Home
Dhjata e Re
Romakeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Romakeve

15
1
Ne qė jemi tė fortė e kemi pėr detyrė tė jemi tė duruar me dobėsitė e atyre qė nuk janė tė fortė dhe jo t’i bėjmė qejfin vetes.
2 Le ta kėnaqė secili prej nesh tė afėrmin e vet pėr tė mirėn e tij, pėr ngritjen e tij.
3 Sepse edhe Krishti nuk u pėrpoq tė kėnaqė Vetveten, por siē ėshtė shkruar: "Fyerjet e atyre qė tė shajnė Ty, ranė mbi Mua."
4 Sepse tė gjitha sa janė shkruar mė parė u shkruan pėr mėsimin tonė, qė nėpėrmjet durimit dhe ngushėllimit tė Shkrimeve tė kemi shpresė.
5 Ju dhėntė Perėndia i durimit dhe i ngushėllimit frymėn e ndjenjave tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin sipas Krishtit Jezus,
6 qė me njė mendje dhe me njė gojė t’i jepni lavdi Perėndisė dhe Atit tė Zotit tonė Jezus Krishtit.
7 Prandaj pranojeni njėri-tjetrin, siē ju ka pranuar Krishti ju, pėr t’i sjellė lavdi Perėndisė.
8 Them se Krishti u bė shėrbėtor i tė rrethprerėve pėr tė vėrtetėn e Perėndisė, pėr tė vėrtetuar premtimet qė u janė dhėnė etėrve,
9 dhe qė kombet t’i japin lavdi Perėndisė pėr mėshirėn e Tij, siē ėshtė shkruar: "Prandaj Ty do tė lėvdoj ndėr kombet; emrit Tėnd do t’i kėndoj himne."
10 Dhe thotė pėrsėri: "Gėzohuni, o kombe, me popullin e Tij."
11 Dhe pėrsėri: "Lėvdoni Zotin, tė gjitha ju o kombe; le t’i thurin Atij lėvdata tė gjithė popujt."
12 Dhe pėrsėri Isaia thotė: "Do tė bulojė filizi i Jeseut, Ai qė do tė ngrihet pėr tė sunduar mbi kombet; tek Ai do tė shpresojnė kombet."
13 Ju mbushtė Perėndia i shpresės gjithė gėzim dhe paqe nė besim, qė tė mbushulloni nė shpresė me anė tė fuqisė sė Frymės.
14 Dhe sa pėr ju, o vėllezėrit e mi, unė vetė jam i bindur se ju jeni plot mirėsi, tė mbushur plot me dije dhe tė aftė pėr tė kėshilluar edhe njėri-tjetrin.
15 Por ju kam shkruar me guxim pėr disa ēėshtje, qė t’ju rikujtoj, pėr shkak tė hirit qė m’u dha nga Perėndia,
16 pėr tė qenė shėrbyes i Krishtit Jezus ndėr kombet, duke ushtruar shėrbimin e shenjtė tė ungjillit tė Perėndisė, qė kombet tė bėhen njė mblatim i pranueshėm, i shenjtėruar nga Fryma e Shenjtė.
17 Kam pra, me se tė mburrem nė Krishtin Jezus nė punėt qė lidhen me Perėndinė.
18 Sepse nuk do tė kisha guxim tė flisja pėr ndonjė gjė qė Krishti nuk ka bėrė nėpėrmjet meje, qė kombet tė binden me fjalė dhe me vepra,
19 me fuqinė e shenjave dhe tė mrekullive, me fuqinė e Frymės [sė Perėndisė]. Kėshtu, qė nga Jeruzalemi e rrethinat deri nė Iliri kam vėnė nė jetė predikimin e ungjillit tė Krishtit.
20 Kėshtu kam pasur synim kryesor predikimin e ungjillit, jo aty ku njihet emri i Krishtit, pėr tė mos ndėrtuar mbi themelet e dikujt tjetėr,
21 por siē ėshtė shkruar: "Ata, tė cilėve Ai nuk u ėshtė shpallur, do tė shohin dhe ata qė nuk kanė dėgjuar, do tė kuptojnė."
22 Prandaj, shpeshherė kam qenė penguar qė tė vij tek ju.
23 Por, tani qė nuk ka mė vend nė kėto anė, dhe, meqė ka vitė qė mė ka marrė malli t’ju takoj,
24 kur tė shkoj nė Spanjė, shpresoj t’ju takoj gjatė rrugės dhe se do tė mė ndihmoni tė shkoj nė atė vend, pasi tė jem ēmallur paksa me ju.
25 Por tani po shkoj nė Jeruzalem pėr t’u shėrbyer shenjtėrve.
26 Sepse Maqedonisė dhe Akaisė u pėlqeu tė japin njė ndihmesė pėr tė varfrit ndėr shenjtėrit nė Jeruzalem.
27 Kėshtu u pėlqeu tė bėjnė dhe ata janė borxhlinj ndaj tyre. Sepse meqė kombet kanė marrė pjesė nė tė mirat e tyre shpirtėrore, atėherė u janė borxhlinj qė t’u shėrbejnė atyre edhe nė nevojat materiale.
28 Prandaj, pasi tė kem mbaruar kėtė detyrė dhe pasi t’ua kem dorėzuar kėtė fryt, do tė largohem pėr nė Spanjė duke kaluar nga ju.
29 Dhe e di se kur tė vij tek ju, do tė vij me bekimin e plotė tė Krishtit.
30 Po ju lutem, o vėllezėr, nėpėrmjet Zotit tonė Jezus Krishtit dhe dashurisė sė Frymės, tė luftoni bashkė me mua, duke iu lutur Perėndisė,
31 qė tė ēlirohem prej atyre nė Jude qė nuk besojnė dhe qė shėrbesa ime nė Jeruzalem tė jetė e pranueshme pėr shenjtėrit,
32 qė tė vij me gėzim te ju me vullnetin e Perėndisė dhe tė pushoj bashkė me ju.
33 Perėndia i paqes qoftė me ju tė gjithė. Amen.