12
1
Po ju bėj thirrje pra, o vėllezėr, pėr dhembshurinė e Perėndisė,
qė ti paraqitni trupat tuaj si njė flijim tė gjallė e tė
shenjtė, tė pėlqyeshėm pėr Perėndinė; kjo ėshtė
shėrbesa juaj shpirtėrore.
2 Mos u pėrshtatni me mendėsinė e kėsaj botė, por
shndėrrohuni, duke ripėrtėrirė mendjen tuaj, qė tė provoni cili
ėshtė vullneti i Perėndisė ēka ėshtė e mirė, e pėlqyer dhe
e pėrsosur pėr Tė.
3 Sepse nėpėrmjet hirit qė mė ėshtė dhėnė mua,
i them secilit prej jush qė tė mos e mbajė veten mė lart sesa duhet,
por ta vlerėsojė veten me gjykim tė kthjellėt, siē ia ka dhėnė
Perėndia secilit masėn e besimit.
4 Sepse ashtu siē kemi shumė gjymtyrė nė njė
trup, ku tė gjitha gjymtyrėt nuk kryejnė tė njėjtin veprim,
5 po ashtu ne, qė jemi shumė, jemi njė trup
nė Krishtin dhe secili nga ne ėshtė gjymtyrė e
njėri-tjetrit.
6 Kemi dhunti tė ndryshme sipas hirit qė na ėshtė
dhėnė. Kush ka dhuntinė e profecisė, le ta ushtrojė sipas
masės sė besimit;
7 kush ka njė shėrbesė, tė merret me shėrbesėn;
kush ka mėsimin, tė merret me mėsimin;
8 kush ka kėshillimin, tė merret me kėshillimin. Ai
qė jep, tė japė me bujari; ai qė kryeson, tė kryesojė
me zell, ai qė mėshiron, tė mėshirojė buzagaz.
9 Le tė jetė dashuria pa hipokrizi. Urreni tė
ligėn; mos iu ndani sė mirės.
10 Tė jeni tė pėrzemėrt me njėri-tjetrin nė
dashuri vėllazėrore; ta vini njėri-tjetrin mbi veten me nderim.
11 Sa pėr zellin tė jeni tė papėrtuar, sa pėr
frymėn tė jeni tė zjarrtė, duke i shėrbyer Zotit.
12 Tė jeni tė gėzuar nė shpresė, tė duruar nė
mundime, kėmbėngulės nė lutje,
13 tė gatshėm pėr tė plotėsuar nevojat e
shenjtėrve, zbatoni mikpritjen.
14 Bekoni ata qė ju pėrndjekin; bekoni dhe mos
mallkoni.
15 Gėzohuni me ata qė gėzojnė dhe vajtoni me ata
qė vajtojnė.
16 Tė jeni nė njė mendje me njėri-tjetrin; mos e
mbani veten lart, por shoqėrohuni me tė pėrvuajturit. Mos e mbani
veten pėr tė menēur.
17 Askujt mos ia ktheni tė keqen me tė keqe. Mė
parė pėrpiquni tė bėni tė mira para tė gjithė njerėzve.
18 Po tė jetė e mundur, aq sa varet prej jush, bėni
paqe me tė gjithė njerėzit.
19 Mos merrni hak pėr veten tuaj, tė dashurit e mi,
por lini vend pėr zemėrimin e Perėndisė, sepse ėshtė
shkruar: "Hakmarrja ėshtė Imja, Unė do ta jap shpagimin",
thotė Zoti.
20 "Por po tė ketė uri armiku yt, jepi tė
hajė dhe po tė ketė etje, jepi tė pijė; sepse duke bėrė kėtė,
thėngjij tė ndezur do tė grumbullosh mbi kokėn e tij."
21 Mos u mposht prej sė keqes, por mposhte tė keqen
me tė mirėn.
|