Home
Dhjata e Re
Romakeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

Romakeve

14
1
Pranojeni atė qė ėshtė i dobėt nė besim, pa vėnė nė diskutim mėdyshjet e tij.
2 Dikė, besimi i vet e lejon tė hajė gjithēka, por dikush tjetėr, qė ka besim tė dobėt, ha vetėm perime.
3 Ai qė ha, tė mos e pėrbuzė atė qė nuk ha dhe ai qė nuk ha, tė mos e gjykojė atė qė ha, sepse Perėndia e ka pranuar atė.
4 Kush je ti qė gjykon shėrbyesin e tjetrit? Ngrihet ose bie, kjo ėshtė punė e tė zotit, por do tė qėndrojė mė kėmbė, sepse Zoti ėshtė nė gjendje ta bėjė tė qėndrojė.
5 Sepse dikush e dallon ditėn nga dita dhe njė tjetėr i vlerėson tė gjitha ditėt njėsoj. Por le tė jetė secili plotėsisht i bindur nė mendjen e vet.
6 Ai qė e vlerėson njė ditė, e vlerėson pėr Zotin dhe ai qė ha, ha pėr Zotin, sepse falėnderon Perėndinė; ai qė nuk ha, e pėrmban veten pėr Zotin dhe falėnderon Perėndinė.
7 Sepse askush prej nesh nuk jeton pėr veten e vet dhe askush nuk vdes pėr veten e vet.
8 Nėse jetojmė, jetojmė pėr Zotin; edhe nėse vdesim, vdesim pėr Zotin; pra, edhe po tė rrojmė ose edhe po tė vdesim, ne jemi tė Zotit.
9 Sepse pėr kėtė vdiq Krishti dhe u kthye pėrsėri nė jetė, qė tė ishte Zot i tė vdekurve dhe i tė gjallėve.
10 Po ti, pėrse e gjykon vėllanė tėnd? Pėrse e pėrbuz edhe ti vėllanė tėnd? Sepse ne tė gjithė do tė dalim pėrpara fronit tė gjykimit tė Perėndisė.
11 Sepse ėshtė shkruar: "Unė rroj, thotė Zoti; pėrpara Meje do tė pėrulet ēdo gju; dhe ēdo gjuhė do t’i thurė lavdi Perėndisė."
12 Kėshtu pra, secili prej nesh do t’i japė llogari Perėndisė pėr veten e vet.
13 Prandaj le tė mos e gjykojmė mė njėri-tjetrin. Pėrkundrazi mendoni tė mos bėheni shkak pengese ose shkandulli ndaj vėllait.
14 E di dhe jam i bindur nė Zotin Jezus se asgjė nuk ėshtė e papastėr nė vetvete; nėse dikush mendon se diēka ėshtė e papastėr, pėr tė ėshtė e papastėr.
15 Sepse po tė trishtohet vėllai yt pėr shkak tė ushqimit tėnd, ti nuk ecėn mė sipas dashurisė. Mos lejo qė me ushqimin tėnd tė humbasė ai pėr tė cilin vdiq Krishti.
16 Prandaj le tė mos shahet ajo qė pėr ju ėshtė e mirė.
17 Sepse mbretėria e Perėndisė nuk ėshtė ēėshtje ngrėnieje ose pirjeje, por ėshtė drejtėsi, paqe dhe gėzim nė Frymėn e Shenjtė.
18 Ai qė i shėrben Krishtit nė kėtė mėnyrė pėlqehet nga Perėndia dhe vlerėsohet nga njerėzit.
19 Kėshtu pra, le tė mos kursejmė asnjė pėrpjekje pėr tė bėrė ato punė qė janė pėr paqen dhe pėr ndėrtimin e ndėrsjellė.
20 Mos e prish punėn e Perėndisė pėr shkak tė tė ngrėnit. Vėrtet ēdo gjė ėshtė e pastėr, por ėshtė keq pėr njė njeri tė hajė duke vėnė shkandull me ngrėnien e tij.
21 Mirė ėshtė tė mos hash mish, as tė mos pish verė, as tė bėsh ndonjė gjė pėr tė cilėn mund tė shkandullohet vėllai yt.
22 Besimin qė ti ke, mbaje pėr veten tėnde pėrpara Perėndisė. Lum ai qė nuk e dėnon veten pėr ēka miraton.
23 Por ai qė ka dyshime, po tė hajė, ėshtė i dėnuar, sepse nuk vepron nga besimi; sepse ēdo gjė qė nuk vjen prej besimit, ėshtė mėkat.