Home
Dhjata e Re
Romakeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Romakeve

9
1
Po them tė vėrtetėn nė Krishtin, nuk po gėnjej, ndėrgjegjja ime dėshmon pėr mua nė Frymėn e Shenjtė,
2 se kam trishtim tė madh dhe ankth tė vazhdueshėm nė zemėr.
3 Sepse do tė doja qė unė vetė tė isha mallkuar, i ndarė nga Krishti pėr shkak tė vėllezėrve tė mi, tė farefisit tim sipas mishit,
4 tė cilėt janė izraelitė, tė cilėve u pėrket birėsimi, lavdia, besėlidhjet, dhėnia e Ligjit, shėrbesa nė tempull dhe premtimet.
5 Tė tyre janė etėrit dhe prej tyre, sipas mishit, vjen Krishti, qė ėshtė mbi tė gjitha, Perėndi, i bekuar pėrjetė. Amen.
6 Por megjithatė fjala e Perėndisė nuk ka rėnė poshtė. Sepse jo tė gjithė ata qė rrjedhin nga Izraeli janė izraelitė.
7 Edhe pse janė nga farė e Abrahamit nuk janė tė gjithė fėmijė tė tij. Pėrkundrazi, "Nėpėrmjet Isakut do tė quhen pasardhėsit e tu."
8 Domethėnė, jo ata qė janė fėmijėt e mishit janė fėmijė tė Perėndisė, por vetėm fėmijėt e premtimit llogariten si pasardhės.
9 Sepse kjo ėshtė fjala e premtimit: "Nė kėtė kohė do tė vij dhe Sara do tė ketė njė djalė."
10 Dhe jo vetėm kjo, por ishte edhe Rebeka, qė mbeti shtatėzėnė nga njė burrė, Isaku, ati ynė.
11 Sepse, vėrtet fėmijėt nuk kishin lindur ende, as nuk kishin bėrė ndonjė gjė tė mirė apo tė ligė, qė qėllimi i Perėndisė i bazuar nė zgjedhjen tė mbetej,
12 jo nga veprat por nga Ai qė thėrret – asaj iu tha: "Mė i madhi do t’i shėrbejė mė tė voglit."
13 Ashtu siē ėshtė shkruar: "Jakobin e desha, por Ezaun e urreva."
14 Ēfarė do tė themi atėherė? Mos ka padrejtėsi te Perėndia? Larg qoftė!
15 Sepse Moisiut i thotė: "Do tė kem mėshirė pėr kėdo qė mėshiroj dhe do tė kem dhembshuri pėr kėdo qė mė dhimbset."
16 Kėshtu pra, nuk varet nga ai qė dėshiron, as nga ai qė vrapon, por prej Perėndisė qė mėshiron.
17 Sepse Shkrimi i thotė Faraonit: "Pikėrisht pėr kėtė tė ngrita, qė tė tregoj tek ti fuqinė Time dhe qė emri Im tė shpallet nė gjithė tokėn."
18 Kėshtu pra, Ai mėshiron kė do vetė dhe i ngurtėson zemrėn kujt do vetė.
19 Do tė mė thuash pra: "Pėrse atėherė Ai gjen ende gabime? Sepse, kush i bėn dot ballė vullnetit tė Tij?"
20 Por, kush je ti, o njeri qė bėn fjalė me Perėndinė? Mos do t’i thotė sendi i formuar atij qė e formoi: "Pėrse mė bėre kėshtu?"
21 A nuk ka vallė fuqi poēari mbi argjilėn qė nga po ai brumė tė bėjė njė enė pėr pėrdorim fisnik dhe njė tjetėr pėr pėrdorim tė rėndomtė?
22 Po sikur Perėndia, duke dashur tė tregojė zemėrimin e Vet dhe tė bėjė tė njohur fuqinė e Vet, tė ketė duruar me mundim tė madh enė zemėrimi tė pėrgatitura pėr shkatėrrim?
23 Po sikur ta ketė bėrė kėtė qė t’ua bėjė tė ditur pasurinė e lavdisė sė Vet enėve tė mėshirės, tė cilat i ka parapėrgatitur pėr lavdi,
24 dmth neve, tė cilėt edhe na thirri, jo vetėm nga judenjtė por edhe nga kombet?
25 Siē thotė Ai edhe tek Ozea: "Do ta quaj ‘populli im’ atė qė nuk ėshtė populli im dhe ‘tė dashur’ atė qė nuk ėshtė i dashur"
26 dhe "Do tė ndodhė qė atje ku u ėshtė thėnė atyre: ‘Ju nuk jeni populli im,’ atje ata do tė quhen bij tė Perėndisė sė gjallė."
27 Kurse Isaia thėrret pėr Izraelin: "Edhe sikur numri i bijve tė Izraelit tė jetė si rėra e detit, pjesa qė mbetet do tė shpėtohet;
28 sepse Zoti, do ta pėrmbushė plotėsisht dhe me shpejtėsi fjalėn e Vet mbi tokė."
29 Ashtu si ka thėnė mė parė Isaia: "Po tė mos na kishte lėnė pasardhės Zoti i Ushtrive, ne do tė ishim bėrė si Sodoma dhe do t’i ngjanim Gomorrės."
30 Ēfarė do tė themi atėherė? Qė kombet, tė cilat nuk ndiqnin drejtėsinė, e kanė arritur drejtėsinė, atė drejtėsi qė vjen prej besimit;
31 por Izraeli, qė ndoqi njė ligj drejtėsie, nuk arriti te ligji.
32 Pėrse? Sepse nuk e ndoqėn nėpėrmjet besimit, por sikur tė ishte prej veprave. Ata u penguan nė gurin e pengesės,
33 siē ėshtė shkruar: "Ja, po vė nė Sion gur pengese dhe shkėmb shkandulli dhe ai qė beson nė Tė nuk do tė turpėrohet."