16
1
Po ju porosit Feben, motrėn tonė, e cila ėshtė shėrbyese e kishės
nė Kenkrea,
2 qė ta prisni nė Zotin siē u takon shenjtėrve dhe
ta ndihmoni nė ēfarėdo gjėje qė mund tė ketė nevojė pėr ju.
Edhe ajo vetė ka ndihmuar shumė veta, madje edhe mua vetė.
3 Pėrshėndeteni Priskėn dhe Akuilėn,
bashkėpunėtorėt e mi nė Krishtin Jezus,
4 tė cilėt rrezikuan kokėn e tyre pėr jetėn time.
Jo vetėm unė u jam mirėnjohės, por edhe tė gjitha kishat e kombeve.
5 Pėrshėndetni edhe kishėn qė mblidhet nė
shtėpinė e tyre. Pėrshėndetni Epenetin tim tė dashur, qė ėshtė i
pari fryt i Azisė qė erdhi te Krishti.
6 Pėrshėndetni Marinė, e cila ėshtė munduar
shumė pėr ju.
7 Pėrshėndetni Andronikun dhe Juninė, qė i kam
farefis dhe shokė burgu. Ata shquhen ndėr apostujt dhe kanė qenė nė
Krishtin para meje.
8 Pėrshėndetni Ampliatin, tė dashurin tim nė
Zotin.
9 Pėrshėndetni Urbanin, bashkėpunėtorin tonė nė
Krishtin dhe Stakun tim tė dashur.
10 Pėrshėndetni Apelin, tė sprovuarin nė Krishtin.
Pėrshėndetini ata tė shtėpisė sė Aristobulit.
11 Pėrshėndetni Herodionin, farefisin tim.
Pėrshėndetini ata tė shtėpisė sė Narcisit qė janė nė Zotin.
12 Pėrshėndetni Trifenėn dhe Trifozėn, tė cilat
punojnė pa u lodhur nė Zotin. Pėrshėndetni Persidėn e dashur, e
cila ka punuar shumė nė Zotin.
13 Pėrshėndetni Rufin, tė zgjedhurin nė Zotin, si
dhe nėnėn e tij, qė ka qenė si nėnė edhe pėr mua.
14 Pėrshėndetni Asinkritin, Flegontin, Hermesin,
Patrobin, Ermasin, dhe vėllezėrit qė janė bashkė me ta.
15 Pėrshėndetni Filologun, Julinė, Nereun dhe
motrėn e tij, Olimpan dhe tė gjithė shenjtėrit qė janė bashkė me
ta.
16 Pėrshėndetni njėri-tjetrin me njė puthje tė
shenjtė. Ju pėrshėndesin tė gjitha kishat e Krishtit.
17 Tani po ju lutem ju, o vėllezėr, qė tė ruheni
nga ata qė krijojnė pėrēarje dhe shkandullime nė kundėrshtim me
mėsimet qė keni marrė. Largohuni prej tyre.
18 Sepse tė kėtillė njerėz nuk i shėrbejnė Zotit
tonė Krishtit, por barkut tė vet. Me fjalė tė bukura dhe tė ėmbla
ata mashtrojnė zemrat e atyre qė sdinė ēėshtė e keqja.
19 Fjala pėr bindjen tuaj ka arritur kudo; prandaj
gėzohem pėr ju, por dua qė tė jeni tė menēur pėr ēka ėshtė e
mirė dhe tė padjallėzuar pėr ēka ėshtė e keqe.
20 Perėndia i paqes do ta dėrrmojė sė shpejti
Satanin nėn kėmbėt tuaja. Hiri i Zotit tonė Jezus qoftė me ju.
21 Ju pėrshėndesin Timoteu, bashkėpunėtori im,
Luci, Jasoni dhe Sosipatri, farefisi im.
22 Ju pėrshėndes nė Zotin unė, Terci, qė shkrova
letrėn.
23 Ju pėrshėndet Gai, bujtari im dhe i tėrė
kishės. Ju pėrshėndet Erasti, arkėtari i qytetit dhe Kuarti,
vėllai.
24 [Hiri i Zotit tonė Jezus Krisht qoftė me ju tė
gjithė. Amen.]
25 Atij qė mund tju forcojė sipas ungjillit tim
dhe predikimit tė Jezus Krishtit, sipas zbulesės sė misterit tė
mbajtur i fshehur pėr shekuj tė pasosur,
26 por qė tani u zbulua dhe u bė i njohur pėr tė
gjitha kombet nėpėrmjet Shkrimeve profetike, sipas urdhėrimit tė
Perėndisė sė pėrjetshėm, qė kombet tė besojnė e ti binden
Atij;
27 Perėndisė sė vetėm dhe tė menēur i qoftė
lavdia nėpėrmjet Jezus Krishtit pėr jetė tė jetėve. Amen.
|