Home
Dhjata e Re
Romakeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Romakeve

8
1
Tani pra, nuk ka asnjė dėnim pėr ata qė janė nė Krishtin Jezus.
2 Sepse ligji i Frymės sė jetės nė Krishtin Jezus tė ka ēliruar nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes.
3 Sepse atė qė ishte e pamundur pėr Ligjin, meqė mishi e bėnte tė pafuqishėm, e bėri tė mundur Perėndia: duke dėrguar Birin e Vet tė ngjashėm me mishin mėkatar dhe si flijim pėr mėkatin, Ai dėnoi mėkatin nė mish,
4 qė drejtėsia e Ligjit tė pėrmbushej tek ne qė nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymės.
5 Sepse ata qė janė sipas mishit e kanė mendjen te punėt e mishit, por ata qė janė sipas Frymės, te punėt e Frymės.
6 Sepse dėshirat e mishit sjellin vdekje, kurse dėshirat e Frymės sjellin jetė dhe paqe,
7 sepse dėshirat e mishit janė nė armiqėsi ndaj Perėndisė, meqė nuk i nėnshtrohen ligjit tė Perėndisė, dhe as qė munden.
8 Ata qė janė nė mish nuk mund t’i pėlqejnė Perėndisė.
9 Megjithatė ju nuk jeni nė mish por nė Frymė, nėse Fryma e Perėndisė vėrtet banon tek ju. Nėse dikush nuk e ka Frymėn e Krishtit, ky nuk i pėrket Atij.
10 Nėse Krishti ėshtė nė ju, nga njėra anė trupi ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por nga ana tjetėr fryma ėshtė e gjallė pėr hir tė drejtėsisė.
11 Nėse Fryma e Atij qė ngjalli Jezusin prej tė vdekurve banon nė ju, Ai qė ngriti Krishtin prej tė vdekurve do t’u japė jetė edhe trupave tuaj tė vdekshėm nėpėrmjet Frymės sė Tij, qė banon nė ju.
12 Kėshtu pra, o vėllezėr, nuk i jemi borxhlinj mishit, qė tė rrojmė sipas mishit,
13 sepse nėse jetoni sipas mishit, keni pėr tė vdekur; por nėse me anė tė Frymės i bėni tė vdesin veprat e trupit, do tė jetoni.
14 Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė, janė bij tė Perėndisė.
15 Sepse ju nuk keni marrė frymė robėrimi qė tė keni pėrsėri frikė, por keni marrė frymė birėsimi, me anė tė sė cilės ne thėrrasim: "Aba, o Atė!"
16 Fryma Vetė dėshmon me frymėn tonė qė ne jemi fėmijė tė Perėndisė
17 dhe, nėse jemi fėmijė, jemi gjithashtu trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Perėndisė dhe bashkėtrashėgimtarė me Krishtin, nėse vėrtet vuajmė bashkė me Tė qė tė marrim lavdi sė bashku.
18 Mendoj se vuajtjet e kohės sė tanishme nuk ia vlejnė tė krahasohen me lavdinė qė ka pėr t’u zbuluar tek ne.
19 Sepse krijimi pret me padurim tė zbulohen bijtė e Perėndisė.
20 Sepse krijimi iu nėnshtrua kotėsisė, jo nė mėnyrė tė vullnetshme, por pėr shkak tė Atij qė e nėnshtroi, me shpresė
21 se edhe vetė krijimi do tė ēlirohet nga robėria e prishjes dhe do tė gėzojė lirinė e lavdisė sė fėmijėve tė Perėndisė.
22 Sepse ne e dimė qė deri tani i gjithė krijimi bashkė ka qenė duke rėnkuar si nė dhimbjet e lindjes.
23 Dhe jo vetėm krijimi, por edhe ne vetė, qė kemi frytin e parė tė Frymės, madje ne vetė rėnkojmė me veten tonė, duke pritur me padurim birėsimin, shpengimin e trupit tonė.
24 Sepse ne shpėtuam nė shpresė, por ajo qė shpresohet, po tė shihet nuk ėshtė shpresė; sepse a shpreson njeri atė qė sheh?
25 Por nėse shpresojmė pėr atė qė nuk shohim, atėherė e presim atė me durim.
26 Po ashtu edhe Fryma na ndihmon nė dobėsinė tonė; sepse ne nuk dimė pėr ēfarė tė lutemi ashtu siē duhet, por Vetė Fryma ndėrhyn pėr ne me rėnkime qė nuk shprehen dot.
27 Ai qė heton zemrat tona e di cila ėshtė mendja e Frymės, sepse Ai ndėrhyn pėr shenjtėrit sipas vullnetit tė Perėndisė.
28 E dimė se Perėndia vepron nė gjithēka pėr tė mirėn e atyre qė e duan Atė, pėr ata qė janė thirrur sipas qėllimit tė Tij.
29 Sepse ata qė Ai ka njohur qė mė parė, i ka paracaktuar qė tė jenė nė pėrputhje me shėmbėlltyrėn e Birit tė Vet, qė Ai tė jetė i parėlindur ndėr shumė vėllezėr.
30 Prandaj, ata qė Ai ka paracaktuar, kėta edhe i ka thirrur; dhe ata qė ka thirrur, kėta edhe i ka shfajėsuar; dhe ata qė ka shfajėsuar, kėtyre u ka dhėnė edhe lavdi.
31 Atėherė ēfarė do tė themi pėr kėto gjėra? Nėse Perėndia ėshtė pėr ne, kush mund tė jetė kundėr nesh?
32 Ai qė nuk kurseu Birin e Vet, por e dorėzoi pėr ne tė gjithė, si nuk do tė na japė, bashkė me Tė, ēdo gjė falas?
33 Kush do tė ngrejė padi kundėr tė zgjedhurve tė Perėndisė? Perėndia ėshtė Ai qė shfajėson.
34 Kush ėshtė ai qė do t’i dėnojė? Krishti Jezus, Ai qė vdiq dhe pėr mė tepėr qė u ngjall, ėshtė nė krahun e djathtė tė Perėndisė, i cili edhe ndėrhyn pėr ne.
35 Kush do tė na shkėpusė ne nga dashuria e Krishtit? Vallė mundimi, apo ankthi, apo pėrndjekja, apo uria, apo tė zhveshurit, apo rreziku, apo shpata?
36 Ashtu siē ėshtė shkruar: "Pėr hirin Tėnd ndeshemi me vdekjen tėrė ditėn; u trajtuam si dele pėr t’u therur."
37 Por nė tė gjitha kėto gjėra ne dalim mė shumė se fitimtarė nėpėrmjet Atij qė na deshi ne.
38 Sepse jam i bindur qė as vdekja, as jeta, as engjėjt, as krerėt, as gjėrat e tanishme, as ato qė do tė vijnė, as fuqitė,
39 as lartėsia, as thellėsia, as ndonjė gjė tjetėr e krijuar, nuk do tė jetė nė gjendje tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė, qė ėshtė nė Krishtin Jezus, Zotin tonė.