Home
Dhjata e Re
1Selanikasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Selanikasve

4
1
Mė nė fund, vėllezėr, ne po ju lutemi dhe ju bėjmė thirrje nė Zotin Jezus, qė, siē mėsuat prej nesh se si duhet tė ecni dhe t’i pėlqeni Perėndisė (sikundėr edhe po ecni), tė bėheni edhe mė tė pėrkryer.
2 Sepse ju e dini ēfarė rregullash ju dhamė nėpėrmjet Zotit Jezus.
3 Sepse ky ėshtė vullneti i Perėndisė, shenjtėrimi juaj, qė ju tė qėndroni larg imoralitetit,
4 qė secili prej jush tė dijė si tė sundojė trupin e vet nė shenjtėri dhe me nder,
5 jo me pasione epshi, siē bėjnė kombet qė nuk e njohin Perėndinė,
6 qė askush tė mos lėndojė e tė mos mashtrojė vėllanė e vet nė kėtė punė, sepse Zoti ėshtė shpagimtari pėr tė gjitha kėto gjėra, siē ju kemi paralajmėruar tashmė dhe kemi dėshmuar.
7 Sepse Perėndia nuk na ka thirrur nė papastėrti, por nė shenjtėri.
8 Prandaj ai qė pėrbuz kėtė, nuk pėrbuz njeriun, por Perėndinė qė ju jep juve Frymėn e Tij tė Shenjtė.
9 Sa pėr dashurinė vėllazėrore, ju nuk keni nevojė qė t’ju shkruajnė, sepse ju vetė jeni tė mėsuar nga Perėndia qė ta doni njėri-tjetrin.
10 Sepse nė tė vėrtetė ju kėtė e bėni ndaj tė gjithė vėllezėrve qė janė nė tėrė Maqedoninė. Por ne, vėllezėr, ju bėjmė thirrje qė ta shtoni edhe mė shumė
11 dhe tė pėrpiqeni pėr njė jetė tė qetė, tė shikoni punėn tuaj dhe tė punoni me duart tuaja, siē ju kemi udhėzuar,
12 qė tė silleni siē duhet ndaj atyre qė janė jashtė dhe tė mos keni nevojė pėr askėnd.
13 Por nuk duam t’ju lėmė nė padije, vėllezėr, edhe pėr ata qė janė nė gjumė, qė tė mos trishtoheni, siē bėjnė ata qė nuk kanė shpresė.
14 Sepse nėse besojmė se Jezusi vdiq dhe u ngjall pėrsėri, po ashtu Perėndia do tė sjellė me Tė ata qė kanė rėnė nė gjumė nė Jezusin.
15 Po jua themi sipas fjalės sė Zotit, se ne qė jemi gjallė, dhe do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė dalim pėrpara atyre qė kanė rėnė nė gjumė.
16 Sepse Vetė Zoti, me njė urdhėr, me zėrin e kryeengjėllit dhe me trumbetėn e Perėndisė, do tė zbresė prej qielli dhe tė vdekurit nė Krishtin do tė ngjallen tė parėt.
17 Pastaj, ne qė jemi ende gjallė e qė do kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ta nė njė re pėr tė takuar Zotin nė ajėr dhe kėshtu do tė jemi gjithmonė bashkė me Zotin.
18 Prandaj jepini zemėr njėri-tjetrit me kėto fjalė.