10
1
Vėllezėr, dėshira e zemrės sime dhe lutja ime qė i drejtoj
Perėndisė ėshtė pėr shpėtimin e tyre.
2 Sepse bėj dėshmi pėr ta se kanė zell pėr
Perėndinė, por jo sipas njohjes.
3 Sepse, duke mos e njohur drejtėsinė e Perėndisė
dhe duke kėrkuar tė vendosin drejtėsinė e vet, ata nuk i janė
nėshtruar drejtėsisė sė Perėndisė.
4 Sepse Krishti ėshtė caku i ligjit nė mėnyrė qė
tė ketė drejtėsi pėr kėdo qė beson.
5 Ja si shkruan Moisiu pėr drejtėsinė qė vjen nga
ligji: "Njeriu qė i bėn kėto gjėra do tė jetojė me anė tė
tyre."
6 Por drejtėsia qė vjen nga besimi thotė kėshtu:
"Mos thuaj nė zemrėn tėnde: Kush do tė ngjitet nė qiell?
(domethėnė, ta zbresė Krishtin),
7 ose Kush do tė zbresė nė humnerė?
(domethėnė, ta ngjallė Krishtin prej tė vdekurve)."
8 Por ēfarė thotė? "Fjala ėshtė pranė teje,
nė gojėn tėnde dhe nė zemrėn tėnde" domethėnė, fjala e
besimit qė predikojmė,
9 se po ta pohosh me gojėn tėnde Zotin Jezus dhe tė
besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngriti Atė prej tė vdekurve,
do tė shpėtohesh.
10 Sepse me zemėr besohet pėr tė fituar drejtėsi
dhe me gojė pohohet pėr tė marrė shpėtim.
11 Sepse Shkrimi thotė: "Kushdo qė beson tek Ai
nuk do tė turpėrohet."
12 Sepse nuk ka dallim midis judeut dhe grekut; sepse
i njėjtė ėshtė Zoti i tė gjithėve, shumė i pasur pėr tė gjithė
ata qė e thėrrasin Atė pėr ndihmė.
13 Sepse "Kushdo qė do tė thėrrasė emrin e
Zotit, do tė shpėtohet."
14 Si do ta thėrrasin pėr ndihmė Atė nė tė cilin
nuk kanė besuar? Si do tė besojnė nė Atė tė cilin nuk e kanė
dėgjuar? Si do ta dėgjojnė pa ua predikuar dikush?
15 Si do tė predikojnė po tė mos jenė dėrguar?
Siē ėshtė shkruar: "Sa tė bukura janė kėmbėt e atyre qė
shpallin lajmin e mirė!"
16 Por jo tė gjithė e pranuan lajmin e mirė; sepse
Isaia thotė: "Zot, kush e besoi atė qė thamė ne?"
17 Pra, besimi vjen duke dėgjuar dhe dėgjimi
nėpėrmjet fjalės sė Krishtit.
18 Por pyes, mos vallė nuk dėgjuan? Pėrkundrazi;
"Zėri i tyre u pėrhap nė gjithė tokėn dhe fjalėt e tyre nė
skajet e botės."
19 Por pyes, mos vallė Izraeli nuk e dinte? I pari
thotė Moisiu: "Unė do tju bėj ziliqarė pėr atė qė nuk
ėshtė komb, me njė komb tė pamend do tju inatos."
20 Isaia ka guxim dhe thotė: "Mua mė gjetėn
ata qė nuk mė kėrkonin, Unė iu shfaqa atyre qė nuk pyesnin pėr
Mua."
21 Por pėr Izraelin thotė: "Tėrė ditėn ia
kam shtrirė duart njė populli tė pabindur dhe kokėfortė."
|