Selanikasve

5
1
Dhe sa pėr kohėt dhe stinėt, vėllezėr, ju nuk keni nevojė t’ju shkruaj.
2 Sepse ju vetė e dini mė sė miri se dita e Zotit do tė vijė si kusari natėn.
3 Kur tė thuhet: "Paqe dhe siguri!" atėherė mbi ta do tė bjerė papritur shkatėrrimi, si dhimbjet e lindjes pėr gruan shtatzėnė, dhe ata nuk do tė shpėtojnė.
4 Por ju, vėllezėr, nuk jeni nė errėsirė, qė kjo ditė t’ju zėrė nė befasi si kusarin,
5 sepse ju tė gjithė jeni bij tė dritės dhe bij tė ditės. Ne nuk jemi tė natės as tė errėsirės.
6 Kėshtu pra, le tė mos flemė siē bėjnė tė tjerėt, por tė jemi syhapur dhe esėll.
7 Sepse ata qė flenė, e bėjnė gjumin natėn, dhe ata qė dehen, natėn dehen.
8 Por, meqė ne jemi tė ditės, le tė qėndrojmė esėll, duke veshur parzmoren e besimit dhe tė dashurisė dhe duke pasur si pėrkrenare shpresėn e shpėtimit.
9 Sepse Perėndia nuk na ka caktuar tė pėrjetojmė zemėratėn e Vet, por pėr tė marrė shpėtimin nėpėrmjet Zotit tonė Jezus Krisht,
10 i cili vdiq pėr ne, qė si kur jemi zgjuar ashtu edhe fjetur, tė jetojmė bashkė me Tė.
11 Prandaj jepini zemėr njėri-tjetrit dhe ndėrtoni njėri-tjetrin, siē edhe po bėni nė tė vėrtetė.
12 Ne kėrkojmė prej jush, vėllezėr, qė t’i vlerėsoni ata qė mundohen midis jush, qė ju drejtojnė nė Zotin dhe qė ju udhėzojnė.
13 T’i vlerėsoni shumė lart nė dashuri pėr shkak tė punės sė tyre. Tė jetoni nė paqe me njėri-tjetrin.
14 Ju bėjmė thirrje, vėllezėr, qė tė qortoni dembelėt, tė inkurajoni zemėrlėshuarit, tė pėrkrahni tė dobėtit dhe tė jeni tė duruar me tė gjithė.
15 Shikoni qė askush tė mos ia kthejė tjetrit tė keqen me tė keqe, por gjithmonė synoni tė mirėn pėr njėri-tjetrin dhe pėr tė gjithė.
16 Gjithmonė gėzohuni.
17 Pa pushim lutuni.
18 Pėr ēdo gjė falėnderoni, sepse ky ėshtė vullneti i Perėndisė pėr ju nė Krishtin Jezus.
19 Frymėn mos e shuani.
20 Profecitė mos i pėrbuzni,
21 por ēdo gjė shqyrtojeni me kujdes. Mbahuni fort pas sė mirės.
22 Qėndroni larg ēdo forme tė sė ligės.
23 Vetė Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ju tėrėsisht dhe tėrė fryma, shpirti dhe trupi juaj tė ruhet pa tė meta nė ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht.
24 Ai qė ju thėrret, ėshtė besnik, dhe do t’i bėjė tė gjitha kėto.
25 Vėllezėr, lutuni [edhe] pėr ne.
26 Pėrshėndetini tė gjithė vėllezėrit me njė puthje tė shenjtė.
27 Ju pėrgjėroj me be nė Zotin qė letra t’u lexohet tė gjithė vėllezėrve.
28 Hiri i Zotit tonė Jezus Krisht qoftė me ju.