Home
Dhjata e Re
1Selanikasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5

1 Selanikasve

1
1
Pali, Silvani dhe Timoteu kishės sė selanikasve nė Perėndinė Atė dhe nė Zotin Jezus Krisht: Paēi hir dhe paqe.
2 Falėnderojmė gjithmonė Perėndinė pėr tė gjithė ju, duke ju pėrmendur nė lutjet tona,
3 duke kujtuar vazhdimisht pėrpara Perėndisė dhe Atit tonė veprėn tuaj tė krijuar nga besimi, mundimin e nxitur nga dashuria dhe qėndresėn tuaj tė frymėzuar nga shpresa nė Zotin tonė Jezus Krisht.
4 E dimė, vėllezėr, tė dashur prej Perėndisė, qė ju jeni tė zgjedhurit e Tij,
5 sepse ungjilli ynė nuk erdhi te ju vetėm me fjalė, por edhe me fuqi, me Frymė tė Shenjtė dhe me bindje tė thellė. Ju e dini ē’lloj jete bėmė ne midis jush nga dashuria pėr ju.
6 Edhe ju u bėtė imituesit tanė dhe tė Zotit, duke e pranuar fjalėn nė mes tė mundimeve tė mėdha me gėzimin e Frymės sė Shenjtė.
7 Dhe kėshtu u bėtė shembull pėr tė gjithė ata qė besojnė, nė Maqedoni dhe nė Akai.
8 Sepse fjala e Zotit ushtoi prej jush jo vetėm nė Maqedoni dhe nė Akai, por fama e besimi juaj nė Perėndinė ėshtė pėrhapur kudo, kėshtu qė ne nuk kemi nevojė tė flasim mė pėr kėtė.
9 Sepse vetė ata tregojnė pėr ne, se si na pritėt dhe si ju u kthyet nga idhujt te Perėndia pėr t’i shėrbyer Perėndisė sė gjallė dhe tė vėrtetė
10 dhe pėr tė pritur Birin e Tij nga qiejt, tė cilin Ai e ngjalli prej tė vdekurve, Jezusin, qė na shpėton nga zemėrimi qė po vjen.