Home
Dhjata e Re
1 Pjetri


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Pjetri

4
1
Prandaj, meqė Krishti vuajti nė mish, edhe ju armatosuni me tė njėjtėn mendje, sepse ai qė ka vuajtur nė mish, ka pushuar sė mėkatuari,
2 qė pjesėn tjetėr tė jetės qė i ka mbetur pėr ta jetuar nė mish, tė mos e jetojė pėr t’u shėrbyer epsheve tė njerėzve, por vullnetit tė Perėndisė.
3 Sepse kohėn qė shkoi, ju e keni kaluar duke kėnaqur dėshirat e paganėve, duke jetuar nė shthurje, epshe, dehje, ahengje, tė pira e idhujtari tė neveritshme.
4 Ata ēuditen se si ju nuk zhyteni bashkė me ta nė tė njėjtin vėrshim shthurjeje dhe ju pėrgojojnė.
5 Ata do t’i japin llogari Atij qė ėshtė gati tė gjykojė tė gjallėt dhe tė vdekurit.
6 Sepse pėr kėtė iu predikua ungjilli edhe atyre qė tani kanė vdekur qė, edhe pse janė gjykuar nė mish si njerėz, tė jetojnė nė frymė sipas Perėndisė.
7 Fundi i tė gjitha gjėrave ėshtė afėr. Prandaj tė jeni tė matur dhe tė pėrkorė pėr t’iu kushtuar lutjeve.
8 Mbi tė gjitha, tė keni dashuri tė zjarrtė pėr njėri-tjetrin, sepse dashuria mbulon njė mori mėkatesh.
9 Tė jeni mikpritės me njėri-tjetrin pa u ankuar.
10 Secili tė pėrdorė dhuntinė qė ka marrė, duke e vėnė nė shėrbim tė njėri-tjetrit, si mbarėshtues tė mirė tė hirit tė larmishėm tė Perėndisė.
11 Nėse dikush flet, le tė flasė si tė ishin fjalė Perėndie. Nėse dikush shėrben, le ta bėjė si prej fuqisė qė siguron Perėndia, qė Perėndia tė marrė lavdi nė gjithēka nėpėrmjet Jezus Krishtit. Atij i qoftė lavdia dhe pushteti pėr jetė tė jetėve. Amen.
12 Tė dashurit e mi, mos u ēuditni pėr sprovėn pėrvėluese qė vuani, si t’ju kishte ndodhur diēka e habitshme,
13 por gėzohuni qė merrni pjesė nė vuajtjet e Krishtit; qė tė mbusheni me gėzim e tė ngazėlloheni kur tė zbulohet lavdia e Tij.
14 Nėse ju fyejnė pėr shkak tė emrit tė Krishtit, jeni tė bekuar, sepse Fryma e lavdisė dhe e Perėndisė pushon
mbi ju.
15 Sepse asnjė prej jush nuk duhet tė vuajė si vrasės, vjedhės, keqbėrės, apo si ngatėrrestar.
16 Megjithatė, nėse dikush vuan si i krishterė, tė mos turpėrohet, por tė pėrlėvdojė Perėndinė pėr kėtė emėr.
17 Sepse ka ardhur koha qė gjykimi tė fillojė nga shtėpia e Perėndisė dhe nėse fillon sė pari nga ne, si do tė jetė pėrfundimi i atyre qė nuk i binden ungjillit tė Perėndisė?
18 Nėse ėshtė e vėshtirė pėr tė drejtin tė shpėtojė, ē’do tė bėhet me atė qė ėshtė i papėrshpirtshėm dhe mėkatar?
19 Prandaj, edhe ata qė vuajnė sipas vullnetit tė Perėndisė, le t’ia besojnė shpirtrat e tyre njė Krijuesi besnik dhe tė vazhdojnė tė bėjnė mirė.