Home
Dhjata e Re
1 Pjetri


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5



1 Pjetri

3
1
Po ashtu edhe ju gra, nėnshtrojuni burrave tuaj, qė edhe sikur ndonjė prej tyre tė mos i binden fjalės, tė fitohen pa fjalė nėpėrmjet sjelljes sė grave tė tyre,
2 kur tė shohin se ju jetoni me pastėrti dhe me frikė ndaj Perėndisė.
3 Stolia juaj tė mos jetė vetėm e jashtme, si flokėt tė thurur gėrsheta, stolitė me ar apo veshjet tė bukura,
4 por tė jetė nė brendėsi tė zemrės suaj, tė jetė stoli e pavenitshme e njė shpirti tė butė e tė qetė, qė ėshtė shumė e vyer pėrpara Perėndisė.
5 Sepse kėshtu e stolisnin dikur veten e tyre edhe gratė e shenjta, qė shpresonin nė Perėndinė, duke iu nėnshtruar burrave tė tyre.
6 Po kėshtu iu bind edhe Sara Abrahamit, duke e quajtur atė zot. Ju bėheni bijat e saj, po tė bėni atė qė ėshtė e drejtė dhe po tė mos i trembeni asnjė kėrcėnimi.
7 Edhe ju burra, po ashtu, jetoni sė bashku me gratė tuaja me mirėkuptim dhe nderojini si njė enė mė e dobėt, meqė ėshtė femėr, dhe si bashkėtrashėgimtare e hirit tė jetės, qė lutjet tuaja tė mos pengohen nga asgjė.
8 Dhe sė fundi, tė gjithė tė jeni nė njė mendje, tė dhembshur, vėlladashės, plot me keqardhje e tė pėrvuajtur.
9 Mos e ktheni tė keqen me tė keqe, ose fyerjen me fyerje, por pėrkundrazi bekoni, sepse pėr kėtė jeni thirrur, qė tė trashėgoni bekimin.
10 Sepse: "Cilido qė e do jetėn dhe dėshiron tė shohė ditė tė mira, duhet t’i vėrė fre gjuhės pėr tė mos folur keq dhe tė mos i lėrė buzėt tė flasin mashtrim.
11 Duhet tė largohet nga e liga dhe tė bėjė mirė; duhet tė kėrkojė paqe dhe ta ndjekė atė.
12 Sepse Zoti i mban sytė te tė drejtėt, veshėt te lutja e tyre, por Zoti ėshtė kundėr atyre qė bėjnė tė kėqija."
13 Kush ėshtė ai qė ju bėn keq, po tė tregoheni tė zellshėm pėr tė mirėn?
14 Por edhe sikur tė vuani pėr hir tė drejtėsisė, tė bekuar jeni. Mos iu trembni kėrcėnimeve tė tyre dhe mos u tronditni.
15 Por tė shenjtė ta mbani Krishtin si Zot nė zemrat tuaja, duke qenė gjithmonė tė gatshėm pėr t’i dhėnė pėrgjigje kujdo qė ju kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju.
16 Por kėtė ta bėni me butėsi dhe respekt. Ndėrgjegjen ta keni tė pastėr, qė ata qė ju fyejnė pėr sjelljen tuaj tė mirė nė Krishtin, tė turpėrohen qė shpifin kundėr jush.
17 Sepse ėshtė mė mirė pėr ju tė vuani duke bėrė mirė, nėse ky ėshtė vullneti i Perėndisė, sesa duke bėrė keq.
18 Sepse edhe Krishti vdiq njė herė e pėrgjithmonė pėr mėkatet, i drejti pėr tė padrejtėt, qė Ai t’ju sillte te Perėndia; Ai vdiq nė mish, por u ngjall nė frymė,
19 me anė tė tė cilit Ai shkoi e u predikoi shpirtrave nė burg,
20 qė dikur kishin qenė tė pabindur, kur Perėndia i priste me durim nė ditėt e Noes, gjatė ndėrtimit tė arkės. Vetėm pak njerėz, tetė veta gjithsej, shpėtuan nga uji.
21 Ky ujė simbolizon pagėzimin, qė tani ju shpėton ju – dhe nuk ėshtė heqje e papastėrtisė sė trupit, por thirrje drejtuar Perėndisė pėr njė ndėrgjegje tė pastėr – nėpėrmjet ngjalljes sė Jezus Krishtit,
22 i cili ėshtė nė tė djathtė tė Perėndisė, pasi u ngjit nė qiell, ku Atij iu nėnshtruan engjėjt, pushtetet dhe fuqitė.