Home
Dhjata e Re
1Selanikasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Selanikasve

2
1
Sepse ju vetė, vėllezėr, e dini se ardhja jonė te ju nuk ishte e kotė,
2 por edhe pse kishim vuajtur mė parė dhe ishim keqtrajtuar, siē e dini, nė Filipi, megjithatė patėm guximin nė Perėndinė tonė pėr t’ju folur juve ungjillin e Perėndisė nė mes tė kundėrshtimeve tė mėdha.
3 Sepse thirrja jonė nuk vjen nga gabimi, as nga motive tė papastra, as me mashtrim.
4 Pėrkundrazi, ne flasim si njerėz tė miratuar nga Perėndia pėr t’iu besuar ungjilli. Nuk pėrpiqemi t’u pėlqejmė njerėzve, por Perėndisė, qė heton zemrat tona.
5 Sepse, siē e dini, ne kurrė nuk pėrdorėm fjalė lajkatare, as nuk u shtirėm pėr qėllime lakmitare; Perėndia ėshtė dėshmitar.
6 Nuk kėrkuam lavdi as prej njerėzve, as prej jush e as prej tė tjerėve,
7 megjithėse si apostuj tė Krishtit mund t’ju bėheshim barrė, por u treguam tė butė nė mes jush, si mėndesha qė rrit me ngrohtėsi fėmijėt e vet.
8 Kėshtu, me kėtė dashuri tė madhe nė zemėr pėr ju, ishim gati tė ndanim me ju jo vetėm ungjillin e Perėndisė, por edhe jetėn tonė, sepse ju jeni bėrė kaq tė dashur pėr ne.
9 Sepse ju e mbani mend, vėllezėr, lodhjen dhe mundin tonė, se si punonim natė e ditė pėr tė mos iu bėrė barrė asnjėrit prej jush, ndėrsa shpallnim mes jush ungjillin e Perėndisė.
10 Ju jeni dėshmitarė, po kėshtu edhe Perėndia, si u sollėm me shenjtėri, drejtėsi dhe pa tė meta me ju besimtarėt;
11 ashtu siē edhe e dini se si e trajtuam secilin prej jush, siē vepron ati me bijtė e vet,
12 duke ju dhėnė zemėr, duke ju ngushėlluar dhe duke dėshmuar, qė ju tė ecni nė mėnyrė tė denjė pėr Perėndinė qė ju thėrret nė mbretėrinė dhe nė lavdinė e Vet.
13 Pėr kėtė arsye edhe ne vazhdimisht falėnderojmė Perėndinė, se kur morėt prej nesh mesazhin e Perėndisė, e pranuat jo si fjalė njerėzish por, siē ėshtė nė tė vėrtetė, fjalė Perėndie, qė vepron gjithashtu midis jush qė besoni.
14 Sepse ju, vėllezėr, u bėtė imitues tė kishave tė Perėndisė nė Jude, qė janė nė Jezus Krishtin, sepse edhe ju vetė vuajtėt prej bashkėvendasve tuaj, ashtu si edhe ata prej judenjve,
15 tė cilėt vranė edhe Zotin Jezus, edhe profetėt dhe ne na pėrndoqėn. Ata nuk i pėlqejnė Perėndisė dhe janė nė armiqėsi me tė gjithė njerėzit,
16 duke na penguar ne qė t’u flasim kombeve qė kėta tė shpėtohen; dhe kėshtu ata gjithmonė e mbushin masėn e mėkateve tė tyre. Por zemėrimi mbi ta ka arritur deri nė pikėn e fundit.
17 Por ne, vėllezėr, pasi na ndanė prej jush pėr njė kohė tė shkurtėr, me trup, por jo me zemėr, u pėrpoqėm edhe mė tepėr qė t’ju shohim nga malli i madh.
18 Prandaj deshėm tė vijmė te ju – unė, Pali, mė shumė se njėherė – por Satani na ndaloi.
19 Sepse, cila ėshtė shpresa jonė, gėzimi ynė apo kurora e lėvdimit tonė pėrpara Zotit tonė Jezus kur Ai do tė vijė? A nuk jeni ju?
20 Sepse ju jeni lavdia dhe gėzimi ynė.