7
1
Apo nuk e dini, o vėllezėr, (po u flas atyre qė e njohin ligjin), se
ligji sundon mbi njeriun pėr aq kohė sa ai jeton?
2 Pėr shembull, gruaja e martuar ėshtė e lidhur me
anė tė ligjit me tė shoqin pėrsa kohė ai jeton. Por nėse i shoqi
vdes, ajo ēlirohet nga ligji i martesės.
3 Kėshtu pra, nėse gjatė kohės qė i jeton i
shoqi, ajo bashkohet me njė burrė tjetėr, do tė quhet shkelėse
kurore. Por po ti vdesė i shoqi, ajo ėshtė e ēliruar nga ligji,
kėshtu qė ajo nuk bėn tradhti bashkėshortore, megjithėse bashkohet
me njė burrė tjetėr.
4 Prandaj, o vėllezėrit e mi, edhe ju jeni tė
vdekur pėr Ligjin nėpėrmjet trupit tė Krishtit, qė tė bashkoheni
me njė tjetėr, me Atė qė u ngjall nga tė vdekurit, qė tė japim
fryte pėr Perėndinė.
5 Sepse kur ishim nė mish, pasionet mėkatare, qė
lindnin nėpėrmjet Ligjit, vepronin nė gjymtyrėt tona qė tė sillnin
fryt pėr vdekjen.
6 Por tani, duke qenė tė vdekur ndaj atij prej tė
cilit ishim tė pushtuar, jemi ēliruar nga Ligji, qė tė shėrbejmė
nė Frymėn e re, dhe jo sipas mėnyrės sė vjetėr tė ligjit tė
shkruar.
7 Ēfarė do tė themi atėherė? A ėshtė Ligji
mėkat? Mos qoftė e thėnė! Pėrkundrazi, nuk do ta kisha njohur
mėkatin, veēse nėpėrmjet Ligjit. Sepse nuk do ta kisha njohur
lakminė po tė mos thoshte Ligji: "Mos lakmo!"
8 Por mėkati, duke marrė shkas nga urdhėrimi,
krijoi tek unė ēdo dėshirė lakmitare; sepse jashtė Ligjit mėkati
ėshtė i vdekur.
9 Dikur unė jetoja pa Ligjin; por kur erdhi
urdhėrimi, mėkati u ngjall dhe unė vdiqa.
10 Pashė qė urdhėrimi, i cili do tė sillte jetėn,
mė solli vdekjen.
11 Sepse mėkati, duke marrė shkas nga urdhėrimi,
mė mashtroi dhe me anė tė tij mė vrau.
12 Ligji pra, ėshtė i shenjtė dhe urdhėrimi
ėshtė i shenjtė, i drejtė dhe i mirė.
13 Pra, a u bė e mira vdekje pėr mua? Mos ndodhtė
kurrė! Pėrkundrazi, mėkati, qė tė dukej mėkat, shkaktoi vdekje tek
unė nėpėrmjet sė mirės, qė mėkati nėpėrmjet urdhėrimit tė
bėhej tej mase mėkatues.
14 Sepse ne e dimė qė Ligji ka tė bėjė me
frymėn; por unė jam prej mishi, i shitur si skllav te mėkati.
15 Sepse atė qė bėj, nuk e marr vesh; sepse nuk
bėj atė qė dua tė bėj, por bėj pikėrisht atė qė urrej.
16 Por nėse bėj atė qė nuk dua tė bėj,
pajtohem me Ligjin duke pohuar se ėshtė i mirė.
17 Dhe tani, nuk jam mė unė qė e bėj atė, por
mėkati qė banon tek unė.
18 Sepse e di qė asgjė e mirė nuk banon nė mua,
domethėnė nė mishin tim; sepse tek unė ekziston dėshira pėr tė
bėrė tė mirėn, por nuk mundem ta bėj dot.
19 Sepse tė mirėn qė dėshiroj nuk e bėj; por bėj
tė keqen qė nuk dėshiroj.
20 Por, nėse unė bėj atė qė nuk dua, nuk jam mė
unė ai qė e bėj atė, por ėshtė mėkati qė banon tek unė.
21 Pra, duke dashur tė bėj tė mirėn, gjej kėtė
ligj, qė e keqja ėshtė e pranishme tek unė.
22 Sepse, nė brendėsinė time, gjej kėnaqėsi nė
ligjin e Perėndisė,
23 por shoh njė ligj tjetėr nė gjymtyrėt e trupit
tim, duke luftuar kundėr ligjit tė mendjes sime dhe duke mė bėrė
skllav tė ligjit tė mėkatit, qė vepron nė gjymtyrėt e mia.
24 Ēnjeri i mjerė jam! Kush do tė mė shpėtojė
nga ky trup i caktuar pėr kėtė vdekje?
25 Qoftė falėnderuar Perėndia nėpėrmjet Jezus
Krishtit, Zotit tonė! Kėshtu pra, nga njėra anė unė me mendje i
shėrbej ligjit tė Perėndisė, por nga ana tjetėr, me mish, ligjit
tė mėkatit.
|