13
1
Ēdo shpirt duhet tu nėnshtrohet pushteteve mė tė larta. Sepse nuk
ka pushtet qė tė mos jetė prej Perėndisė dhe ato qė ekzistojnė,
janė caktuar nga Perėndia.
2 Prandaj, ai qė kundėrshton pushtetin i
kundėrvihet urdhrit tė Perėndisė dhe ata qė kundėrvihen, do tė
marrin dėnimin mbi veten e tyre.
3 Sepse krerėt nuk janė pėr tua pasur frikėn
pėr punėn e mirė, por pėr tė keqen. A do qė tė mos kesh frikė
nga ai me pushtet? Bėj tė mirėn dhe lėvdatė do tė kesh prej tij.
4 Sepse ai ėshtė shėrbėtor i Perėndisė pėr tė
tė bėrė mirė ty. Por nėse bėn tė keqen, tė kesh frikė, sepse
nuk e mban kot shpatėn. Ai ėshtė shėrbėtor i Perėndisė, qė merr
shpagim duke shfryrė zemėrimin ndaj atij qė bėn tė keqen.
5 Prandaj ėshtė e nevojshme qė tė nėnshtroheni,
jo vetėm nga frika e zemėrimit, por edhe pėr hir tė ndėrgjegjes.
6 Pėr kėtė paguani edhe taksa, sepse ata janė
shėrbyes tė Perėndisė, duke iu pėrkushtuar pikėrisht kėsaj pune.
7 Jepuni tė gjithėve ato qė u takojnė: tatimin
atij qė i takon tatimi, detyrimin atij qė i takon detyrimi, frikėn
atij qė takon frika, nderin atij qė i takon nderi.
8 Askujt tė mos i keni gjė borxh, veē asaj qė tė
duani njėri-tjetrin; sepse, ai qė do tjetrin, ka pėrmbushur ligjin.
9 Sepse: "Mos shkel kurorėn, Mos vrit, Mos vidh,
Mos lakmo", dhe ēdo urdhėrim tjetėr, pėrmblidhet nė kėtė
thėnie: "Duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde."
10 Dashuria nuk i sjell ndonjė tė keqe tė afėrmit;
dashuria pra, ėshtė pėrmbushje e ligjit.
11 Bėni kėtė, duke ditur kohėn. Ka ardhur ora
tashmė qė tė zgjoheni nga gjumi, sepse tani e kemi shpėtimin mė
afėr sesa kur besuam.
12 Nata ka ecur dhe dita po afron. Ti lėmė
mėnjanė veprat e errėsirės dhe tė ngjeshim armėt e dritės.
13 Le tė ecim ndershmėrisht, si nė mes tė ditės,
jo nė zdėrhallje dhe nė dehje, jo nė imoralitete dhe nė shfrenim,
jo nė grindje e nė smirė.
14 Por vishuni me Zotin Jezus Krisht dhe mos e vrisni
shumė mendjen pėr mishin qė tė kėnaqni epshet e tij.
|