Home
Dhjata e Re
Romakeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Romakeve

3
1
Cila ėshtė pra, pėrparėsia e judeut? Ose ē’vlerė ka rrethprerja?
2 E madhe, nė ēdo drejtim. Para sė gjithash, sepse atyre iu besuan ato qė ka thėnė Perėndia.
3 E ē’rėndėsi ka pastaj nėse disa nuk besojnė? A mos vallė mosbesimi i tyre do ta shfuqizojė besnikėrinė e Perėndisė?
4 Kurrė mos qoftė! Pėrkundrazi, qoftė Perėndia i vėrtetė dhe ēdo njeri gėnjeshtar, siē ėshtė shkruar: "Qė tė shfajėsohesh nė fjalėt e Tua dhe tė dalėsh fitimtar kur tė gjykohesh."
5 Por nėse padrejtėsia jonė nxjerr nė pah drejtėsinė e Perėndisė, ē’do tė themi? Mos vallė Perėndia qė shfren mbi ne zemėrimin e Vet ėshtė i padrejtė? (Po flas si njeri.)
6 Kurrė mos qoftė! Pėrndryshe si do ta gjykojė Perėndia botėn?
7 Por nėse me gėnjeshtrėn time ngrihet lart e vėrteta e Perėndisė pėr lavdinė e Tij, pėrse gjykohem edhe unė ende si mėkatar?
8 Pse tė mos themi, (siē na shajnė dhe siē shpifin disa sikur ne thokemi) "Tė bėjmė tė kėqija, qė tė vijnė tė mirat."? Dėnimi i tyre ėshtė i drejtė.
9 Qysh pra? A jemi ne mė tė mirė? Aspak! Sepse ne sapo i kemi akuzuar si judenjtė edhe grekėt se tė gjithė janė nėn mėkat;
10 siē ėshtė shkruar: "Nuk ka njeri tė drejtė, as edhe njė;
11 nuk ka njeri qė tė kuptojė, nuk ka njeri qė tė kėrkojė Perėndinė.
12 Tė gjithė kanė dalė nga udha, sė bashku u bėnė tė padobishėm. Nuk ka njeri qė tė bėjė mirėsi, nuk ka as edhe njė.
13 Gurmazin e kanė si varr tė hapur; me gjuhėn e tyre vazhdimisht mashtrojnė, helm nepėrkash kanė nėn buzė.
14 Gojėn e kanė plot mallkim e hidhėsi.
15 Kėmbėt i kanė tė shpejta pėr tė derdhur gjak,
16 Rrėnim dhe mjerim ka nė udhėt e tyre
17 dhe udhėn e paqes nuk e kanė njohur.
18 Nuk ekziston frikė Perėndie para syve tė tyre."
19 Por ne e dimė se Ligji, ēfarėdo qė tė thotė, u flet atyre qė janė nėn Ligj, qė ēdo gojė tė mbyllet dhe e gjithė bota tė vihet nėn gjykimin para Perėndisė;
20 sepse nga veprat e Ligjit asnjė mish nuk do tė shfajėsohet para Tij; pėrkundrazi, nėpėrmjet Ligjit arrihet njohja e mėkatit.
21 Por tani drejtėsia e Perėndisė ėshtė shfaqur pavarėsisht nga Ligji dhe pėr tė dėshmon Ligji dhe Profetėt.
22 Drejtėsia e Perėndisė vjen nėpėrmjet besimit nė Jezus Krishtin, pėr tė gjithė ata qė besojnė. Nuk ka dallim;
23 sepse tė gjithė kanė mėkatuar dhe u mungon lavdia e Perėndisė
24 dhe po shfajėsohen falas nga hiri i Tij nėpėrmjet shpengimit qė erdhi nėpėrmjet Krishtit Jezus.
25 Perėndia e paraqiti Atė si shpėrblesė nėpėrmjet besimit nė gjakun e Tij, pėr tė treguar drejtėsinė e Tij, sepse durimi i Perėndisė i kishte kaluar pa dėnuar mėkatet e kryera mė parė,
26 E bėri kėtė pėr tė shfaqur drejtėsinė e vet nė kohėn e tanishme, qė Ai tė jetė i drejtė dhe tė shfajėsojė atė qė ka besim nė Jezusin.
27 Ku ėshtė pra mburrja? Pėrjashtohet. Me anė tė cilit ligj? Tė veprave? Jo, por nėpėrmjet ligjit tė besimit.
28 Ne mendojmė se njeriu shfajėsohet me anė tė besimit jashtė veprave tė Ligjit.
29 Apo Perėndia ėshtė vetėm i judenjve? A nuk ėshtė Ai edhe i kombeve? Po, edhe i kombeve,
30 meqenėse ėshtė njė Perėndi i vetėm, i cili do tė shfajėsojė atė qė ėshtė rrethprerė prej besimit dhe atė qė nuk ėshtė rrethprerė nėpėrmjet po atij besimi.
31 Atėherė a ia heqim ne vlerėn Ligjin nėpėrmjet besimit? Kurrė mos qoftė! Pėrkundrazi, e pėrforcojmė Ligjin.